Connect with Us

PD ‘ul kokën’ para aleatëve/ “Nëse nuk ju pëlqejnë ndryshimet, hajde ulemi…”

Politikë

PD ‘ul kokën’ para aleatëve/ “Nëse nuk ju pëlqejnë ndryshimet, hajde ulemi…”

Publikuar

-

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka treguar mbrëmjen e sotme disa nga propozimet që opozita do të bëjë për Reformën Zgjedhore.

Kaso deklaroi se do të rikthejnë propozimin e votimit dhe numërimit elektronik. Gjithashtu ai tregoi se PD kërkon të bëjë ndryshime në financimin e partive, pasi pretendon se duhen parë edhe financat e çdo kandidati, që të shkëpusim në mënyrë të drejtpërdrejt paratë e pista.

Kaso u ndal në propozime të tjera nga opozita, siç është edhe përgatitja e një regjistri unik dhe të besueshëm, që do përcaktojë mirë rolin e policisë në zgjedhje.

Demokrati deklaroi se javën e ardhshme do të paraqesin të gjithë paketën e plotë, ku propozohet ndër të tjera përmirësimi në sistemin e ankimimit zgjedhor dhe ngritja e institucioneve të besueshme.

LEXO EDHE:  Ndryshuan qëndrimin për sistemin zgjedhor/ Murrizi mesazh aleatëve të Bashës

Kaso “uli kokën” para aleatëve, kur deklaroi sot publikisht se nëse ata, nuk do e pëlqejnë sistemin zgjedhor edhe pas ndryshimeve që do pësojë nga paketa e tyre, do të ulen në tryezë për të diskutuar për një tjetër sistem. Kujtojmë se kjo deklaratë vjen pas “tërheqjes” që patën pak ditë më parë aleatët nga dalja e tyre publike duke i kërkuar me insistim opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Sistemi kërkon vullnet politik, diskutimi nuk është i mbyllur së bashku me aleatët, do t’i dëgjojmë pa paragjykime. Nëse të gjitha palët bien dakord se pavarësisht ndryshimit që ka pësuar sistemi, do i themi hajde të ulemi të zgjidhim një sistem tjetër”, theksoi Sekretari i PD, për çështjet zgjedhore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Sandrii

    15 Janar, 2020 at 10:28 pm

    Pa uter hjek lul draqi nga pdk kurr sdote fiton zgjedhjet ne ko qe dovijn

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I miri, i keqi dhe toka e askundit”/ Goxhaj paralajmëron shqiptarët e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Goxhaj thotë se nëse Albin Kurti nuk do përfaqësonte interesin më të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve në takim me Ramën, do kishte reagime në Kosovë, brenda VV, Parlamentit dhe përballë opinionit publik në 2 anët e kufirit.

Sipas tij, askush nuk duhet të habitet nëse Kurti do të kërcënohej edhe me shkarkim nga ata që e votuan në Parlament apo më gjerë.

I mirë apo i keq brenda vetes, lideri do luajë të lirin dhe kjo tregon se edhe kur lideri është burrë i lirë a i leq (çështje fati). Nëse funksionojnë institucionet, lideri edhe kur do me bërë keq, është i detyruar të bëj mirë, ndërsa kur do me bërë mirë, bën shumë më mirë! Në rast të kundërt, pra kur s’ka institucione, lideri shfaq më të leqen e tij deri në shëmti absolute”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Avokati delaron se fuqia e institucioneve pengon të keqin, apo të keqen brenda liderit dhe favorizon të mirin, apo të mirën.

LEXO EDHE:  “675.000 euro për të bllokuar negociatat me BE”/ Ivi Kaso mohon artikullin e gazetës “Bild”

LEXO EDHE:  “675.000 euro për të bllokuar negociatat me BE”/ Ivi Kaso mohon artikullin e gazetës “Bild”

“Kjo për të kuptuar se pse në Shqipëri ka ra tërmeti i Rilindjes së Sorosit prej 12 ballësh dhe ka rrafshuar çdo lloj institucioni duke e bërë të keqen të pamatë, të pafund dhe tokën tonë të askundit, të sunduar nga këlyshët psikopatikë zombie të Rilindjes, ku shqiptarët po ja mbathin në të katër anët për të shpëtuar nga kafshimi i të Keqjes që na ka kaptuar”, deklaron më tej Goxhaj.

Avokati paralajmëron shqiptarët e Kosovës se nëse s’do tregohen vigjilentë për të krijuar institucione të forta larg kontrollit të Kryeministrit, do pësojnë fatin tonë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha nxjerr fotot e mushkave të ngarkuara me thasë/ Ironizon OFL-në: Gjeje kush grup kriminal i ka

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto të dy mushkave të ngarkuara me thasë, ndërsa ironizon Operacionin Forca e Ligjit.

Hoxha thotë se OFL s’ka lënë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të krimit, ndërsa “çunat” nxjerrin nga hauri mushkat dhe i fusin në veprim.

Gazetari kërkon të dijë se si do ta gjejë tani OFL-ja se kujt grupi kriminal i përkasin këto mushka, të cilat nuk deklarohen në formularët e Anti-KÇK-së.

“Po tani si i bëhet?! Pse budalla ishte Enveri që i matrikullonte dhe mushkat edhe gomerët?!!!!

LEXO EDHE:  Sistemi zgjedhor/ Deputeti i ri: Po lëmë gjurmë të madhe në Parlament

LEXO EDHE:  Sistemi zgjedhor/ Deputeti i ri: Po lëmë gjurmë të madhe në Parlament

Pas ’90-ës askush nuk është kujtuar t’i matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i përket mushka dhe si do ta deklarojë në formularin e Anti-KCK….

Hajde e përballoje pazarin e mushkave, do shkojë një mushkë Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato….”, shkruan ai në rjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministrja e Jashme Arta Dade ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Dade tha se e rëndësi është që dy vendet duhet të bashkëpunojnë  dhe të vënë në zbatim marrëveshjet.

Teksa iu kërkua në studion e Abc News të japë një këshillë për Ramën, ish-ministrja socialiste vuri në pah një defekt të kryeministrit.

“ Unë nuk besoj se ai merr në konsideratë këshillat e tjerëve që janë me përvojë. Unë kam qenë ministre e jashtme me Majkon dhe Metën, besoj se Nano dëgjonte më shumë dhe ishte më i ditur në fushën e politikës së Jashtme se kryeministri aktual. Ka shumë kufizime në këtë fushë, dhe po të mos ishte shumë gjëra do të ishin zhbllokuar”, deklaroi ajo.

Teksa foli për bashkëpunimin rajonal, Dade tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen dypalëshe dhe ligjin ndërkombëtar duke bërë këtë fushatë agresive kundër Kosovës.

LEXO EDHE:  Propozimet e PD në tryezën e “Zgjedhores”/ Ivi Kaso: Nuk pati kundërshtim nga mazhoranca

LEXO EDHE:  Paralajmërimi nga PD/Do të publikohen të tjera përgjime për shitblerjen e votave

Socialistja kritikoi kreun e qeverisë për marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën pas marrëveshjes së Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë pata  një takim me disa të rinj dhe thonin çfarë ka ndodhur me kryeministrin e Shqipërisë, se Rama e ka izoluar Kosovën. I fundit fare është procesi i Berlinit që është edhe Kosova, ne s’kemi pse të marrim pjesë ku Kosova është e përjashtuar. Paraprakisht bisedohet me të gjithë aktorët shqiptarë. Nëse kryeministri i Shqipërisë cilido që të jetë nuk merret në konsideratë, madje është dhe një nga kërkesat që ka Kushtetuta, nisur nga kjo është edhe etike që kur ti ndërmerr një hap që ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal, sepse ti je vendi më i thjeshtë për një etikë dhe që kombi shqiptar është një dhe i pandarë, këtë nuk po e them unë për herë të parë”, theksoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE