LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shabani-Bolinos: Mos u tregoni arrogant ndaj atyre që duan ndryshim

13 Janar 2020, 21:27, Politikë CNA
Shabani-Bolinos: Mos u tregoni arrogant ndaj atyre që duan ndryshim

Pedagogu Endri Shabani ka debatuar me gazetarin Carlo Bolino teksa dikutohej lidhur me paktin e mundshëm Rama-Basha.

Sipas Endri Shabanit pakti bëhet për të mos ndryshuar sistemin.

?Ky pakt i bërë është për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor. Por këtu Basha do të humbë bashkë më Ramën. Ky sistem e ka lënë vendin në duart e dy personave?, tha Shabani, në studion e ?Open?.

Bolino ndërhyri duke u shprehur se 50 mijë firmat janë shumë pak në krahasim me votat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

?Janë shumë pak në krahasim me 400 mijë votat e PD-së dhe 700 mijë votat e PS?, tha Bolino.

?Ky është gabimi që bëni. Nuk mund të tregoheni arrogantë ndaj kësaj nisme. Për herë të parë shqiptarët janë bërë bashkë për të kërkuar ndryshim?, iu kundërpërgjigj Shabani.

“Po demokracia numra është, me numra bëhet. Çfarë duhet të bëjë PS me këto 50 mijë firma”, vijoi debatin Bolino.

“Demokracia është parim, dhe këto persona duhet të dëgjohen?, tha Shabani./CNA.al

Lajmet e fundit nga