Connect with Us

Edi Rama mbyll dosjen e Lulzim Bashës në gjykatë

Politikë

Edi Rama mbyll dosjen e Lulzim Bashës në gjykatë

Publikuar

-

"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Ka ndodhur ajo që pritej dhe ajo që shqiptarët e besojnë dhe tashmë e kanë të vërtetuar. Pazaret e Lulzim Bashës, kryetarit të Republikës së Re me kryeministrin Edi Rama vazhdojnë.

Sot gjykata ka pushuar çështjen ndaj tij, megjithëse janë bërë shumë hetime, ndërkohë që në SHBA ka pasur një skandal të nxjerrë nga një media amerikane e cila ka publikuar dokumenta zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë. Pra sot gjykata shqiptare hodhi poshtë për interes të Edi Ramës dokumentat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA pas deklarimeve të bëra nga lobisti Nik Muzin ku thuhet se janë paguar të paktën 1 milionë dollarë për lobim në SHBA nga kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë çudi, gjithçka pritej, nuk përbën më lajm marrëveshja Rama-Basha.
Nuk ka nevojë më për komente se pazaret e tyre vazhdojnë në lidhje me Reformën në Drejtësi, në lidhje me Sistemin Zgjedhor apo dhe vendimet e fundit të Gjykatës. Po pse Rama dhe pikërisht ai i mbylli dojesn Lulzim Bashës? Një pyetje që kërkon argument, dikush mund të thotë që dosja i duhej e hapur. Në fakt dosja ende nuk është byllur, çështja ndoshta do të shkojë në Apel por tre prokurorë që hetonin çështjen, dy prej tyre kanë qenë për ta çuar në gjykatë dhe për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje, njëri prej tyre ka kundërshtuar.

Mesa duket ndoshta s’ do të ketë as ankimim në Apel pasi gjykata ka dhënë si vendim atë që ka dashur Luli avokatët e tij dhe vetë kryeministri Edi Rama që e do Lulzim Bashën në krye të PD, në krye të Republikës se Re e do kundërshtar aq të dobët. ashtu të rraskapitur pa ide, pa frymëzim, pa mbështetje, të sakatuar, pazarxhi, të vogël, të ngushtë dhe të pamundur për tu ngritur si një lider opozitë thjeshte dhe vetëm për një qëllim që Edi Rama të vazhdojë dhe të mbretërojë pushtetin e tij.

LEXO EDHE:  Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren/ Gjykata jep masat për 5 të arrestuarit

Kjo është dhe arsyeja kryesore që ai e mbështet Lulzim Bashën, i mbyll dosjet në prokurori, ia çon në Gjykata, i jep 16 milionë euro për pallatin e vjehërrit të tij apo e ul në tryeza marrëveshje i siguron pushtet dhe miliona euro bizneseve të familjarëve të tij.

Nuk kishte më asnjë dyshim, kjo e fundit nuk përbën më lajm, mbyllja e dosjes së Bashës ishte ajo që pritej, Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë marrëveshjen e tyre, ata të dyja janë vëllezër siamezë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata në Kakavijë/ Murrizi thirrje Ramës e Lleshajt: Nuk ka turp më të madh, ndërhyni menjëherë

Publikuar

-

Nga

Situata në Kakavijë/ Murrizi thirrje Ramës e Lleshajt: Nuk ka turp më të madh, ndërhyni menjëherë

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ndërsa e konsideron si një turp për qeverinë shqiptare.

Murrizi i ka bërë thirrje mistrit të Brendeshem Sader Lleshaj, ministrit të Diaspores Pandeli Majko dhe kryeministri Edi Rama që të ndërhyjnë menjëherë, pasi situata nuk është vetëm denigruese por edhe e rrezikshme.

“Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e saj

I bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehere

Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise



LEXO EDHE:  Sekuestrohen 25 mijë m2 tokë/ Vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave të falsifikuara

Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine.”/CNA.al

Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e sajI bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehereNuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeveriseShume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine

Gepostet von Myslim Murrizi am Freitag, 14. August 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria greke merr vendimin e rëndësishëm/ Shtyhen kufizimet me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Qeveria greke merr vendimin e rëndësishëm/ Shtyhen kufizimet me Shqipërinë

Ambasada greke ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj lidhur me masat e marra për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Ambasada njofton se qeveria greke ka vendosur të shtyjë kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria deri më datë 31 gusht.

Vendimi përjashton nga kufizimet poseduesit e pasaportes greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshmë.

Deklarata e plotë e Ambasadës Greke:

Sipas nr. D1a / G.P.oik. 51236/13.08.2020 (Gazeta e Qeverisë B ‘ 3397) Vendimi i Qeverisë greke, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtrihen deri më 31 gusht 2020.

