Connect with Us

Franca po rishikon qëndrimin e saj/ Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

Politikë

Franca po rishikon qëndrimin e saj/ Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

Publikuar

-

Komisioni Europian pohon se nuk do të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtohet shpresat për hapjen e negociatave.

Shpresat për ҫbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Franca, Komisioni i ri Europian dhe Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Europian. Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”.

Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të ҫbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020).  Presidenti francez deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t’u japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,  një datë për hapjen e negociatave të pranimit.

 Fleksibilitet në vend të qëndrimit të prerë bllokues

Edi Rama, Premierminister (Getty Images/AFP/G. Shkullaku)

Gledis Gjipali, Drejtor i “European Movement´- Albania”, me seli në Tiranë, thotë për Dutsche Wellen se deklarata e Presidentit Macron  nënkupton arritjen e një konsensusi të gjitha vendeve anëtare të BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kemi një fleksibilitet në rritje të Presidentit Macron kundrejt vendimit të tij të prerë në tetorin e kaluar, kur bllokoi procesin e zgjerimit deri në reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit. Deklarata e tij për një samit të suksesshëm uniteti nënkupton vullnetin e Francës për të zgjidhur ngërҫin e zgjerimit”, thotë për DW, Gledis Gjipali.

A do të fillojë me Shqipërinë dhe MV metodologjia e re?

Kjo është pyetja e menjëhershme. Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato “një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE.

Në një propozim drejtuar Komisionit Europin, (KE), në mes të dhjetorit të kaluar, 9 vende anëtare të BE  – Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia – i propozojnë KE që “ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kroatien Ursula von der Leyen und Andrej Plenkovic (picture-alliance/AP/D. Bandic)

“Propozimi alternativ i 9 vendeve anëtare të BE është një kundërpërgjigje ndaj atij francez që vendos reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit, para marrjes së vendimit për Shqipërinë dhe MV. Në këto kushte, që procesi i hapjes së negociatave të ҫbllokohet, e vetmja rrugë është arritja e një kompromisi. Europa është e bazuar mbi kompromisin,” thotë Gledis Gjipali.

LEXO EDHE:  Reagon BE: Mbështesim hapat kundër individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike

Ursula von der Leyen – Të mbajmë premtimet tona

Shpresat për arritjen e kompromisit në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe MV, me rregullat egzistuese, janë gjallëruar më tej të premten, (10.01.2020) kur Presidentja e  KE, Ursula von der Leyen,  deklaroi në Zagreb, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenković: “Ne nuk duhet të ndryshojmë tani kushtet apo regullat për Shqipërinë dhe MV. Ne duhet te mbajmë premtimet tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret që u kemi kërkuar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Qëllimi është të sigurojmë Shqipërinë dhe MV se dera është e hapur dhe ato mund  të fillojnë bisedimet e anëtarësimit” theksoi ajo.

Propozimi i ri i KE

Qartë dhe pa ekuivoke Presidentja e KE ka folur të premten në Zagreb për “një proces paralel rinovimi të metodologjisë me vijimin e procesit me Shqipërinë dhe MV”, qëndrim ky i kundërt me atë të Presidentit francez Macron, që kundërshton hapjen e negociatave për dy vendet përpara reformimit të metodologjisë. Ajo tha gjithashtu se do të propozojë ndryshime “në fillim të vitit” të mënyrës sesi BE skanon vendet që aspirojnë anëtarësimin. Në tetorin e kaluar Franca bllokoi hapjn e negociatave me Shqipërinë dhe MV gjatë 6 mujorit të parë 2020, për të bërë të mundur sipas saj “një shqyrtim të kujdesshëm të zbatimit të ligjit” në dy vendet.

Dr. Entela Komnino | Journalistin (DW/A. Ruci)

Dr. Entela Komnino, gazetare që trajton ҫështjet e integrimit europian të Shqipërisë, mendon se deklaratat e fundit të Presidentes së KE flasin për një situatë që po ndryshon në favor të Shqipërisë dhe MV.

”Këto deklarata tregojnë që kompromisi është në rrugë e sipër ose është arritur tanimë. Macron ka marrë atë që kërkoi nga vendet anëtare: rënien dakort për nevojën e reformimin të metodologjisë së procesit të negociatave. Dhe tani vendet anëtare kërkojnë të konsiderohet / të pranohet  “po”-ja e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, thotë për DW, Entela Komnino.

KE i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në vitin 2014, pesë vjet pas aplikimit  të saj për të qënë vend anëtar i BE./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    13 Janar, 2020 at 9:11 am

    Per çfare zbutje qendrimi flisni,ky vazhdon te beje ligje antidemokratike dhe u dashka te hapen negociatat pa u permbushur kushtet e bundestagut

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Edi Rama, kokoshi majë plehut që shkatërroi integrimin

LEXO EDHE:  U përjashtua nga Rama/Ish-deputeti i PS rikthehet me një mesazh të fortë

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

LEXO EDHE:  Liderët evropianë do t’i kërkojnë Ramës, arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Ngjela “sulmon” opozitën/ Zbulon ultimatumin e BE

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE