LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blloku i zi dhe floriri i Krrabës/ Luksit të  Metës po i vjen fundi?

13 Janar 2020, 11:07, Politikë CNA
Blloku i zi dhe floriri i Krrabës/ Luksit të  Metës po i

Presidenti Ilir Meta, është politikani më i lakuar, i cili dyshohet se ka lidhje me afera të forta korruptive.

Me ngritjen e SPAK, opinioni publik pret që ai të hetohet si për rastine 7 përqindëshit apo bllokut të zi dhe për pasurinë e dyshimtë.

Deri më tani nga SPAK, nuk ka ndonjë sinjal, nga ana tjetër Presidenti Meta po përpiqet të mos shfaqet në panik.

Së fundmi në një intervistë televizive ai theksin e vuri tek procedurat e Kuvendit, për shkarkimin e tij në lidhje më anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Një tjetër çështje ku Meta u përqëndruar ishte përplasja me Ardian Dvoranin.

Por, në asnjë moment Meta nuk e ndjeu përgjegjësinë që të ballafaqohet me dyshimet dhe akuzat që e kanë shoqëruar në vite.

Dyshimet për vjedhjen e florit të Krrabës, çështja e ?bllokut i zi?, apo edhe pasuria e dyshimtë që ai ia atribon bashkëshortes si trashëgimi, janë disa nga rastet që në një vend normal demokratik, Meta duhej të ishte vënë para llogaridhënies.

Por, duke ditur se sistemi i drejtësisë në vendin tonë, ka çaluar dhe në mjaft raste është blerë dhe është shitur, ndërkohë Meta ka shijuar pushtetin dhe luksin që i ka dhënë ai në këto rreth 30 vite.

Në këto rrethana Meta ka treguar se më shumë luftë po bën që moë të bjerë në kthetrat e SPAK, se sa të shkarkohet nga Kuvendi.

Duket se Presidentin, nuk e tremb shkarkimi, por një hetim i mirëfilltë nga SPAK-u. Një reagim nga ana e SPAK ?ut, do të thotë një fund për Metën dhe luksin e tij.

Mbarë opinioni publik, me 11 janar 2011, dëgjoi dhe pa me zë dhe figurë se si Meta, u bë i dyshuar për pazare korruptive.

Emisioni investigativ ?Fiks Fare? publikoi videon ku Ilir Meta, zv kryeministri, i atëhershëm ndodhet në zyrën e ministrit të atëhershëm të Ekonomisë dhe i kërkonte favore për një tender hidrocentrali dhe disa afera të tjera korruptive.

Ndër të tjera bisedë përmendeshin përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Videoja ishte regjistruar nga vetë Dritan Prifti, sot i ndjerë, më 1 mars 2010.

Për këtë rast Meta ia hodhi pa u laguar dhe me një sërë dyshimet se bleu ekspertë dhe gjyqtarë.

Meta ndryshe nga aktorë të politikës por edhe nga qytetarë njihet me pseudonimin ?Ilir Floriri?, duke iu referuar kështu humbjes së floririt të Krrabës  shumë vite më parë.

Për herë të parë, gishtin ndaj Metës për vjedhjen e florit e drejtori ish kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

?Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës?, pat deklaruar Sali Berisha.

Me 7 prill 2000,  u konstatua se nga 24 arkat speciale metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë amerikanë, 11 arka ishin krejtësisht të zbrazura.

Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend.

Meta në vijimësi i ka mohuar akuzat ndaj tij, por hetim të mirëfilltë nuk ka pasur./CNA.al

Lajmet e fundit nga