Connect with Us

Fshehu pasurinë/ Gjyqtarja e Antikorrupsionit drejt shkarkimit?

Vetingu

Fshehu pasurinë/ Gjyqtarja e Antikorrupsionit drejt shkarkimit?

Publikuar

-

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Marsela Balili ka dalë sot në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur i Kualifikimit .

Për Balilin, hetimi është kryer në kriterin e pasurisë dhe për ta justifikuar gjyqtarja dorëzoi një vërtetim punësimi të prindit të saj në SHBA.

Më tej ajo njoftoi KPK-në , se ishte në pritje të dokumenteve të tjera nga Gjermania.

Më herët Balili kishte kërkuar hetim edhe për dy kriteret  e tjera, por KPK e kishte rrëzuar kërkesën e saj.

Raportohet se ILDKPKI ka dorëzuar në KPK një raport me konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Sipas të njëjtit raport, gjyqtarja Balili ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

CNA.al ka zbardhur më herët pasurinë e gjyqtares, ku rezulton se ka në pronësi të gjyqtares, janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012. Por, sipas KPK, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament.  Gjithashtu është konstatuar se ka ndryshim në çmim dhe akt-marrëveshje.

LEXO EDHE:  Ambasadorja gjermane: “Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE”

Ndër të tjera gjyqtarja ka deklaruar një  makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Por edhe pasuri është kontestuar nga KPK.

Një tjetër pasuri e kontestuar është edhe një llogari në lekë e dollarë pranë një banke, e cila është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve.

Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare.

Edhe një shumë parash për blerjen e një apartamenti në Vlorë, për të cilin gjyqtarja thotë se ia ka marrë babait, është kontestuar nga KPK./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Vetingu

Bëmat e gjyqtarit që u shkarkua nga KLD/ Pas rikthimit, përfshihet në skandalin e pronave

Publikuar

-

Nga

Procesi i Vettingut ka shërbyer për të faktuar skandalet në sistemin e drejtësisë.

Deri më tani janë shkarkuar gati gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritet që SPAK të merret më tej, me ta.

Gjyqtari i Shkodrës Albano Çepele është një nga subjektet e listuara për këtë fazë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sa i përket pasurisë, si burim të ardhurash ai deklaorn vetëm pagën e tij, ndërkohë ndër vite ka radhitur shifra jo të uleta, por nga mënyra se si ka shkruar nuk kuptohet.

Në vitin 2014, gjyqtari  Çepele, është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë , pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço për procedim disiplinor për moszbardhjë të  34 vendimeve gjyqësore në kohë.

Pas shkarkimit në 15 prill 2014 në mbledhjen e KLD-së të drejtuar nga presidenti Bujar Nishani, Çepele e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e ndërsa kjo e fundit ka vendosur që çështja e gjyqtarit të rikthehet edhe një herë për shqyrtim.

Ai është rikthyer në vitin 2017 në detyrë dhe sërish emri i tij ka pushtuar mediat.

Në vitin 2017, emisioni investigativ  “Fiks Fare”  ka denoncuar skandalin e gjyqtarit Albano Çepele.

Ky i fundit rezultontë të kishte dhënë tre vendime me të njëjtin objekt padie, duke nxjerrë dy pronarë për të njëjtën pronë, pikërisht për dy dyqane.

Tre gjyqet ishin zhvilluar në një hark kohor prej tetë muajsh nga gjyqtari Albano Çepele, ndërkohë që në tria rastet, palë ka qenë Enti Kombëtar i Banesave, për të cilin ishte ankuar edhe qytetari D. Preka, shkruan CNA.al.

Në gjyqin e parë, fitues ka dalë D. Preka, i cili deklaron se nuk ka bërë kurrë padi dhe nuk e dinte se kishte fituar një gjyq për dyqanet që ka në përdorim prej 20 vitesh. Në gjyqin e dytë, i paditur rezulton një person i cili nuk ekziston, ndërsa në gjyqin e tretë, ka fituar një ish-anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër. Pra, për të njëjtin objekt, gjyqtari Albano Çepele ka nxjerrë dy fitues në dy vendime të ndryshme, ndërkohë që të dyja këto vendime, ishin ne fuqi.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë të gjyqtarit, Albano Çepele.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 0,062 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 780 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i babait, 156 000 lekë.

Viti 2005

(Nuk kuptohet se çfarë shkruan), por deklaron shumën 5 000 euro.

Të ardhura në shumën 600 000 lekë. (nuk kuptohet), ndërsa më tej deklaron pensionin e babait në shumën 173 000 lekë.

LEXO EDHE:  Gjuhë rrugaçësh për autizmin/ Si u bë miliarder, deputeti ish-doganier me dhjetëra apartamente e troje

LEXO EDHE:  "Vettingu në duart e Ramës"/ Deputeti demokrat tregon prapaskenat

Hua, në shumën 30 000 euro, (Nuk kuptohen sqarimet që ka dhënë).

Viti 2006

Banesë me sip 86.8 m2 me vlerë 30 000 euro.

Më tej deklaron shumar, 5 000 dollarë,  5 000 euro, 200 000 lekë, por sqarimet që ai ka dhënë nuk lexohen, janë të pakuptueshme.

Nga huaja 30 000 euro, janë paguar 10 000 euro.

Viti 2007

70 000 lekë përfituar nga rroga.

20 000 euro, hua për ap. Janë paguar 4 000 euro.

Viti 2008

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 220 000 lekë. Kanë mbetur edhe 56 768 lekë.

Nga 16 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 11 000 euro.

Viti 2009

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 236 000 lekë. Kanë mbetur edhe 567 96  73 lekë.

Nga 11 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 4 500 euro, ndërsa pa shlyer 6 500 euro.

Viti 2010

Mbetje nga të ardhurat e rrogës në shumën 56 899 lekë.

Nga 6 500 euro e mbetua hua, është paguar shuma 3 500 euro, ndërsa pa shlyer 3 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, në shumën 1 191 471 lekë.

Është shlyer tërësisht huaja e marrë për ap.

Të ardhura nga puna në shumën 4 000 dollarë.

Viti 2012

Të ardhura të kursyera nga rroga në shumën 6 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 191 471 .

Viti 2013

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 7 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 316 658 lekë.

Viti 2014

Shpenzime familjare në shumën  4 000 USD.

Të ardhura nga paga, janar, shkurt, mars 2014, kur janë ndërprerë marrëdhëniet në punë, pas vendimit për shkarkim nga KLD në shumën 385 600 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 360 000 lekë.

Viti 2014 (Deklaratë pas largimit nga detyra)

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 1 500 dollarë.

Të ardhura nga paga në shumën  361 327 lekë.

Viti 2016 (Deklaratë para fillimit të detyrës)

Ap me sip 86 m2, blerë në vititn 2005 me vlerë 30 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga mujore në shumën 503 031 10 lekë.

Viti 2018

Kursime nga të ardhurat e pagës në shumën 714683.33 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 121 0034 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ish-deputeti i PD i dha 10 000 euro prokurorit/ Zbulohet se për çfarë u përdorën

Publikuar

-

Nga

2020-ta do të jetë viti i gjyqtarëve dhe prokurorëve e Tiranës. Këtë vit do të vendoset e ardhmja e tyre profesionale nga Vettingu. Gjeografia e listës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nis me prokuroritë dhe gjykatat  rretheve , për të përfunduar në Tiranë.

Nisur nga pasuritë që ata deklarojnë edhe pa përllogaritje të detajuara, shikohet qartë kush e kalon Vettingun e kush jo.

Një zbardhje dhe vëzhgim të pasurisë CNA.al ka bërë për prokurorin e Tiranës, Erion Pano, ku rezulton se të ardhura ka disa punë të bashkëshortes, nga qiraja e një objekti si dhe sigurisht nga paga e tij, me të cilat ka blerë disa patundshmëri.

Në vitin 2003, Pano, deklaron një banesë private me sipërfaqe 320m2, si trashëgimi nga gjyshi dhe bono thesari me vlerë 0.5 milion lekë.  Ndryshime ka në vitin 2006, kur deklaron kursime në shumën 700 000 lekë dhe në vitin 2007 kur ka blerë bono thesari me vlerë 700 000 lekë.

Në vitin 2008, përveç kursimeve nga paga e tij dhe e bashkëshortes e cila bën disa punë njëherësh, ai deklaron një truall me sipërfaqe 257 m2. Në të njëtij vit ai deklaron e ka shpenzuar për rinovimin e banesës,400 000 lekë të marra kredi si dhe thotë se ka marrë hua, 10 000 euro,  Astrit Veliaj, ish deputet i PD-së. Këtë hua ai deklaron se ka shlyer në vitin 2014.

Du vite më vonë, në  2010-ën, prokurori ka blerë një apartament banimi 92.8 m2, për të cilin ka paguar 25 000 euro. Vleta totale është 61 000 euro. Në vitin 2011 ai deklaon të ardhura nga dhënia me qira e truallit për treg fruta perimesh në shumën 170 000 lekë. Ndër vite kjo shumë është shtuar deri në 960 000 lekë.

Ndërkohë ai deklaron dhe një tjetër hua në shumën 3 000 lekë, të cilën e ka shlyer në vitin 2016.

Prokurori Erion Pano, për vitin 2016, deklaron blerjen e dy garazheve dhe të një makine.

Në vitin 2017, rezulton se bashkëshortja e tij është “mbytur”, nga llogaritë bankare, ndërsa një vit më vonë deklaron blerjen e një automjeti të përdorur Ford Kuga, me vit prodhimi 2015 me vlerë 17 500 euro. Ai thotë se këtë automjet e ka blerë me kredi. Shuma e financuar nga banka është 14 000 euro. Detyrimi i shlyer në vitin 2018 është 3 819 euro, ndërsa i pashlyer 11 331 euro. Ndërkohë vazhdon të shtojë shumat në gjendjen e llogarisë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erion Pano.

Viti 2003

Banesë private me sip 320m2, trashëgimi nga gjyshi.

Bono thesari me vlerë 0.5 milion lekë, të ardhura të krijuara nga familjarët.

Të ardhura nga paga në shumën 0 448 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Kristo Panos në shumën 1 626 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Mariana Panos në shumën 0 348 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Doriana Panos, 0,36 miliona lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në shumën 705 252 lekë.

Honorare në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të bonove të thesarit në shumën 43 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 540 000 lekë.

Viti 2005

Bono thesari me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 775 819 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 624 000 lekë.

Viti 2006

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Kursime të depozituara në bono thesari, në shumën 400 000 lekë.

Kursime nga paga në bono thesari në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 829 926 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 501 600.

Viti 2007

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 492 019 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 328 186 lekë.

Blerë bono thesari me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 869 564 lekë.

Të ardhura nga E.Pano nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 534 868 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 75 600 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i bonove të thesarit në shumën 132 186 lekë.

Viti 2008

Kursime nga paga në shumën 450 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 350 000 lekë.

Truall me sip 257 m2.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 907 307 lekë.

Të ardhura nga E.Pano nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 509 704 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 206 100 lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financav, në shumën 27 000 lekë.

Rinovim i banesës, me kredi bankare, 400 000 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2009

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 400 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 966 183 lekë.

Të ardhura nga E.Pano si juriste nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 637 593 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 245 000 lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financave, në shumën 65 000 lekë.

Interesa nga bonot e Thesarit, në shumën 20 000 lekë.

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 200 400 lekë, ndërsa pashlyer 279 600 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2010

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 320 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 320 000 lekë.

Ap banimi 92.8 m2, paguar 25 000 euro. Vleta totale është 61 000 euro.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 879 665 lekë.

Të ardhura nga E.Pano si juriste nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 177 711 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 623 800  lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financave, në shumën 53 082 lekë.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon përse vettingu filloi nga policët/ Ja cilët janë peshqit e mëdhenj

LEXO EDHE:  Lidhje me banda dhe pasuri në “të zezë”/ Orët e fundit të Donika Prelës si prokurore?

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 199 199 lekë, ndërsa pashlyer 98 401 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2011

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 50 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 50 000 lekë.

Ap banimi 92.8 m2 me vlerë totale është 61 000 euro. Likuiduar tërësisht.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 889 651 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 532 800 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 170 000 lekë.

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 98 401 lekë. Ka përfunduar.

Kontratë huamarrje me vlerë 3 000 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 973 068 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 538 200 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Janë dhënë 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 2 000 euro. Shtyrë likujdimi i plotë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 500 000 lekë, ndërsa pa shlyer 2 500 000 lekë.

Viti 2013

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 91 458 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 153 086 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 169 84.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 061 082 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 346 950 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në një universitet të dytë, në shumën 153 086 lekë.

Të ardhura nga paga nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, në shumën 73 440 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Janë dhënë 1 000 euro dhe papaguar 10 000 euro.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 700 000 lekë, ndërsa pa shlyer 1 800 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 302 437 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 294 750  lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura nga punimi shkencor i Kristo Panos në shumën 100 000 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Shlyer tërësisht.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 1 200 000 lekë, ndërsa pa shlyer 600 000 lekë.

Viti 2015

Kursime nga paga dhe qiramarrja në shumën 500 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortes në shumën 533 491 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 315 243 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 294 146 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 533 491 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 500 000 lekë, ndërsa pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2016

Garazh me sip 18.20 m2, në Tiranë, me vlerë 325 000 lekë.

Garazh me sip 18.30 m2, në Tiranë, me vlerë 325 000 lekë.

Blerë autoveturë të përdorur në emër të bashkëshortes në shumën 180 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, në shumën 1 080 498 lekë.

Kursime nga paga si prokuror dhe qiramarrja në shumën 700 000 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortes në shumën 407 838 lekë.

Gjendje e llogarisë së pagës të subjektit deklarues në shumën 900 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 387 640 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 505 219 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 1 059 173 lekë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer tërësisht.

Viti 2017

Hapur llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 9 000 euro.

Shtuar në llogarinë e kursimit të bashkëshortes, shuma 2 000 euro.

Llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 2 000 euro.

Llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 2 000 euro. Shtuar në gjendjen e llogarisë së pagës së bashkëshortes, shuma 1 002 417 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, shuma 106 798 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, shuma 878 lekë.

Gjendja cash ne banesë, 30 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 223 317 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 616 577 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 1 057 417 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 960 000 lekë.

Viti 2018

Automjeti i përdorur Ford Kuga, me vit prodhimi 2015 me vlerë 17 500 euro.

Shtuar, llogari kursimi në emër të bashkëshortes, shuma 4 000 euro.

Shtuar, llogari kursimi në emër të bashkëshortes, shuma 6 000 euro.

Shtuar, gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 222 936 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 313 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, shuma 196 lekë.

Gjendja cash ne banesë, 20 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 169 206 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 607 781 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si eksperte ligjore nga një kompani në shumën 1 153 408 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 960 000 lekë.

Kontratë qiraje financiare me objekt blerje automjeti Ford Kuga. Shuma e financuar nga banka është 14 000 euro. Detyrimi i shlyer është 3 819 euro, ndërsa i pashlyer 11 331 euro.

Tatim mbi të ardhurat individuale për dhënien me qira të një objekti, në shumën 144 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Drejtori i Kufirit në Vetting/ KJV jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Eduart Merkaj, drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit.

Nga Hetimi Administrativ i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale të Eduart Merkajt.

Eduart Merkaj vitet e fundit ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

LEXO EDHE:  Gjuhë rrugaçësh për autizmin/ Si u bë miliarder, deputeti ish-doganier me dhjetëra apartamente e troje

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Zbulohet pasuria e Klement Balilit

Ky proces pritet të kalojë në filtër të gjithë zyrtarët e policisë në mënyrë që edhe ky sektor të pastrohet përfundimisht nga emra, që konstatohen me probleme mbi kriteret e  pasurisë, moralit dhe përgatitjen e tyre profesionale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE