Connect with Us

Nga Bledi Mane/ Në krevat me Linda Ramën

Opinione

Nga Bledi Mane/ Në krevat me Linda Ramën

Publikuar

-

Në mesin e viteve ’80 nga Tirana u shpërnda nëpër gjithë Shqipërinë një poezi e Natasha Lakos, poezi minimaliste, racionale dhe simpatike si vetë shkrimtarja:

“20 qindarka për të folur me ty,
30 qindarka për të ardhur te ty,
50 qindarka për të bërë dashuri!”
2./
Sot në orën 8 të mëngjesit kryeministri Edi Rama shkoi në Kashar dhe përuroi ambientet e reja të repartit antikrim Renea. Për gati 1 orë e 47 minuta u foli e u mbajti leksion policëve elitarë sesi duhet të vrapojnë, sesi duhet të sulmojnë, si të asgjesojnë e si të arrestojnë kriminelët. Ishin të gjithë aty para Edi Ramës: ministra, drejtorë, oficerë krimesh, agjentë, informatorë pra rreth 180 burra që paguhen me taksat tuaja të parandalojnë dhe asgjesojnë keqbërjen.
Rama fliste, policët dëgjonin: ndërkohë në Memaliaj bëhej nami me vjedhje. Fliste Rama, dëgjonin policët ndërkohë në Tropojë plagosej mileti. Fliste Rama: aksidentet në rrugë nuk rreshtnin, dëgjonin policët: droga trafikohej lumë nëpër atdhe. Kriminelët shikonin Edi Ramën në televizor dhe vepronin të qetë…
3./
Sot në orën 10 e 30 të mëngjesit kryeministri Edi Rama shkoi të përuronte spitalin e ri kirurgjik. Për gati 1 orë e 48 minuta u foli e u mbajti leksion mjekëve, infermiereve, laburantëve, sanitareve sesi duhet ti gjejnë epikrizën pacientit, si ta operojnë atë, çfarë ilaçesh duhet ti japin, si të pastrojnë ëc-të e spitali. Ishin të gjithë aty, 181 burra e gra, doktorë dhe infermiere që paguhen me taksat tuaja për të kuruar sëmundjet tona e ndërkohë që Edi Rama fliste dhe kishte marrë peng bluzat e bardha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pacientët prisnin doktorët dhe dikush vuante nga plaga, dikush ulëriste nga dhimbjet, një tjetër rrëzohej pa ndjenja, jepte shpirt. Mos vdis, sa të mbarojë Edi Rama fjalimin…
4./
Fjalime të gjata në forume partie, fjalime të gjata në mbledhje qeverie, replika të stërgjatura në parlament, hallakatje maratonomaku në debate me gazetarë madje edhe librin e tij “Kurban” kush e ka lexuar është tejlodhur nga artikulimi shtrirës deri në mërzitje i fjalive. Një udhëheqës i një vendi të vogël me tranzicion të stërgjatur si Shqipëria duhet të jetë racional dhe frutdhënës edhe në punë, edhe në llafollogji, edhe në smbolikë ashtu si poezia me 50 qindarka e Natasha Lakos.
Nëpërmjet këtij artikulli desha ti tërhiqja vërejtje tërthorazi këshilltarit të komunikimit të kryeministrit, Endri Fugës, por u bëra pishman sepse Endri është më i shkurtër sesa fjalimet e Edi Ramës. Mes gjithë kësaj meseleje nuk ndihem keq as për elektoratin, as për ministrat apo bashkëpunëtorët e kryeministrit. Unë dyshoj në orgazmën e Edit ndaj të vetmen keqardhje që ndjej e kam për Linda Ramën. Dita kalon shpejt por nata, ah nata është një torturë me Edi Ramën në krevat!

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and crowd

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Jak Simoni/ Një ditë dedikuar filozofisë

Publikuar

-

Nga

E Enjtja  e tretë e çdo muaj Nëntor  është  Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e  kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë  që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si  konferenca shkencore,  leksione të hapura, promovime librash,   zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë  dhe  çfarë është ajo me pak fjalë?

Filozofia, apo ndryshe dëshira për dije, është një disiplinë e lashtë, që në pikënisje të saj ka habinë, dyshimin, kuriozitetin. Ajo ishte fillimisht e orientuar drejt “zgjidhjes” se  enigmës së natyrës, duke kërkuar principin bazë të gjithçkaje në botë. Gjithçka fillonte e mbaron me: ujin (Taleti), ajrin (Anasimeni), zjarrin (Herakliti), numrat (Pitagora), farat (Anasagora), atomet (Demokriti). Disiplinë që filozofët  e parë i orientoi në mënyrë mahnitëse drejt qiellit, saqë nuk shikonin pengesat apo gropat që kishin përpara kur ecnin (Taleti) dhe që i bëri të kuptojnë  shpejt se qielli vijonte dhe poshtë këmbëve tona (Anasimandri); disiplinë gjithnjë në debat kontradiktor, të papërmbajtur dhe të zjarrtë deri në konflikt me veten dhe të tjerët tek megarikët; me veten, deri në vetëdëmtim, kur nuk arrinin të zgjidhnin  paradokset, apo   ushtrimet e ndërlikuara logjike.  Sipas saj panta rei  (gjithçka rrjedh, atribuuar Heraklitit), apo gjithçka është një e tërë  (Parmeneidi), apo lëvizja është paradoksale (Akili nuk arrin breshkën, sipas Zenonit).

Këtë dije, ashtu si Prometeu zjarrin, “Sokrati e mori nga perënditë dhe ua shpërndau njerëzve”, ndërsa Platoni e konsideronte gjimnastikë të shpirtit.  Dije që, fillimisht Platoni, pastaj Aristoteli, kërkuan ta injektonin tek princat (“Meqenëse nuk mund të bëhet filozofi mbret, le të bëhet mbreti filozof” – mendonte Platoni, por nuk ja arriti).  Kjo  disiplinë, nëpërmjet Platonit dhe pasuesve të tij,  kërkonte të vërtetën tek bota  e “ideve të përsosura dhe të kulluara”  (tek tabloja e Rafaelit titulluar Shkolla e Athinës dora lart e  Platonit në qendër është interpretuar në këtë mënyrë: lart në qiell është bota e vërtetë, ndërsa bota në të cilën jetojmë është vetëm kopje jo e përkryer e saj).

Bota  e ideve të përsosura dhe të kulluara nuk bind Aristotelin i cili ka shprehjen  e famshme: “kur bëhet fjalë për të zgjedhur ndërmjet mikut  dhe të vërtetës preferoj të vërtetën”.  Disiplinë, që do të bënte tërësisht të vetëmjaftueshëm, indiferentë, përbuzës ndaj kënaqësisë (më e preferuar  çmenduria se kënaqësia sipas Antistenit),  lumturisë, parasë, pasurisë (Diogjeni zgjodhi të jetonte në tinar të bërsive), pushtetit (po Diogjeni përbuzi  atë të Aleksandrit të Madh) cinikët, që preferonin qentë në vend të njerëzve (“Sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua qenin tim” – shprehej Diogjeni). Disiplinë që virtyt do të bënte kontrollin e pasioneve dhe  dijen (stoiket) dhe që do kuronte shqetësimet e shpirtit (Epikuri).

Disiplinë që do të konsideronte botën si largim shkallë – shkallë nga përsosmëria (Plotini). Disiplinë   me origjin sokratike nga “perënditë” që rikthehet tek “perëndia e vetme”.  Disiplinë që bëhet një me teologjinë(De Agostini) e që kërkoi  “provat” e ekzistencës së “perëndisë” (Aquini). Disiplinë, që identifikoi në  një qenien dhe  “perëndinë” (Spinoza) e që konsideroi botën  si shumicë qendrash individuale, si burim energjie, që përbëjnë tërë  realitetin (Leibniz). Disiplinë që unifikohet me  iluminizmin dhe romantizmin për të arritur në kulmin   e  absolutizimit të saj, ku zëvendëson dhe fenë  (Hegel). Disiplinë që bie  në pesimizëm total, ku njeriu bëhet një shërbëtor i verbër i species (Schopenhauer) dhe që inatoset me te shkuarën e saj metafizike, me fenë, me kulturën duke e quajtur fantazmë  dhe  modernizmin (Nice). Disiplinë që vetë eliminohet në Vjenë (Rrethi i Vjenës), por ringjallet përsëri nga Popper e të tjerë filozofë. Disiplinë që ndoshta sot nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë, veçse të merret me absurditetin e një prej specieve të vetëshpallura si kurora e botës së organizuar në formën e saj më të lartë; me absurditetin e  sjelljes njerëzore në botë.

LEXO EDHE:  Rama i bën sërish ftesë Bashës/ Pendohet dhe fshin postimin

LEXO EDHE:  Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

Disiplinë për të cilën sakrifikuan  Anasagora (dëbohet nga Athina), Demokriti (ka një legjende sikur vet verbohet,  me qëllim që organet e shqisave mos ta ngatërronin në imagjinimin e atomeve të pakapshëm me organet e shqisave),  Sokrati (me jetë), Boeci (me burg), Abelardi (tortura të tmerrshme), Xh Bruno (me jetë), Spinoza, Galilei (me burg) etj.. Me pak fjalë sakrifikim për njerëzimin e sforcim me i lartë i mendjes njerëzore, sforcim për të cilin pak kush do t’ja di sot. Gjithsesi, një ditë te këndshme filozofike!/ CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Luli, fol vetëm fol!

Publikuar

-

Nga

Luli, fol vetëm fol!

REDAKSIONALE

Historia politike e Lulzim Bashës nuk do mbahet mend si dështim, sukses apo keqkuptimi më i madh i 30 viteve të fundit! Jo! Ai do të kujtohet pafund jo sepse mund të humbasë në 25 prill ashtu siç edhe mund të fitoje(sic ka pak gjasa të ndodhë), por si permbledhje e frikës për të folur për aktet e veta më të rëndësishme.

Rasti më i ri i mospërgjigjes ndaj pretendimeve të Bellanicës apo avokatit të UCK Gashi, rreth rolit që mund të ketë pasur ne hetimin e UCK për krime lufte apo fshehjes se provave për sërbë që kanë kryer krime lufte, është hallka e fundit e zinxhirit të heshtjes seriale të tij, sa herë që ndihet para përgjegjësisë. Që Basha si jurist ka pasur të drëjtën e tij të punonte pranë prokurorit Williamson nuk e gjykon dot opinion. Por nëse puna e tij ka kontribuar në daljen para Gjykatës së Hagës të Thacit, Veselit, e Krasniqit si të akuzuar për krime lufte, do zhvishte nga e drejta morale për të qënë kryeministër i Shqipërisë që cështjen e Kosovës e ka prioritetin absolut të interesit kombëtar. E kjo s’ka lidhje më përfshirjen e Ramës e Thacit në diskutimet e paradokohëve për shkembim territoresh mës Kosovës e Sërbisë. Cdokush mban përgjegjësinë e tij e jot ë dikujt tjetër.

Kjo “karrierë heshtjeje” ka filluar shumë më herët se cështja e punës së tij pranë prokurorit të Hagës, Williamson! Data e parë ka të bëjë me gjykimin e ceshtjes së Rrugës së Kombit në Gjykatën e Lartë. Edhe atëherë nuk foli, por thjesht nuk ju desh të fliste për shkak të djegies së afateve të gjykimit nga prokuroria. Nuk e sqaroi dot opinion publik pse duhej prokuruar ky investim strategjik sipas ligjit anglez të prokurimit, ndërkohë që Republika e Shqipërisë kishte kishte në fuqi ligjin e saj Për Prokurimin Publik. E në fakt, kur ke shmangur ligjin pa asnjë shkak ligjor të arsyeshëm, nuk ke cfarë flet.

Fakti flet vetë. Por heshtja e Bashës ishte ne fakt fshehje pas ambicies së Berishës për të përmushur angazhimin e tij politik në një kohë sa më të shkurtër. Ndërtimi i investimit më serioz të qeverisë së PD me shumë gjasa nuk mbart shpërdorim fondesh, por qëndrimi ligjor i Bashës nuk u mor vesh kurrë nga publiku.

Më pas vjen 21 janari. I vetmi njeri që ende nuk ka folur ndërkohë që ishte ministri përgjegjës është po i njëjti njeri. Ai që duhet të fliste para Berishës, Olldashit, Imamit e cdo ministri tjetër që nuk kishin asnjë detyrim për të folur, ishte pikërsisht dhe cuditërisht po Basha. Polici e Shtetit dhe Garda e Republikës vareshin nga Ministria e Rendit dhe jo nga ajo e transportit apo mbrojtjes, apo me pak akoma nga kryeministri. Keta që flisnin për “grusht shteti” të Ramës u “shpallen armiq” nga Rama, mediat dhe nga vetë Basha në fund, duke i luftuar në PD! Me Olldashin e Imamin u mor vetë, ndërsa Berishës i vërsuli Genc Rulin duke u strkur vetë. Ky që ishte i zoti i punës nuk foli asnjëherë por vazhdoi karrierën e ngritur mbi heshtjen e suksesshme!

LEXO EDHE:  “Qeverisja shërbehet më mirë me rotacion”/ Malaj flet për anëtarësimin në PAA, paralajmëron zhvillime

LEXO EDHE:  Reagon Rama/ Tregon si do veprohet me kërkesat e studentëve

Po për humbjen e PD në zgjedhjet e 2017 çfarë ka folur?

Ka folur vetëm për të tjerët se për përgjegjesinë e tij si drejtues i fushatës në Tiranë ku PD humbi si në cdo qark tjetër, akoma s”ka thënë asnjë fjalë! Të gjithë ministrat ishin përgjegjës për humbjen përvec kryetarit të bashkisë Tiranë që humbi në qarkun më të madh!

Kapitulli i katërt i heshtjes së Bashës është edhe ai i 17 majit! Mbas 3 vitesh e gjysëm nga paradhoma e disfatës së 23 qershorit, demokratët dhe opinion public nuk e dijnë se cfarë ka folur me Ramën I mbyllur 7 orë dukë ngrënë pizza dhe Coca-Cola! Dhe si gjithnjë heshtja e tij jo vetëm që lë pa zgjidhur enigmat e përhershme të pasojave që prodhon, por ja kalon përgjegjësinë palës tjetër. Atë herë ishte Rama fajtori duke e gënjyer, pa na thënë se për cfarë.

Sa për heshtjen për vilat dhe kontratat e familjarëve të tij me oligarkët, është e qartë se as e pyet kush se pse duhet t’i marrë me qira apo t’i blejë vilat, apo pse duhet të jenë klientë të atyre që akuzon përditë nga foltorja e PD. Sepse këtë sektor e mbulon tjetër kush në familje. Ky vetëm hesht, si gjithnjë.

Si gjithnjë heshtja e tij jo vetëm që lë pa zgjidhur enigmat e përhershme të pasojave që prodhon, por ja kalon përgjegjësinë palës tjetër.
Në rastin e hetimit të Rrugës së Kombit “fatura” I mbeti Berishës dhe prokurorisë, në 21 janar po Berishës dhe nja 2-3 gardistëve gjynahqarë, në 17 maj Ramës që e gënjeu dhe tashmë me cështjen e gjykimit në Hagë të ish udhëheqësve të UCK, fajin e ka Taulant Balla dhe Jabllanica.

Sa herë që ky njeri nuk flet për veprimet dhe mosveprimet e tija, fajtorë dalin të tjerët. Basha duhet marrë në shqyrtim si rast studimor në të drejëtn penale si njeri që bën dëme për të cilat paguajnë gjithnjë të tjerët! Cështja në fund të fundit nuk është nëse ky njeri ka përgjegjësi për cdo cështje që bën corap dynjanë dhe nxit dyshime për të tjerët, por qe njerëzit të dijnë a është vërtet kaq i aftë të shkelë ligjin, të kryejë vepra penale, apo marrë në qafë opozitën apo më keq akoma gjysmën e UCK.  Sepse nëse i ka bërë këto punë për të fshehur të tjerë njerëz, është e kotë të bëjë sikur do të bëhet kryeministër.

Të na thotë se kush do ta drejtojë Shqipërinë nëse fiton zgjedhjet që mos të vëmë kryqin tek emri i tij në fletën e votimit por tek Berisha, Clint Williamson, Erjon Isufi etj. Puna është se asnjë nga keta nuk do kandidojë për kryeministër në 25 prill!

