LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me lobimet në SHBA/ Basha përballet sot me Gjykatën

13 Janar 2020, 10:23, Politikë CNA
Skandali me lobimet në SHBA/ Basha përballet sot me Gjykatën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të përballet sot në gjykatë, në lidhje me skandalin e lobimeve në SHBA.

Mësohet se sot në orën 14:00, zhvillohet seanca e parë paraprake për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, të cilët u morën të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve.

Kujtojmë këtu se Lulzim Basha, u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës për 675 mijë dollarë lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për ?Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve?, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërsa hetimet për ?Pastrim të produkteve të veprës penale? u pushuan./ CNA.al

Lobimet ruse/ Prokuroria: Lulzim Basha arrestohet për financime nga krimi rus

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

Skandali me lobimet ruse/ Basha thirret në prokurori

Lajmet e fundit nga