LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të kalojë kufirin me 41 mijë euro me vete/ Pranga 38 vjeçarit

13 Janar 2020, 14:51, Kronika CNA
Tentoi të kalojë kufirin me 41 mijë euro me vete/ Pranga 38

Polica kufitare në Kakavijë ka arrestuar një 38 vjeçar nga Kuçova pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një shumë e padeklaruar prej 41 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një shumë prej 41000 euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit.

Materialet do t?i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga