Connect with Us

“Nuk është vetëm sistemi”/ Analisti tregon “burimin” e problemeve në Shqipëri

Politikë

“Nuk është vetëm sistemi”/ Analisti tregon “burimin” e problemeve në Shqipëri

Publikuar

-

Analisti Afrim Krasniqi ka deklaruar sot se problemi i vetëm i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor, por burim i problemeve sipas tij janë edhe mënyra se si funksionon demokracia në Shqipëri dhe mënyra se si funksionojnë partitë politike.

“Problemi kryesor nuk është vetëm thjesht sistemi, por mënyra se si funksionon demokracia në Shqipëri dhe mënyra se si funksionojnë partitë politike. Dy elementë të javës së fundit. Zgjedhjet në PS. Ka zona ku ka një kandidat dhe kandidati humbet, ka zona ku ka dy kandidatë dhe ka kontestim shumë të madh me prova. Në momentin kur partitë, pas 30 vitesh demokraci, nuk arrijnë të realizojnë zgjedhje demokratike brenda tyre, ne presim që ato parti të na sjellin demokraci?! Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Për herë të parë, PS bëri publike listën e delegatëve dhe kjo është shumë gjë e mirë, është risi. Por nëse merrni emrat e listës shihni se ato është e gjithë administrata shtetërore, janë të gjithë drejtuesit e enteve publike, të cilëve me ligj nuk u lejohet”.-tha Afrim Krasniqi në A2 CNN.

Po ashtu, ai foli edhe për aktivitetin parlamentar 2019, si dhe për marrjen e drejtimit të OSBE-së nga Shqipëria.

“Tashmë është bërë rutinë monitorimi i Parlamentit. Duket sikur bëjmë ndonjë gjë të madhe, por në fakt është ajo që ne shohim çdo ditë. Ajo që ne shohim çdo ditë është një lloj formalizmi. Si institucioni kryesor i vendimmarrjes në Shqipëri, Parlamenti ka kaluar nga një institucion, i cili duhet të jetë i referueshëm, deri diku te shpresa për ndryshim, në një institucion rutinor, ku vendimmarrja, shqyrtimet, nismat, e kanë humbur një pjesë të madhe të sensit. Lajmi për mua nuk janë kërkesat e deputetëve, por përse nga 140 deputetë, në periudhën një vjeçare, vetëm një numër prej 10-12 deputetësh i ushtrojnë këto kompetenca”-u shpreh Krasniqi.

Më tej, aai theksoi se “Ka një paradoks të madh. Nëse shohim fillimin e sezonit parlamentar në shtator, premtimi kryesor i kryetarit të grupit parlamentar të mazhorancës ka qenë se krye-tema e debatit në 4 muaj do të ishte reforma zgjedhore dhe brenda kësaj periudhe do të kishte zgjedhje të problematikës. Deri tani jo vetëm që nuk ka një zgjidhje, por nuk ka një draft konkret në parlament për të cilin ne mund të diskutojmë. Nuk ka asgjë në tavolinë. Po shkohet drejt një skenari për një reformë formale, kjo do të thotë për të qenë në rregull me rekomandimet e OSBE-ODIHR, por jo një reformë që do të zgjidhë gjërat që shqetësojnë qytetarët. Nëse duam të bëjmë një reformë zgjedhore, duhet të kishim një paketë që lidhen me 3 elementë, që lidhen me sistemin zgjedhor, nëse ka gjëra për të ndryshuar, në këto zgjedhje apo zgjedhjet e radhës, që lidhet me reformimin tërësor të ligjit të partive politike, me financimin elektoral. Përveç kësaj pakete, Shqipëria duhet të ketë një bazë ligjore për referendumet”.

LEXO EDHE:  Video-“Kjo është vetëm maja e ajsbergut e lidhjeve të Ramës me krimin”/ Çfarë paralajmëron PD?

Sa i takon kryesimit të OSBE-së, nga Shqipëria, Afrim Krasniqi tha se ky është një fat i madh, por shtoi se negative është fakti se në këtë moment Shqipëria është në një krizë të thellë politike.

“Është një fat i madh që drejtojmë OSBE-në dhe është një rast negativ që Shqipëria drejton OSBE-në kur është në një krizë politike. Është hera e parë në historinë e Europës kur një vend drejton OSBE-në dhe nuk ka ministër të Jashtëm. Është hera e parë kur një vend drejton këtë institucion dhe nuk ka opozitë në parlament”.-tha Afrim Krasniqi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  SHBA “shtang” politikën shqiptare/Korrupsion i shfrenuar, s’ka asnjë tolerim!

LEXO EDHE:  4 herë ministër, 5 herë deputet/Deputeti i PD tregon çfarë do bëjë në vijim

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Politika, armiku dhe shkatërruesi i drejtësisë

LEXO EDHE:  Video-“Kjo është vetëm maja e ajsbergut e lidhjeve të Ramës me krimin”/ Çfarë paralajmëron PD?

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  “Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO EDHE:  “Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE