Connect with Us

Ngritja e SPAK/ Ngjela zbulon kur do të fillojë hetimi i Ramës

Politikë

Ngritja e SPAK/ Ngjela zbulon kur do të fillojë hetimi i Ramës

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në “Top Talk”, teksa foli për Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK, u ndal tek hetimi i politikanëve.

Sipas Ngjelës, struktura juridike është kompletuar  dhe hetimi duhet të nisë nga mazhoranca, dhe konkretisht nga kryeministri Rama.

“Duhet ta nisë nga mazhoranca, nga kryeministri. Është kërkesë kushtetuese.

Fillon hetimi për pasurinë, pastaj për të gjithë aspektet e tjera.

Vettingun e politikës e bën Prokuroria e Posacme me gjithë Byronë Kombëtare të Hetimit.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Spartak Ngjela zbulon kush është pengesa

60% e ketyre do ikin. Në politikën e madhe ka vlerë kur do filloj hetimi i Ramës. Nuk mund të fillosh nga opozita pa kaluar nga mazhoranca. Nuk kanë shpëtim këta.

Gjithë të korruptuatit, sapo fillon hetimi do japin dorëheqet nga postet. Duke qenë në hetim nuk mund të jesh kryeministër. Do jenë në hetim apo do drejtojnë shtetin. Hetimi mund të zgjasë, 4-5 muaj, si do eci shteti!”, theksoi Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Sokrati

    13 Janar, 2020 at 8:16 pm

    Asgje s’ka per te ndodhur.Do te jene keta po keta ne krye te vendit.O Spartak!!!!!!!!!!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Ngjela numëron faktet/ Krijimi i Arbërisë së re sapo ka filluar  

LEXO EDHE:  Intervista për VOA/ Selami: Do votoj Reformën, pasoja mbi Bashën nëse nuk pranon konsensusin

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa e censurës/ Opozita takim me delegacionin e Venecias: Rama do të mbajë nën kontroll AMA-n

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i opozitës ka mbajtur sot një takim me disa përfaqësues të Komisionit të Venecias, ku diskutuan  për çështjen e paketës së censurës.

Mësohet se opozita u përfaqësua nga Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Edmond Haxhinasto dhe takimi u mbajt tek zyrat e Këshillit të Europës. Pas takimit, ish-deputetja Vokshi kërkoi anullimin e këtij ligji dhe ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, Rama e miratoi këtë ligj, të cilin e quan antikushtetuese dhe antieuropian, sepse do që të ketë AMA-n nën kontroll.

“Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me Komisionin e Venecias të cilët janë në Shqipëri për të ashtuquajturën paketë anti-shpifje. E them frytdhënës se komisioni do të dalë me një qëndrim. Ne shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës ant-shpifje. Të dyja ligjet janë të hartuara në mënyrë jo-transparente. Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar mediat. Atë që nuk mund ta blejë dhe kontrollojë, përpiqet t’i blejë përmes këtyre dy ligjeve. Këto ligje nuk duhet të përmirësohen, duhet të anulohen. Çdo gjë që përmend qeveria është pjesë e legjislacionit aktual ndaj nuk ka nevojë për ligje të tjera. Tashmë Rama po e bën në të gjitha mënyrat qoftë me emërimin e personave besnik të tij në AMA, edhe nëpërmjet emërimit të fjalimshkruesve apo personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës. Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I miri, i keqi dhe toka e askundit”/ Goxhaj paralajmëron shqiptarët e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

Goxhaj thotë se nëse Albin Kurti nuk do përfaqësonte interesin më të mirë të Kosovës dhe shqiptarëve në takim me Ramën, do kishte reagime në Kosovë, brenda VV, Parlamentit dhe përballë opinionit publik në 2 anët e kufirit.

Sipas tij, askush nuk duhet të habitet nëse Kurti do të kërcënohej edhe me shkarkim nga ata që e votuan në Parlament apo më gjerë.

I mirë apo i keq brenda vetes, lideri do luajë të lirin dhe kjo tregon se edhe kur lideri është burrë i lirë a i leq (çështje fati). Nëse funksionojnë institucionet, lideri edhe kur do me bërë keq, është i detyruar të bëj mirë, ndërsa kur do me bërë mirë, bën shumë më mirë! Në rast të kundërt, pra kur s’ka institucione, lideri shfaq më të leqen e tij deri në shëmti absolute”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Avokati delaron se fuqia e institucioneve pengon të keqin, apo të keqen brenda liderit dhe favorizon të mirin, apo të mirën.

LEXO EDHE:  Ndocaj: Nuk votoj Reformë në Drejtësi pa konsensus nga të gjithë!

LEXO EDHE:  Ndocaj: Nuk votoj Reformë në Drejtësi pa konsensus nga të gjithë!

“Kjo për të kuptuar se pse në Shqipëri ka ra tërmeti i Rilindjes së Sorosit prej 12 ballësh dhe ka rrafshuar çdo lloj institucioni duke e bërë të keqen të pamatë, të pafund dhe tokën tonë të askundit, të sunduar nga këlyshët psikopatikë zombie të Rilindjes, ku shqiptarët po ja mbathin në të katër anët për të shpëtuar nga kafshimi i të Keqjes që na ka kaptuar”, deklaron më tej Goxhaj.

Avokati paralajmëron shqiptarët e Kosovës se nëse s’do tregohen vigjilentë për të krijuar institucione të forta larg kontrollit të Kryeministrit, do pësojnë fatin tonë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE