Connect with Us

Lubonja përplaset me ish ministrin/ “Kjo është logjikë e Enver Hoxhës”

Politikë

Lubonja përplaset me ish ministrin/ “Kjo është logjikë e Enver Hoxhës”

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja dhe ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, janë përplasur mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Real Story”, ku po diskutohet konflikti SHBA-Iran si dhe kërcënimi i Shqipërisë.

Teksa Shehu tha se vendi ynë është më i sigurt si komb, sa më pranë SHBA-ve, ka ndërhyrë analisti Fatos Lubonja, i cili tha se kjo ishte logjikë e diktatorit Enver Hoxha.

Pjesë nga debati

Lubonja: Pse do vijë me ushtri Irani këtu?

Shehu: Unë e shtroj përgjigjen në formën e një pyetje. Kur jemi më të sigurt ne? Kur jemi pranë SHBA apo larg saj? Ne do jemi më të sigurt si komb, sa më pranë SHBA të jemi.

Lubonja: Kjo është logjika e Enver Hoxhës.

Shehu: As më duhet fare ai. Flasim për vendin më të madh në botë, që është garancia e vlerave.

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Lubonja: Luftë sloganesh

Lubonja: Gallup-i e quan vendin më të pasigurt në botë me sondazhet e tij.

Shehu: Kam ardhur që të them mendimet e mia dhe jo të Gallup-it. Ne jemi të sigurt kur jemi pranë SHBA. Garancia jonë dhe mbijetesa jonë lidhet me garancinë ndaj SHBA-ve. Ai u tregua fanatik. Kërcënim? E marr me rezerva. Detyra jonë është që të qëndrojmë bashkë me SHBA. Është gabim që të krijosh dyshime dhe jo solidaritet me SHBA. Pasi nxit dyshime. Ky realitet duhet parë në sy. Për mua ishte një detyrim që kishim ndaj SHBA-së. Ne realizuam një detyrim. Dikush çon ushtarë në luftë.

Lubonja: Pse nuk hynë amerikanët tek kurdët? Duhet ta pranojmë këtë fakt.

Shehu: Në radhë të parë jam shqiptar. Shoh interesin e shqiptarëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Durrësi u përmbyt në pak minuta shi/ Ish-deputeti thirrje qytetarëve: Keni shansin t’i ktheni kusurin Ramës

Publikuar

-

Nga

Durrësi u përmbyt në pak minuta shi. Ish-deputeti thirrje qytetarëve: Keni shansin t’i ktheni kusurin Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pas situatës së krijuar ditën e sotme në Durrës, ku qyteti u përmbyt në pak minuta shi.

Bylykbashi u bën thirrje qytetarëve që me datën 25 prill kanë shansin që t’i kthejnë Ramës kusurin e babëzisë, pasi sipas tij ka kryer masakër urbane në këtë qytet.



“Kthejini Rames kusurin e babezise se tij! Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t’i kthejne kusurin Edi Rames ‎dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin‎. Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames? Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte!”, shkruan Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura/ Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

Publikuar

-

Nga

Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura/ Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

“Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetëshpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19”.

Deklarata u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

Duke e vlerësuar si një ndihmë në kohën e duhur, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po përgatitemi për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, me disa skenarë.

“Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian dhe partnerëve të tjerë kemi arritur të dyfishojmë flotën e aparaturave në terapinë intensive. Jemi përpara një situate e cila është serioze. Kemi rreth 200 pacientë të shtruar në të dy spitalet Covid. Por falë angazhimit të qeverisë, për të fuqizuar kapacitetet spitalore, vetëm në skenarin e parë ne kemi të dedikuar më shumë se 500 shtretër në dispozicion të qytetarëve të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor. Në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi forcuar akoma më shumë kapacitetet e spitaleve rajonale, duke dyfishuar shtretërit në dispozicion të trajtimit të Covid19”, tha Manastirliu.



Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali “Shefqet Ndroqi” se do të intensifikohen inspektimet në terren, në shkolla, aktivitete biznesi etj, për respektimin e masave antiCOVID.
“Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm me rritjen e kapaciteteve, por ka shumë rëndësi sjellja e qytetarëve. Strukturat tona po vijojnë punën në terren për të monitoruar zbatimin e masave antiCOVID në aktivitete biznesi, në shkolla dhe në aktivitete të tjera, pasi është shumë i rëndësishëm zbatimi i masave, për të patur një ecuri të kontrolluar të epidemisë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Lubonja: Armëpushim i radhës për një luftë të re politike

LEXO EDHE:  Tritan Shehu këshillon Ramën si mjek/ “Tymosja e kanabisit nuk të shëron nga koronavirusi”

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf shprehu mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë nga vendet e Bashkimit Europian. “Jam shumë i kënaqëur për ndihmën e vazhdueshme nga vendet e Bashkimit Europian që treguan edhe një herë se janë aleatë të ngushtë të Shqipërisë. Edhe shtete të veçanta si Gjermania kanë ofruar akoma më shumë ndihmë, siç është kjo e sotmja me aparatura të teknologjisë së lartë për frontin e luftës kundër pandemisë, për të rritur nivelin e punës së stafit mjekësor”, tha ambasadori gjerman gjatë ceremonisë së dorëzimit të respiratorëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Plani vjeshtë-dimër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e COVID19 parashikon rritjen e kapaciteteve spitalore, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ministrja Manastirliu rikonfirmoi edhe angazhimin financiar të qeverisë shqiptare për vaksinën antiCOVID dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID19. Manastirliu ndau dhe me stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” angazhimin e qeverisë jo vetëm për të vijuar pagesën e bonusit special për mjekët në vijën e parë të përballjes me COVID19 por edhe rritjen e konsiderueshme të pagave për të gjithë mjekët dhe infermierët, duke filluar nga viti që vjen.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar”/ Meta “nuk mban më” dhe bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Si mund ta rikthejmë shpresën në Shqipëri z.President?

Presidenti Ilir Meta ka publikuar grafikun ku Shqipëria renditet mes vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve.

Sipas Metës, Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve por meriton vetëm të ardhme europiane.



“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një millimeter”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Testimi i infermierëve/ PD: Procesi i organizuar në fshehtësi

LEXO EDHE:  Lubonja: Armëpushim i radhës për një luftë të re politike

Ai kërkon “të rikthehet shpresa duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE”./CNA.al

LEXO TE PLOTE