LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Divorcet dhe martesat/ Kush mban vendin e parë nga lagjet e Tiranës

13 Janar 2020, 22:38, Aktualitet CNA
Divorcet dhe martesat/ Kush mban vendin e parë nga lagjet e Tiranës

Kemi parë pothuajse çdo ditë që të realizohen martesa, por si është në të vërtetë raporti i tyre në çdo lagje të Tiranës, shumë pak e dinë.

Nga një monitorim në të dhënat demografike të Tiranës, vihet re se vendin e parë për më shumë martesa e mban njësia numër 11, që përfshin konkretisht zonën e Laprakës.

Nga të dhënat e përpunuara nga Scan, rezulton se në këtë njësi janë 6.12 martesa për çdo 1000 banorë. Ndërkohë e kundërta ndodh në njësinë numër 10, e cila numëron 4.14 martesa për 1000 banorë në vitin 2018.

Nga njësitë administrative, në vend të parë rezulton Kashari me 8.2 martesa për 1000 banorë. Nga ana tjetër divorcet paraqiten më të shumta në njësinë administrative numër 10, që përfshin zonën e rrugës ?Myslym Shyri?, ku vihet re gjithashtu edhe njësia më e plakur e Tiranës.

Sipas këtyre të dhënave, numri më i vogël i divorceve është në njësinë numër 3, të zonës së ?Xhamllikut?. Përsa i përket njësive administrative, divorcet shfaqen më të pranishme në zonën e Kasharit, me 1.69 për çdo 1000 banorë dhe Bërzhita me më pak ndarje çiftesh, konkretisht 0.16 divorce për 1000 banorë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga