Connect with Us

Bëmat e gjyqtarit që u shkarkua nga KLD/ Pas rikthimit, përfshihet në skandalin e pronave

Vetingu

Bëmat e gjyqtarit që u shkarkua nga KLD/ Pas rikthimit, përfshihet në skandalin e pronave

Publikuar

-

Procesi i Vettingut ka shërbyer për të faktuar skandalet në sistemin e drejtësisë.

Deri më tani janë shkarkuar gati gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritet që SPAK të merret më tej, me ta.

Gjyqtari i Shkodrës Albano Çepele është një nga subjektet e listuara për këtë fazë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sa i përket pasurisë, si burim të ardhurash ai deklaorn vetëm pagën e tij, ndërkohë ndër vite ka radhitur shifra jo të uleta, por nga mënyra se si ka shkruar nuk kuptohet.

Në vitin 2014, gjyqtari  Çepele, është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë , pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço për procedim disiplinor për moszbardhjë të  34 vendimeve gjyqësore në kohë.

Pas shkarkimit në 15 prill 2014 në mbledhjen e KLD-së të drejtuar nga presidenti Bujar Nishani, Çepele e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e ndërsa kjo e fundit ka vendosur që çështja e gjyqtarit të rikthehet edhe një herë për shqyrtim.

Ai është rikthyer në vitin 2017 në detyrë dhe sërish emri i tij ka pushtuar mediat.

Në vitin 2017, emisioni investigativ  “Fiks Fare”  ka denoncuar skandalin e gjyqtarit Albano Çepele.

Ky i fundit rezultontë të kishte dhënë tre vendime me të njëjtin objekt padie, duke nxjerrë dy pronarë për të njëjtën pronë, pikërisht për dy dyqane.

Tre gjyqet ishin zhvilluar në një hark kohor prej tetë muajsh nga gjyqtari Albano Çepele, ndërkohë që në tria rastet, palë ka qenë Enti Kombëtar i Banesave, për të cilin ishte ankuar edhe qytetari D. Preka, shkruan CNA.al.

Në gjyqin e parë, fitues ka dalë D. Preka, i cili deklaron se nuk ka bërë kurrë padi dhe nuk e dinte se kishte fituar një gjyq për dyqanet që ka në përdorim prej 20 vitesh. Në gjyqin e dytë, i paditur rezulton një person i cili nuk ekziston, ndërsa në gjyqin e tretë, ka fituar një ish-anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër. Pra, për të njëjtin objekt, gjyqtari Albano Çepele ka nxjerrë dy fitues në dy vendime të ndryshme, ndërkohë që të dyja këto vendime, ishin ne fuqi.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë të gjyqtarit, Albano Çepele.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 0,062 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 780 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i babait, 156 000 lekë.

Viti 2005

(Nuk kuptohet se çfarë shkruan), por deklaron shumën 5 000 euro.

Të ardhura në shumën 600 000 lekë. (nuk kuptohet), ndërsa më tej deklaron pensionin e babait në shumën 173 000 lekë.

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

Hua, në shumën 30 000 euro, (Nuk kuptohen sqarimet që ka dhënë).

Viti 2006

Banesë me sip 86.8 m2 me vlerë 30 000 euro.

Më tej deklaron shumar, 5 000 dollarë,  5 000 euro, 200 000 lekë, por sqarimet që ai ka dhënë nuk lexohen, janë të pakuptueshme.

Nga huaja 30 000 euro, janë paguar 10 000 euro.

Viti 2007

70 000 lekë përfituar nga rroga.

20 000 euro, hua për ap. Janë paguar 4 000 euro.

Viti 2008

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 220 000 lekë. Kanë mbetur edhe 56 768 lekë.

Nga 16 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 11 000 euro.

Viti 2009

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 236 000 lekë. Kanë mbetur edhe 567 96  73 lekë.

Nga 11 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 4 500 euro, ndërsa pa shlyer 6 500 euro.

Viti 2010

Mbetje nga të ardhurat e rrogës në shumën 56 899 lekë.

Nga 6 500 euro e mbetua hua, është paguar shuma 3 500 euro, ndërsa pa shlyer 3 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, në shumën 1 191 471 lekë.

Është shlyer tërësisht huaja e marrë për ap.

Të ardhura nga puna në shumën 4 000 dollarë.

Viti 2012

Të ardhura të kursyera nga rroga në shumën 6 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 191 471 .

Viti 2013

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 7 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 316 658 lekë.

Viti 2014

Shpenzime familjare në shumën  4 000 USD.

Të ardhura nga paga, janar, shkurt, mars 2014, kur janë ndërprerë marrëdhëniet në punë, pas vendimit për shkarkim nga KLD në shumën 385 600 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 360 000 lekë.

Viti 2014 (Deklaratë pas largimit nga detyra)

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 1 500 dollarë.

Të ardhura nga paga në shumën  361 327 lekë.

Viti 2016 (Deklaratë para fillimit të detyrës)

Ap me sip 86 m2, blerë në vititn 2005 me vlerë 30 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga mujore në shumën 503 031 10 lekë.

Viti 2018

Kursime nga të ardhurat e pagës në shumën 714683.33 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 121 0034 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Nis zbatimi i “Vetting-ut”/ Ndërkombëtarët në Tiranë javën e ardhshme

LEXO EDHE:  Ironia “therëse” e Dylgjerit/Ja kujt do t’i ngjajë Vetting-u kur të ringjallet!

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  I shpëtoi atentatit me armë zjarri/ Zbardhet pasuria e gjyqtares së Dritan Dajtit

LEXO EDHE:  Kontrolli i fondeve publike/ Vetting edhe për bizneset?

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: