Connect with Us

Prishja për pazaret e drogës/ Koka zbardh detaje të reja nga vrasja makabre e 50-vjeçares

Kronika

Prishja për pazaret e drogës/ Koka zbardh detaje të reja nga vrasja makabre e 50-vjeçares

Publikuar

-

Gazetari Spartak Koka ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e Drita Saliajt në Mallakastër pak ditë më parë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Koka deklaroi se tre të rinjtë kanë shkuar për të blerë hashash,por prishja për çmimin, ka degjeneruar situatën.

“16- vjeçari thotë që konfliti ka nisur për shkak të çmimit. Të rinjt e kërkonin me 50 euro, por e ndjera ka kërkuar 200.

Luisi thotë ka qenë Ervis Zotaj ai i cili e ka goditur i pari. Pas vrasjes, dyshohet të kenë grabitur dhe një sasi lënde narkotike.

Ata kanë vajtur për të blerë. Ajo zona ka një histori të trasportimit të lëndëve narkotike në rrugë toksore, drejt Greqisë. Kjo është një periudhe e favorshme për të marrë e transportuar drogë.

LEXO EDHE:  Prita e Milotit ku u ekzekutua Sokol Haklaj/ Si u kthye Fatmiri në vrasës të tmerrshëm

Pyetja është ku e ka marrë familja e zonjës lëndën narkotike, dhe për këtë janë marrë në pyetje edhe dy djemtë që jetojnë në Greqi dhe bashkëshorti i viktimës”, theksoi Koka./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Vrasja e pronarit të bujtinave/ Policia blindon Grudën

LEXO EDHE:  Vrasja e Ivanoviç/ Ja kush është i dyshuari kryesor

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Vrasja e dy vëllezërve/ Klodiana Lala: Asnjë gjurmë nga autorët e krimit

LEXO EDHE:  Vrasja e dy vëllezërve/ Klodiana Lala: Asnjë gjurmë nga autorët e krimit

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE