Connect with Us

Paketa e censurës/ Gazetarja paralajmëron Ramën: Ne nuk do të tërhiqemi

Politikë

Paketa e censurës/ Gazetarja paralajmëron Ramën: Ne nuk do të tërhiqemi

Publikuar

-

Gazetarja Mimoz Koçiu ka folur sot në lidhje me paketen e censures ndaj mediave, e cila një ditë më parë u kthye në Kuvend nga presidenti Meta.

E ftuar në studion e Enkel Demit, në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Mimoza Koçiu, paralajëmroi se gazetarët nuk do të tërhiqen në kundërshtinë e tyre për ligjin ndaj medias.

“Ne do presim, por nuk kemi ndërmend ta lëmë përgjysme. Kemi edhe një premtim nga opozita që ka thënë se do e rrëzojë. Meta përmendet te argumentin, nuk mund të themi që AMA dhe AKEP janë të pavarurura se kemi zotin Malaj që për shkak se foli kundër qeverisë u realizua shkarkimi”, u shpreh mes të tjerash Koçiu.

Ndërkaq, e pyetur nëse presin një reflektim nga Rama, gazetarja tha se shpresojnë tek pesha që tashmë ka me kryesimin e OSBE.

LEXO EDHE:  Gramoz Ruçi mbyll "luftën" Rama-Meta

“Po shpresoj për peshën që ka me OSBE-në. Ka edhe konfliktin Ukrainë-Rusi. Është kumbari, garanti që palët të shkojnë siç duhet, sepse po përgatitet për takim që do bëhet në Berlin.

Ky nuk është prioriteti i tij. Në momentin që na thotë se është model i Gjermanisë, po por e ka për shkak të urrejtjes, ligjin e kanë bërë për këtë edhe në Francë është bërë kundër ndërhyrjes në zgjedhje, 4 muaj para zgjedhjeve tani në Francë kanë detyrimin të tregojnë psh. Ky artikull është publikuar nga Moza.”-tha Koçiu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës/ Ç’i gjeti demokratët ç’i gjeti

LEXO EDHE:  Rama dhe Veliaj show me librat falas/ Si po tallen me prindërit

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Skandali/ Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

LEXO EDHE:  Rama duhet të trembet nga SPAK

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Skandali/ Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

LEXO EDHE:  Skandali/ Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE