Connect with Us

Kthimi në Kuvend i paketës së censurës/ Reagojnë Reporterët pa Kufij

Politikë

Kthimi në Kuvend i paketës së censurës/ Reagojnë Reporterët pa Kufij

Publikuar

-

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend paketën “Anti-Shpifje” të qeverisë, ka ardhur reagimi edhe nga Reporterët pa Kufij.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale,  Reporterët pa Kufij kanë vlerësuar vendimin e Presidentit, ndërsa theksojnë se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në mesazh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Ruçi i shkruan Metës/ Fut në kalendar Reformën në Drejtësi brenda korrikut!

LEXO EDHE:  Meta pret në takim zv/presidentin Asamblesë Parlamentare të OSBE

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Meta pret në takim zv/presidentin Asamblesë Parlamentare të OSBE

LEXO EDHE:  Meta zgjon Lulin nga gjumi

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Meta dënon sulmin ndaj prokurorit/ Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit

LEXO EDHE:  Drejtimi i Ministrisë së Jashtme/ Rama sfidon Metën

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE