Connect with Us

Çahet tubacioni te ‘Ali Demi’/ Përmbyten garazhet e 3 pallateve

Sociale

Çahet tubacioni te ‘Ali Demi’/ Përmbyten garazhet e 3 pallateve

Publikuar

-

Çarja e një tubacioni në rrugën, Idriz Dollaku, në zonën e ‘Ali Demit’, në Tiranë, ka bërë që të përmbyten rrugët dhe garazhet e tre pallateve.

Në videon e publikuar që disponon ‘Balkanweb’, shihet se si uji ‘shpërthen’ nga tubacionet dhe del në formën e një shatërvani, duke përmbytur edhe rrugën.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Sociale

Vështirësohet qarkullimi nga ngricat, në Dibër

Publikuar

-

Nga

Temperaturat nën zero dhe prezenca e akullit në rrugë, kanë vështirësuar qarkullimin rrugor në vend.

Probleme me qarkullimin e mjeteve, mësohet se, ka në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel.

Sipas autoriteve lokale rrugët në qarkun e Dibrës janë të gjitha të hapura dhe qarkullohet normalisht, veç segmentit Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Ndërkaq, rrugët kombëtare në të gjithë vendin raportohen të hapura dhe pa probleme!

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU kontrolle të rrepta/ Asgjësohen 5.5 ton produkte ushqimore në një javë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, gjatë javës së parë të vitit 2020, në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim në sajë të garantimit të sigurisë ushqimore në vend ka kryer 113 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 51 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve si dhe është vendosur ndaj një subjekti masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 300,000 lekë.

Gjithashtu janë bllokuar 47 kg produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human si dhe janë asgjësuar 5.536 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi me kërkesë të vetë subjektit. Vijueshmërisht gjatë kontrolleve janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen thirrjet mashtruese në celularë/ Si funksionon skema

Publikuar

-

Nga

Thirrjet mashtruese nga telefoni janë rikthyer sërish këtë fillim viti. Në vitin 2018 Shqipëria u piketua nga një sërë skemash mashtruese që operonin përmes thirrjeve telefonike me prefikse nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por nuk përjashtoheshin edhe vende të tjera. Në këto raste kompanitë mashtruese pas telefonit bëjnë një telefonatë të shkurtë “peshkuese” dhe presin që ju t’i telefononi pas duke ju tarifuar me çmime të larta. Sa më e gjatë telefonata aq më e lartë fatura që qytetarët do të paguanin në fund të muajit.

Por këtë fillimvit edhe pse skema është e njëjtë ajo që ka ndryshuar janë prefikset nga vijnë telefonatat, që i takojnë vendeve europiane kryesisht Greqi, Francë apo Itali. Në këtë rast rënia pre e mashtrimit bëhet më e thjeshtë duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë në rastin më të shpeshtë kanë të afërm në vendet fqinje si Itali dhe Greqi por edhe marrëdhënie biznesi.

Si funksionon skema

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i huaj. Në rastin e raportuar pranë redaksisë numri në fjalë është +338910061722. Ky numër është me prefiks francez por si ky kompanitë mashtruese kanë me qindra. Telefonata është e shkurtë por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar ndaj qytetari i kthen telefonatën. Në anën tjetër nuk njoftoheni as për zile por menjëherë hapet telefoni dhe nuk përgjigjet askush. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese në anën tjetër që fitimin e ka në bazë të impulseve.

Duke qenë se keni rënë një herë pre e kësaj situate dhe keni kthyer telefonatën, kompania mashtruese në anën tjetër ju bën një tjetër telefonatë. Këtë herë vetëm një orë më pas me numrin +336980764570 që i korrespondon prefiksit grek. Nëse sërish do të bëni telefonatën sërish do të jeni duke paguar shtrenjtë. Si këto telefonata do të merrni disa përgjatë ditës dhe të gjitha me numra të ndryshëm me synimin që ju t’i telefononi. Këshilla më e mirë në të tilla raste? Thjesht mos i telefoni./ Monitor

LEXO TE PLOTE