Connect with Us

“Partitë e mëdha kancer i politikës”/ Bushati kundër Bashës: Mbushi parlamentin me palaço

Politikë

“Partitë e mëdha kancer i politikës”/ Bushati kundër Bashës: Mbushi parlamentin me palaço

Publikuar

-

Analisti Andi Bushati shprehet se dy partitë e mëdha në vend janë kanceri i politikës sonë.

Ai thotë se këto parti nuk kanë bërë zgjedhje, që kur ai ishte i vogël duke quajtur zgjedhjet e Ramës dhe Bashës, palaçollëqe.

“Kanceri i politikës sonë janë dy partitë e mëdha, që kur kam qenë unë i vogël nuk bëjnë zgjedhje.
Ato që bën Rama dhe Basha janë palaçollëqe. I kanë hequr të drejtën qytetatrit shqiptar të drejtën për të zgjedhur presidentin dhe të shprehet me referendum”, tha Bushati në studion e “Open”.

Duke folur për listat zgjedhore, Bushati ka kritikuar ashpër Bashën duke thënë se për fajin e tij parlamenti është mbushur me palaço.

“Ky Basha, nëse do ishte me lista të hapura do i vinte ata paloçot që kanë shkuar sot në parlament? Jo, sepse nuk do vinte aty njerëz që kanë dhënë para”, tha Bushati./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    13 Janar, 2020 at 11:23 pm

    Jane prishur pazaret e Tosit dhe Andushkes me Bashen apo boss eshte Saliu?!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rifillimi i shkollës/ Basha thirrje të forta qeverisë: Koha nuk pret

Publikuar

-

Nga

Priten dëshmi tronditëse/ Kur do flasin biznesmenët që u bëri presion Basha?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një mesazh për mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me rifillimin e vitit të ri shkollor.

Basha deklaron se të gjithë do të hasin vështirësi për shkak të kushteve të vështira, ndërsa ngre akuzat se qeveria i ka braktisur.

“Uroj veçanërisht fëmijët që nisin klasën e parë. Suksese në rrugën e dijes dhe së bashku me mësuesit dhe prindërit ta tejkalojnë sa më shpejt dhe sukses këtë realitet të ri.

Për të gjithë ne, për mësuesit, nxënësit dhe prindërit ky është një vit shkollor i vështirë dhe sfidues. Respektimi i masave te përcaktuara, ato higjenike dhe të distancimit social mbeten sërish të rëndësishme në përballimin e situatës.

I njoh shumë mirë vështirësitë që do të hasni për shkak të kushteve të vështira në kopshte dhe shkolla. E di që jeni tërësisht të braktisur nga qeveria, por edhe në këto kushte të vështira të gjithë duhet të bëjmë më të mirën e mundshme duke zbatuar të gjithë këshillat e OBSH-së dhe për të mundësuar në këtë mënyrë një proces mësimor normal”, shprehet ai.



Kreu i opozitës deklaron se refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit e bën edhe më shqetësues dhe të paqartë për të gjithë ne nisjen e vitit të ri shkollor.

“Në kushtet aktuale të fillimit të procesit mësimor, akush nuk e di sa prej stafit pedagogjik mund të jenë prekur nga virusi, sa mund ta kenë kaluar në kushte asimptomatike ose me simptoma të lehta por që nuk kanë pasur mundësi të kryejnë testin. Ky duhet të ishte hapi i parë i qeverisë në hapjen e shkollave. Ndërkohë që masat e marra prej saj rezultuan gjysmake ose vetëm të shkruara në udhëzime që nuk u zbatuan kurrë.

Mungesa e shkollave, mosmarrja e masave konkrete për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti vetëm që një grusht klientësh të qeverisë të përfitonin nga fondet, është arsyeja që i detyron fëmijët që nesër të nisin mësimin deri me katër turne. Pjesa më e madhe e shkollave nuk përmbushin as nevojat minimale higjenosanitare. Në shumë prej shkollave mungon uji dhe punonjësit sanitarë.

Mësuesve krahas vështirësisë së shtuar në mësimin me orë të zgjatura për shkak të turneve do t’u shtohet dhe kostoja e pajisjes me maska, të cilat duhet t’ua siguronte qeveria. Qeveria i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë ata të vetëm në përballimin e coronavirusit dhe krizës ekonomike. Sot janë të shumtë në numër prindërit që nuk kanë mundësi të sigurojnë mjetet e nevojshme mësimore dhe higjenosanitare për fëmijët e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa më tej bën disa thirrje për qeverinë.

“Në këtë situatë dua sërish të përsëris thirrjen time për qeverinë:
– Të testojë mësuesit për të patur një situatë të qartë në shkolla.
– Të alokojë fonde për shkollat dhe shëndetësinë në mënyrë që të përballohet pa pasoja përkeqësimi i pritshëm situatës së pandemisë për shkak të afrimit të vjeshtës.
– Të rrisë numrin e mësuesve dhe t’i pajisë ata me maska dhe antibakterialë.
– Të alokojë fonde për ndërtimin e shpejtë të shkollave. Nxënësit nuk mësojnë në shkollat 3D të propagandës por kanë nevojë për ambjente të vërteta dhe të sigurta. Jeta e tyre, e mësuesve dhe e gjithë qytetarëve është e rëndësishme çdo ditë dhe jo vetëm kur përdoren për fushatë elektorale apo për vota.
– Të sigurojë kushtet për transportin më shkolla të fëmijëve që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të dëmtuara.
Koha nuk pret!”, nënvizon Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E nxori bllof për rastin e familjes Cakoni/ Duma nuk i ndahet Ramës: Po shantazhon Manjolën

Publikuar

-

Nga

E nxori bllof për rastin e familjes Cakoni/ Duma nuk i ndahet Ramës: Po shantazhon Manjolën

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me rastin e familjes Cakoni.

Ndonëse kryeministri e nxori bllof për deklaratat e saj se qeveria nuk e ka ndihmuar, Duma vijon të përsërisë pretendimet e saj.

Sipas saj, Rama edhe sot ka tentuar të frikësojë dhe intimidojë Manjola Cakonin. Demokratja i kërkon Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim.

“E vërteta e dhimbshme e familjes Cakoni e treguar nga Manjola, është FAKTI i vetëm i një historie, që nuk mund të fshihet nga asnjë formë e propagandës.

Edi Rama edhe sot ka vijuar të frikësojë dhe intimidojë Manjolën. Është koha që prokuroria të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shantazh dhe frikësim ndaj një zonje, që ka kërkuar publikisht vetëm të drejtën e saj”, shkruan Duma në rrjetet sociale, krahas një videomontazhi.



Kujtojmë se sot Rama publikoi një video përmes së cilës tregohet se çfarë është bërë për të ndihmuar familjen Cakoni, duke filluar nga apartamenti që i është dhuruar për të cilin kanë publikuar dokumente përkatëse, deri tek negociatat për punë me Manjolën.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument, me të cilin pretendon se vërteton se kontrata e dhurimit të banesës është bërë katër ditë pas denoncimit të PD-së./ CNA.al

“Aktrimi” pranë familjes së Manjola Cakonit/ Grida Duma del dy herë bllof

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu: “Xhevahiret” e komitetit nuk mund ta fshehin më gjendjen katastrofale epidemiologjke!

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se Shqipëria është në një katastrofë epidemiologjike.

Shehu thekson se asnjë institucion zyrtar shtetëror shqiptar e as Komitetet që krijon Rilindja, nuk mund të fshehtë këtë realitet të hidhur.



“Xhevahiret” e atij komiteti me testimet nuk mund te fshehin gjendjen katastrofale epidemiologjke!
Ne nje llogari te thjeshte te bazuar edhe ne deklaratat qellimisht te “mjegullta” te atij Komiteti, pozitiviteti i testimeve sot eshte reth 35%.
Shifer kjo tejet alarmante qe flet per nje realitet epidemiologjik krejt jashte kontrollit e ekstremisht te rrezikshem.
Ne fakt per ta maskuar kete shifer ky Komitet me disa “akrobaci” me shtimin artificial te numrit te testimeve perpiqet ta ule ne reth 20%, qe perseri ngel shume e larte e flet per nje situate tejet te rende.
Por spekullimi nuk mund te fshihet.
Psh edhe ne shifren e sotme prej 877 testimeve ne dite ky Komitet vazhdon te mbledh te pa bashkueshmet, testimet ne baze te nje metodike gratis per popullesine qe jane nen 500, me ato qe individet bejne per aresye nga me te ndryshmet te privati kundrejt pageses e jashte metodikes, pra qe nuk mund te merren per baze per te tilla statistika.
Por meqe e verteta nuk mund te fshihet, dje ishte vete perfaqsuesja e atij Komiteti, qe ne nje interviste konfuze deklaron ne menyren absurde, se testimet te privati nuk jane e dhene per konfirmimin e infektimit te pacientit, kurse nga ana tjeter mund te bashkohen me ato nen metodike ne nje grup statistikor!
Edhe nje nxenes qe njeh sado pak statistikat nuk do ta pranonte kete, qofte edhe per te maskuar numrin shume te ulet te testimeve me pozitivitetin ekstremisht te larte te tyre, duke bere keshtu dy gabime trashanike kontradiktore:
— Testimet te privati absolutisht provojne njelloj si te publikut pozitivitetin ose jo te infeksionit te subjektit dhe duhen marre per baze per kete gje.
—Por keto duke u kryer per aresye te ndryshme, jashte testimit metodik qe eshte vecse gratis, nuk mund te sherbejne ne llogaritjen e konkluzioneve per te cilat eshte ndertuar testimi zyrtar, pra nuk mund te jene pjese e numrit te atyre testimeve qe ne vendin tone ngelin tejet te ulta, reth 500 ne dite e me nje pozitivitet te frikshem prej reth 35%.
Nqs ne Itali komunikohet per reth 100 mije teste ne dite, keto jane vetem cfare ben shteti gratis, si pjese e metodikes. Testimet konform pageses e jashte saj nuk perfshihen ketu./CNA.al

LEXO TE PLOTE