Connect with Us

Lubonja shënjestron politikanët shqiptarë/ “Janë servilë të Amerikës”

Politikë

Lubonja shënjestron politikanët shqiptarë/ “Janë servilë të Amerikës”

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet konflikti SHBA-Iran, dhe vrasjen e  gjeneralit Kasem Sulejmanit, u shpreh kritik ndaj sjelljes servile të politikës shqiptare kundrejt Amerikës.

“Unë jam kritik ndaj servilizimit absolut të gjithë politikës shqiptare, ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Hilari Klinton apo Trumpi.

Unë para pak orësh po shikoja një pjesë të fjalimit të Klintonit, para se të zgjidhej Trumpi, e cila akuzon Trumpin se mund të na çojë në luftë. Një njeri që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.

Kemi një kryeministër sot, të ashtuquajtur qendra e majtë, që është më afër Partisë Demoktatike në SHBA, që në atë kohë thoshte ky është rrezik për botën. Kjo që ka ndodhur i jep të drejtë atij parashikimi që ka bërë Hilari Klinton.

Kemi një Parti Demokratike që është e qendrës së djathtë që komplementarin e vet në botë ka partinë e Berluskonit, nuk ka të Salvinit që përshëndeti vrasjen e Sulejmanit.

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Lubonja/ T'i vihen mina …

Çfarë janë këto parti, kanë ndonjë këndvështim për botën, apo janë servile të Amerikës.

Tani në këtë aspekt, mua më revolton ky lloj servilizmi.

Lidhur me muhaxhedinët, pak a shumë ja dimë historinë, deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste, edhe nga SHBA. Dhe kur erdhi koha për t’u zhvendosur, këto vendet e tjera që nuk i pranuan. Nuk janë demokratike këta, apo kemi të bëjmë me servilizmin tonë, mbështesim çdo gjë që na thotë Amerika, se meqenëse nuk qeverisim mirë këta qeveritarët tanë këtu, mjafton mbështetja e Amerikës.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Për Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin/Ja si e “trodhi” Rama-Çilin

LEXO EDHE:  Analisti Vasjari debat me Lubonjën për PD-në dhe ndërkombëtarët

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Rezistenca për Teatrin/ Lubonja: “Të ngujohemi brenda"

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Lubonja/ T’i vihen mina …

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  “Ka shkelur në shumë dërrasa të kalbura”/ Lubonja paralajmëron Ramën: Sondazhet nuk dalin mirë

LEXO EDHE:  "Ka shkelur në shumë dërrasa të kalbura"/ Lubonja paralajmëron Ramën: Sondazhet nuk dalin mirë

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE