Connect with Us

Censura ndaj mediave/ OSBE: Ligji të ndryshohet, nuk përputhet me standardet ndërkombëtare

Lajme

Censura ndaj mediave/ OSBE: Ligji të ndryshohet, nuk përputhet me standardet ndërkombëtare

Publikuar

-

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir thotë se është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit për mediat, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Ky reagim nga OSBE erdhi pas pas marrjes së dokumentave shpjeguese nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për arsye të mosdekretimit të ligjit për shtypin në Shqipëri.

“Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Si e censuruan mediet protestën e 1000 punëtorëve të Bypass-it të Fierit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për mediat audiovizive” duke deklaruar se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur përgjegjësinë prej vitit 2016

Publikuar

-

Nga

Instituti i Studimeve Publike po bën monitorimin e akteve ligjore dhe matjen e impaktit të mungesës së akteve nënligjore, projekt i mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një prej gjetjeve aktuale, të adresuara në Kuvend për zgjidhje ligjore është kompetenca dhe përgjegjësia e papërmbushur e Kuvendit në lidhje me aktin nënligjor në kuadër të ligjit 138/2015 të njohur si “dekriminalizimi”.

Konkretisht, ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 2, pika, 6 përcakton se “Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndërkombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji”. Në vijim, neni 16 përcakton se “aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen nga organet kompetente jo më vonë se 2 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Ligji është miratuar më 17.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në janar 2016.

LEXO EDHE:  Dhuna në Kryeministri/ OSBE paralajmëron opozitën

LEXO EDHE:  Edi Rama po përgatit ligjin e censurës

Për rrjedhojë, në mars 2016 do të duhej që Kuvendi të kishte përcaktuar me vendim listën e shteteve të tjera që përfshihen në objektin e veprimit të tij.
Pas rreth tri vitesh ende kjo kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit nuk është përmbushur. Për pasojë, në çështjen e zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit është krijuar një problematikë, për shkak se në mungesë të kësaj liste të miratuar nga Kuvendi, vendet që nuk janë anëtare në BE si Zvicra apo Norvegjia, apo vende që mund të jenë në proces daljeje nga BE si Britania e Madhe, apo vende të shumta jashtë BE përfshirë disa në rajonin tonë, ku kemi raste të veprave penale nuk janë ligjërisht vende në të cilat veprat penale janë objekt i veprimit të ligjit 138/2015, – thuhet në letrën e adresuar Kuvendit.

LEXO TE PLOTE