Prandaj fol Luli fol, qe të dijmë për kë do të votojmë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Letër Milaimit

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja/ Letër Milaimit

I dashur Milaim, nisur nga pamja, duhet të jesh boll i lodhur nga hallet e tua. Ashtu si e shumta e shqiptarëve këtej dhe andej kufijve. Jemi vëllezër të një gjaku por të ndarë nga ca kunja shkrepseje. Ca kunja që janë dhuratë e politikës, a mosmarrëveshjeve historike të esnafit tonë. Dashje pa dashje po të përdorin edhe ty. Nuk e di se me çfarë merresh aty në Krushën e përvëluar, por nëse je bujk kushtoju arave. Nëse merresh me bagëti, kushtoju gjësë që të mban gjallë. Politika është kurvë, por për ne shqiptarët po del kryekurvë. Sidomos kur luajnë me patriotizmin.

Sidomos kur bijtë e nomeklaturës flasin për tradhti kombëtare. Mbase nuk e di por deri më 1948, bijtë e nomeklaturës edhe abetaren e nxirrnin me emrat e Titos dhe Enverit. Sot nuk e kemi dot një abetar të përbashkët. Madje vetëm në Tiranë ke rreth 16 të tilla. Na tmerron përbashkësia. Kosovës ja kishin bërë në kokë, madje kishin përgatitur edhe letrat ta bënin Shqipërinë republikën e tetë të Federatës. Sot çirren për tradhti. Vrasjet në kufi ishin normale, por edhe ai që i shpëtonte plumbit të ushtarit, e arratisej.

”Vëllezërit” jugosllavë e kthenin peshqesh. E njëjta gjë ndodhte edhe me ju, shqiptarët e Kosovës, që sot ju thërrasin kosovarë, jo shqiptarë të Kosovës. E kanë për zor, ndaj u thërrasin kosovarë. Ndonjë ditë ku tadish, mbase çeçenë. Ashtu sikundër kishte dhe raste që nuk ktheheshin, por ishin nën survejim, ishit organikë e sigurimit të shtetit me preteksin si agjentë të UDB-ës. Këta që i bënin këto punë ishin baballarët, sot janë bijtë e tyre.

Ndofta nuk e ke dëgjuar se kështu vepruan me një poet kuksian Havzi Nela. U arratis, erdhi tek ju, po vëllezërit jugosllavë e kthyen peshqesh. E ekzekutuan me varje në litar, bash në muzgjet e fundit të diktaturës, gusht 1988. Një nga firmëtarët është babai i atij që sot është kryeministri i Shqipërisë. Ne shqiptarët harrojmë kollaj, për më tepër nuk e njohim ndjesën publike. E bëjmë xhelatin kuvendar. Siç e ke sot krye kuvendarin e Shqipërisë, firmëtarin e ekzekutimit të djemve shkodranë më 2 prillin e vitit 1990. Eshtë zanat pa bereqet t’i afrohesh politikës, për më keq të të përdorin.

Për herë të parë u fol në vitet 90-të për një rrugë që të na afronte, madje një malsor i Gjakovës tha që do shesim edhe bizhuteritë e grave. Na u mbush trupi me mornica. Nuk po diskutomin më asgjë, veç faktin që do i shkonim njëri-tjetrit për punë orësh, Tiranë Prishtinë dhe ansjelltas. Vetëm këtë rrugë kemi. Metropolet e botës kanë sa të duash, kanë edhe linjat e hekurta. Ne, megjithëse një pazar minierash nuk e kemi dot një linjë të hekurt. Këta që po të përdorin sot, nuk lanë gurë e kusur pa hedhur e thënë për këtë rrugë, madje i vunë edhe trarin.

Katër vjet lehu pa pushim një shqiptar i vogël, gjithmonë i nevrikosur, sot e ke zëvëndës kryeministër. Sot ke edhe një tarifë për të ardhur në vendin amë. Megjithëse atëhere kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj hodhi idenë e një fondi buxhetor ndërqeveritar për të mirëmbajtur këtë arterie gjaku mes shqiptarëve të ndarë. Ky patrioti jonë, gjë kaba, e hodhi edhe gjyq kryemistrin tuaj. U ofendua se kryeministri juaj komandant Rramushi u tha Shqiptarëve hapur për një pakt me Serbinë, për një ndarje të mundshme territoriale.

LEXO EDHE:  Përfundon darka/Rama-Meta 5 orë kokë më kokë

LEXO EDHE:  "Vizat e drogës" irritojnë Ramën/ Ruçi nuk e lë të flasë

Mbajeni shënim… një kryeministër shqiptar hedh në gjyq, në gjykata e huaja, po një kryeministër shqiptar. (Tetor 2019). Ky që sot flet për tradhti. Ky që as zbor nuk ka bërë se ishte i biri i babait. Që nuk ja di erën barutit, flet për tradhti. Që ndofta në 1999, kur ju vriteshit, thurte plane me një kone tjetër në bodrumet e Tiranës, në ato orgjitë e tia prej djali Tirone. Sot, flet për tradhti. Jo, e pamundur. Ata që gjoja e duan Kosovën, nuk dëgjojnë, pasi u interesojnë xhepat, karrika, jo shqiptaria. Flet për tradhtarë, megjithëse që nga 2013-ta ka ndyrë hundët në dy nga vatrat e antishqiptarizmës, Stambollin dhe Beogradin. Eshtë dishepulli i Erdoganit dhe një pragmatist enverist që për hir të pushtetit nuk e ka problem të vëj poshtë bythës edhe gjithë Kosovën.

Më 2013 në Shkodër nënshkroi pakt socialist me LSI dhe Ilir Metën në sy të Tadiçit. Sot e dy vjet u gërrvërret shqiptarëve se ka të bëj me një president pijanec. Shtrëngon duart lart e poshtë me Vuçiçin ndërsa hiqet patriot në lidhje me çështjen e Kosovës. Sot vëlla Milaim, Shqipëria e këtij pinjolli është për tu mëshiruar, nuk ka sikur një skuadrilje aeroplanësh, një anije bregdetare, një kundraajroj a çfarë të them. Madje deklaratave të Vuçiçit në paralelizmin me konfliktin Armen nuk i përgjigjet dot. A e di përse, sepse nuk ka sikur një depo armatim.

Megjithëse vendet e rajonit janë sot në një mini garë armatimesh pas kofliktit turko-grek, ky patrioti merret me kasetën tënde, me ty, me liderin e opozitës. Ka si ushtri vetëm atë që ka mes shalëve dhe se armiku i shqiptarëve qënka lideri i opozitës. Kështu bënte edhe Enveri çdo dy a tre vjet, shpallte dhe demaskonte nga një armik. Dhe shqiptarët urra. Sot në detin e Shqipërisë, madje në kufijtë e shqiptarëve kushdo mund të demonstrojë forcë. Patrioti ynë kujton se mbrohet vendi me shallvaret e tija. U zgjata ca Milaim, por desha të them se ne shqiptarët kemi nevojë për tjetër gjë. Energjitë t’i harxhojmë atje në Hagë.

Madje edhe buxhetin…, sa boll na ndanë motet e krriçat si ky. Boll na ndau propaganda, e kunjat e shkrepseve. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, të shkojmë e të na vini, kemi nevojë për ekonomi të fortë, rrugë të afaltuara, të hekurta. Kemi nevojë për tekste të përbashkëta të paktën në gjuhën amtare. Kemi nevojë për krushqi, dasma. Kemi nevojë për shkolla fetare se jemi bërë sirianë, turq, arab, irakenë, kurd, e veç shqiptarë jo. Se na qorton poeti Esad Mekuli kur thotë, për kë u rrita o bij? Kemi nevojë për spitale e t’i gjëndemi njëri-tjetrit si më 1999. Si më 2019-ën në tërmetin fatkqe. T’i gjendemi edhe sot me ekipe mjekësh, ashtu sikur iu ofruam edhe Italisë. Dhe mbi të gjitha kemi nevojë për ushtri solide. Jo për kallamoq misri të parruar si ky e shpura e tij, që po na ndajnë me gjallje, siç na ndau Enveri. Jetë e shëndet vëlla.

LEXO TE PLOTE