Connect with Us

“Vidhen ndihmat humanitare për të dëmtuarit e tërmetit”

Denoncim

“Vidhen ndihmat humanitare për të dëmtuarit e tërmetit”

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ka denoncuar vjedhjen e ndihmave humanitare për të dëmtuarit e tërmetit, të 26 nëntorit, në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.

Sipas tij, vjedhjet janë bërë nga kryetari i qendrës administrative, Bubq, Qemal Daci, për të cilin thotë se më parë ka punuar si kasap dhe tregtar lopësh.

“Kryetari i qendrës administrative Bubq, Qemal Daci, një ish-kasap ose tregtar i lopëve të vjedhura që sot ka tjetërsuar pronat shtetërore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj në shtëpi, por shkarkimin e tij e ndaloi zoti Braçe, që ishte i pranishëm në zonën Bubq. Në fushë-Krujë, ndihmat janë te palestra e shkollës 9-vjeçare, ku me shpërndarjen merret nëndrejtoresha e shkollës Anila Baku e LSI, bashkëshorte e Astrit Bakut, ish-drejtor burgjesh. Kjo ju jep nga 2 batanie e njerëzit firmosin për 10 batanie e një listë të paplotë me ushqime”, shkruan qytetari dixhital.

Gjithashtu ngrihen akuzat se ndihmat në veshmbathje të reja janë dërguar për shitje në treg, me ndihmën e punonjësit të bashkisë, Naim Loci, kushëri i administratorit Fushë-Krujë, Ilir Loci.

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Italinë/ Frikë për përsëritjen e katastrofës së para 103 viteve

Ndërkohë në Nikël, mesazhi i publikuar nga Berisha akuzon deputetin socialist, Rrahman Rraja se i ka marrë me qera një magazinë shtetasit, Myslym Karaj dhe ndihmat merren nga shtetasi, Bari Koçi e shiten te shumica, market në Tapizë, e Lutfi Topallit.

Sipas tij, rrobat u jepen romëve për treg, me dijeni te kryetarit të njësisë administrative, Nikël, Besnik Deliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Bashkia e nxjerr pallatin të pabanueshëm, Instituti i Ndërtimit kërkon riparime

Publikuar

-

Nga

Muharrem Hocja është investitor i një pallati në Krujë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Krujës i ka vënë një tabelë me shkrim dore, ku thuhet, që pallati është i pabanueshëm.Muharremi tregon, se ka një raport të hartuar nga një firmë private, që e nxjerrin pallatin në rregull në kolona e bazament.

Grupi i xhirimit i emisionit “Stop” kërkoi një akt-konstatimi të dytë dhe bashkia mblodhi disa inxhinierë, të cilët thanë, se plasaritjet janë problematike, ndërsa për themelet dhe strukturën, nuk mund ta vlerësojnë. Pasi kërkuam ndihmën e Institutit të Ndërtimit, drejtori Agron Hysenlliu, u shpreh, se struktura është e qëndrueshme dhe ka nevojë vetëm për riparime, që banorët të futen brenda.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Faktet-Kush e drejton vërtetë PD-në?

LEXO EDHE:  Denoncim/ Rruga e sapo inauguruar nga Rama i nënshtrohet rikonstruksionit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal në Postën e Priskës / Vjehrra pensioniste punon sporteliste në vend të nuses

Publikuar

-

Nga

Në Zyrën Postare, Priskë vjehrra punon në vend të nuses. Firmos dhe vulos për të, edhe pse ka 2 vite që ka dalë në pension. Pasi doli në pension vendin e punës e trashëgoi nusja e djalit të saj, por në punë vazhdon të qëndrojë vjehrra.

Emisioni “Fiks Fare”, solli me zë dhe figurë disa herë zonjën Teuta Deliu duke kryer veprime në zyrën postare, një vend pune në të cilin është e emëruar nusja e djalit të saj, Vjollca Deliu. E reja është emëruar në këtë pozicion pune dy vite më parë, pikërisht duke zëvendësuar vjehrrën e saj, e cila doli në pension.

Bashkëpunëtorët e “Fiks”-it ndoqën nga afër punën në këtë filial poste ku panë se zonja Teuta  Deliu punonte madje shpërndante pensione dhe pagesa invaliditeti.

Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit shkojnë në zyrën postare Priskë, ku gjejnë sërish Teuta Deliun , ish punonjësen e postës të dalë në pension, ajo tregon për gazetarët se ndihmon nusen e djalit të saj.

” Unë ndihmoj nusen e djalit në këtë punë, kam 2 vite që kam dalë në pension, por e ndihmoj. E di që është shkelje ligjore por e bëj”, thotë Teuta.

Teuta Deliu telefonon nusen e saj, për të cilën thotë fillimisht se ka shkuar në tualet, e pastaj e justifikon me pretendimin se nusja ka nënën sëmurë. ” Po ja moj ishte në tualet, pastaj mori vesh për të ëmën ” thotë znj.Teuta

Ajo tregon për Fiks-in se është pensioniste dhe për të vërtetuar këtë ajo printon dokumentin e tërheqjes së pensionit, ku shënohet punonjësja Vjollca Deliu dhe marrësja Teuta Deliu, kjo e fundit firmos tek të dy emrat në prezencë të kamerave të Fiksit. Madje ajo thotë “Po, unë firmos tek emri i Vjollcës”.

LEXO EDHE:  Berisha kritikon Lulzim Bashën për situatën e krijuar

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha publikon videon e CityNews/Njihuni me sukseset e mëdha të Ramës

E sinjalizua nga vjehrra në postën Priskë paraqitet edhe nusja Vjollca Deliu. Ajo pohon për kameran e “Fiks”-it, se ajo është punonjëse e postës Priskë, por pikërisht atë dite kishte munguar dhe e kishte zëvendësuar vjehrra për arsye familja. E pyetur edhe për rastete tjera që ajo nuk është gjetur në pozicionin e saj të punës në orarin e punës, Vjollca justifikohet se ndonjëherë mungon pasi në atë zonë nuk ka postier për shpërndarjen e pensioneve nëpër shtëpitë e pensionistëve. Por pyetjes së gazetarëtve të “Fiks”-it se pse në zyrë vjen vjehrra e saj e cila ka dalë në pension dhe jo vetë ajo, Vjollca Deliu refuzon të përgjigjet.

“Nuk kam koment për asgjë, nuk mund të përgjigjem, nuk është e vërtetë që vjehrra ime kryen këtu veprime, të gjitha këto janë shpifje” thotë Vjollca  Deliu. Ndërkohë që “Fiks Fare” faktoi që punën që duhet të bënte Vjollca Deliu e bënte vjehrra e saj që prej 2 vitesh kishte dalë në pension./Top Channel/

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Jepet alarmi/ Po priten pishat 50-vjeçare në Lushnje

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital ka ngritur alarmin e prerjes së pemëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video nga fshati Ngurrëz i Madh i rrethit të Lushnjes, ku janë prerë disa pemë.

Sipas mesazhit të qytetarit, në këtë zonë janë prerë pishat 50-vjeçare të varrezave për përfitime personale, ndërsa paralajmëron se prerja vazhdon.

LEXO EDHE:  Në pushtet dhe në opozitë/ “Pashallëku” i politikanëve shqiptarë në 29 vite

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha publikon videon e CityNews/Njihuni me sukseset e mëdha të Ramës

Kujtojmë se ndonëse ligji e ndalon prerjen e pemëve, në disa zona të Shqipërisë është vënë re se ky veprim i paligjshëm vazhdon./ CNA.al

LEXO TE PLOTE