Connect with Us

Foto-Moti i keq/ ARRSH informon mbi situatën e rrugëve

Sociale

Foto-Moti i keq/ ARRSH informon mbi situatën e rrugëve

Publikuar

-

Nisur nga situata e motit në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar në lidhje me situatën në akset rrugore kryesore në vend.

Kështu, sipas ARRSH, rajoni Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë  e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Po ashtu, edhe rajoni Qendror dhe Rajoni Jugor nuk kanë probleme me qarkullimin e mjeteve.

LEXO EDHE:  Megaskandali/ ARRSH ndërpret punimet në Unazën e Re

ARRSH thekson se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate dhe viijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen  në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth një 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet Covid-19, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër 1.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori Llalla refuzon takimin me Saimir Tahirin

LEXO EDHE:  Skandali me rrugën/ Dy ish-zyrtarët e ARRSH te Krimet e Rënda

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Temperaturat e ulëta gjatë natës/ Si paraqitet situata në akset kombëtare

LEXO EDHE:  FMN “rrëzon” PPP-të për rrugët shqiptare: Ja si duhet t’i gjeni burimet e financimit

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Megaskandali/ ARRSH ndërpret punimet në Unazën e Re

LEXO EDHE:  Megaskandali/ ARRSH ndërpret punimet në Unazën e Re

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE