Connect with Us

Iraniano-amerikanët protestojnë kundër qeverisë së Teherani

Bota

Iraniano-amerikanët protestojnë kundër qeverisë së Teherani

Publikuar

-

Iraniano-amerikanët u mblodhën në Uashington dhe Los Anxheles të dielën për të kujtuar viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar nga Irani dhe për të mbështetur protestuesit paqësorë që u vranë nga forcat iraniane të sigurisë.

Një grup iraniano-amerikanësh u mblodhën në sheshin Freedom Plaza të Uashingtonit të dielën mbrëma për të kujtuar njerëzit e pafajshëm të vrarë javët e fundit në Iran, përfshirë 176 pasagjerët e avionit ukrainas dhe më shumë se 1.000 iranianët e vrarë në protestat e shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit në nëntor. Marrja e përgjegjësisë nga Teherani për rrëzimin e avionit ukrainas ka nxitur ndjenjat antiqeveritare, i thanë Zërit të Amerikës disa protestues.

“Njerëzit nuk e duan qeverinë iraniane. Dhe [Gjenerali iranian] Qassem Soleimani ishte një terrorist”, tha Lilly, një protestuese iraniano-amerikane.

“Nëse proteston në rrugët (e Iranit), mund të burgosesh ose të vritesh. Këta njerëz janë kaq të guximshëm”, thotë Monir, një protestuese iraniano-amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për protestuesit iranianë të shtunën, duke bërë postime në Twitter edhe në gjuhën farsi. Disa protestues iraniano-amerikanë e falenderuan Presidentin për mbështetjen e tij.

“Ka shumë shpresë tani. E them këtë sepse njerëzit mund ta kuptojnë tani se presidenti i Amerikës, vendit me demokratik në botë, është me ne, kështu që ata janë plot shpresë”, thotë Shekoofeh, një protestuese iraniano-amerikane.

“Është mirë që ai postoi në Twitter mesazhe në gjuhën farsi dhe në anglisht, por ne dëshirojmë t’i themi atij se nuk duam luftë!”, thotë Faramarz Zafi, një protestues iraniano-amerikan.

Një turmë tjetër u mblodh në Los Anxheles të dielën, shumë prej tyre duke brohoritur kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Iran. Një student i filmit i tha Zërit të Amerikës se ai kishte biseduar me familjen në Iran një natë më parë, dhe ata po planifikonin të rrezikonin jetën për të protestuar kundër qeverisë së Teheranit.

“Mendoj se është e rëndësishme ta kuptoni se njerëzit në Iran e dinë se çfarë duan. Populli në Iran po lufton për lirinë e tij dhe ne nuk kemi nevojë për asnjë shpëtimtar. Shtetet e Bashkuara nuk kujdesen për ne” thotë studenti iranian Hamoun Dolatshahi.

Videot e publikuara në internet tregonin protestuesit në Teheran dhe qytete të tjera iraniane të shtunën dhe të dielën, duke brohoritur parulla antiqeveritare./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut miraton Protokollin për anëtarësim në NATO

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Mësohet se ky protokoll ka marrë 114 vota pro dhe asnjë kundër. Menjëherë pas votimit, jashtë Kuvendit u ngrit me ceremoni flamuri i NATO-s.

Kjo shënon një fillim të ri për Maqedoninë e Veriut lidhur me anëtarësimin në NATO.

Pritet që protokolli të ratifikohet edhe nga Spanja, në mënyrë që MV-së t’i hapet rruga për anëtarësim në NATO./ CNA.al

LEXO TE PLOTE