Sipas nr. D1a / G.P.oik. 51244 / 13.08.20 (Gazeta e Qeverisë B ‘ 3399) Vendimi i Qeverisë greke, përjashtim nga hyrja në Greqi është mbajtësi i pasaportë / identitetit grek, EDTO dhe leje qëndrimi, ata që kanë rezidenca kryesore e tyre në Greqi dhe ata që hyjnë, pas lejes, për arsye profesionale absolutisht të domosdoshme. Sa më sipër lejohet hyrja në stacionet kufitare të Kakavisë, me kufi kalimi ditor prej 750 vetash, dhe Krystallopigi, me limit ditor 300 vetash, nga ora 7 deri në 11, ose me ajër (fluturimi Tiranë – Athinë) sipas nr. D1a / AI. familje. 50682 / 11.08.20 (Gazeta qeveritare B ‘ 3362) Vendim.

Sipas nr. D1a / G.P.oik. 50896/14.08.2020 (Gazeta qeveritare B ‘ 3402) Vendim, nga dita e diel 16.08.2020 në ora 00:01, për ata që hyjnë në Greqi, aplikohet arrest shtëpiak (7) ditë pas mbërritjes (shoferët e kamionëve të përjashtuar).
Personat që shkelin masën e karantinës, dhe pa cënuar sanksionet penale të parashikuara, do t ‘ i vihet asnjë shkelje, me akt të arsyetuar të autoritetit kompetent, gjobë administrative prej pesë mijë (5.000) euro.



Nga data 17 deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të sigurojnë:
1) testi negativ i COVID me metodën PCR brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes, me publik ose të certifikuara nga autoritetet shqiptare laboratoret private (nuk shqetëson shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijë të lindur nga viti 2011 e tutje))
2) certifikata përkatëse e diagnozës në gjuhën angleze, me emër të plotë dhe pasaportë / numër identiteti i personit
3) formulari PLF i vlefshëm, me kodin QR (nga https://travel.gov.gr )

LEXO EDHE:  I akuzuar për shantazh/ Gjykata jep vendimin për liderin socialist

LEXO EDHE:  Më shumë se 60 minuta takim kokë më kokë/Çfarë po diskutojnë Rama-Basha

Ata që hyjnë në Greqi për lëvizje profesionale absolutisht të domosdoshme dhe largohen nga ajo, nuk do të mund të kthehen në territorin grek deri më 31 gusht.
//
NJOFTIM
Sipas vendimit të qeverisë greke nr. Δ1α/Γ.Π.οικ.51236 /13.08.2020 (ΦΕΚ Β’3397), kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më datë 31 gusht 2020.

Sipas vendimit të qeverisë greke nr. Δ1α/Γ.Π.οικ.51244 /13.08.20 (ΦΕΚ Β’ 3399), përjashtohen nga kufizimet poseduesit e pasaportes greke, të Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit dhe lejes së qëndrimit, personat që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe te gjithë ata që hynë pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshmë. Hyrja e personave të mësipërm nga pikat kufitare te Kakavisë, që lejohet të hynë 750 persona në ditë, dhe të Kapshticës që lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, ose me aeroplan (fluturimi Tiranë – Athinë), sipas vendimit nr. Δ1α/ΓΠ.οικ. 50682/11.08.20 (ΦΕΚ Β’ 3362)

Sipas vendimit nr Δ1α/Γ.Π.οικ.50896/14.08.2020 (ΦΕΚ Β’3402), nga dita e diel 16.08.2020 ora 00:01 deri më 31.08.2020 ora 23:59, të gjithë ata që hynë në Greqi zbatohet karantinimi 7 ditor që prej mbërritjes së tyre (përjashtohen shoferat e kamionëve).
Personat të cilat shkelin masën e karantinës, përvec sanksioneve penale të parashikuara, dënohen më gjobë në masën 5.000 euro.

Nga data 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:
1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike ose private të certifikuara në Shqipëri, (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)
2) Vërtetim diagnozë në anglisht (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit
3) Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Ata që hyjnë në Greqi për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe me pas dalin nga shteti grek/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kaosi në Kakavijë/ Hajdari “shkund” qeverinë: Lërini pushimet, po rrezikohet jeta e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për kaosin e krijuar sot në pikën kufitare të Kakavijës me radhët kilometrike të qytetarëve shqiptarë.

Me tone të forta kritike, Hajdari i bën thirrje kryeministrit Rama të lërë pushimet dhe deklaratat boshe por të hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Hajdari shkruan se situata e krijuar po rrezikon jetën e qytetarëve së pari për shkak të Covid dhe së dyti nga temperaturat e larta.

Ajo i bën thirrje gjithashtu qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
“Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije.
Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.
Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.
Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.
Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.
Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 25 mijë m2 tokë/ Vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave të falsifikuara

LEXO EDHE:  Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!



Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.”/ CNA.al

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije. Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve. Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Gepostet von Rudina Hajdari am Freitag, 14. August 2020

LEXO TE PLOTE