Connect with Us

Takimi me Thaçin/ Vetëvendosje “i përvishet” Baton Haxhiut: Je i gatshëm për gënjeshtra

Kosova & Rajoni

Takimi me Thaçin/ Vetëvendosje “i përvishet” Baton Haxhiut: Je i gatshëm për gënjeshtra

Publikuar

-

Lëvizja Vetëvendosje, në Kosovë, ka sulmuar analistin Baton Haxhiu, të cilin e quan gënjeshtar, pas deklaratave të këtij të fundit se, Albin Kurti ka pasur dy takime të gjata me presidentin Hashim Thaçi.

Zyra për media e VV-së, ngre akuzat se Baton Haxhiu po gënjen për të ndihmuar Thaçin, i cili, sipas tyre është i pafuqishëm.

“Baton Haxhiu po gënjen dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit është i gatshëm të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, thuhet në përgjigjen e VV-së për mediat e Kosovës.

LEXO EDHE:  Kryeministri Haradinaj i përgjigjet Albin Kurtit për letrën e demarkacionit

Kujtojmë se në datën 4 janar, pas tre refuzimesh nga Kurti, lideri i VV-së u takua për 4 minuta me presidentin. Ky i fundit, edhe pas takimit, po i kërkon me ngulm Kurtit një emër për ta mandatuar në krye të qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Paralajmërim kërcënues”/ Kurti i përgjigjet “flakë për flakë” Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Presidentit Hashim Thaçi, të dërguar me 10 janar të këtij vitit, ku i kërkonte të ngrinte qeverinë, në të kundërt paralajmëronte se do të marrë masa, sipas Kushtetutës.

Në letrën drejtuar Thaçit, Kurti shkruan se mesazhi i presidentit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues në këtë rast për subjektin fitues.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati”.-shkruan Kurti.

Më tej, në letër theksohet se “Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim”.

LEXO EDHE:  Albin Kurti, model për çdo shqiptar

LEXO EDHE:  Kryeministri Haradinaj i përgjigjet Albin Kurtit për letrën e demarkacionit

Po ashtu, Kurti thotë se “Kjo është një praktikë normale në të gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Më poshtë letra e plotë e Albin Kurtit:

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Humbën në mal/ Gjenden dy personat e zhdukur

Publikuar

-

Nga

Dy persona që u raportua të zhdukur janë gjetur ditën e sotme në malet e Lubotenit në Kosovë.

Mësohet se dy persona, pjesë e një grupi alpinistësh që po ngjisnin majën e malit, kishin humbur kontaktet me pjesën tjetër të grupit.

Lajmin e gjetjes e bën të ditur Klubi Alpin Prishtina, i cili raporton se fatmirësisht ata janë në gjendje shenndetësore të mirë dhe po kthehen në Prishtinë.

LEXO EDHE:  Akoma s’ka marrëveshje/ Kurti: Po punojmë ditë e natë me LDK-në

LEXO EDHE:  Albin Kurti, model për çdo shqiptar

“Ju njoftojmë se janë gjetur dy personat e humbur në malet e Lubotenit. Janë plotësisht në gjendje të mirë dhe pas pak nisemi për Prishtinë. I falënderojmë Policinë e Kosovës, Ekipin e FSK, punonjësit e Pylltarisë së Kaçanikut, si dhe gjithë ata që kontribuuan në këtë kërkim/shpëtim”, njofton klubi i aplinistëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pasi la postin e kryeministrit/ Haradinaj dorëhiqet si kreu i AAK-së

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në ikje i Kosovës, disa muaj pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit, është dorëhequr edhe si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Si thotë se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj thotë se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

LEXO TE PLOTE