Connect with Us

“Bashës i ndalohet hyrja në SHBA”

Politikë

“Bashës i ndalohet hyrja në SHBA”

Publikuar

-

“3 muaj më parë Lulzim Bashës i është ndaluar hyrja në SHBA”.

Kjo është deklarata e fortë që, bëri mbrëmjen e sotme, ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, teksa po fliste për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha.

Spahiu tha, në emisionin “Open”, se Basha është nën presion të brendshëm dhe të jashtëm, dhe se tre muaj më parë, atij i është pezulluar hyrja në SHBA.

“I është pezulluar përkohësisht hyrja dhe është detyruar të anullojë vizitën 24 orë para. Këto informacione i kam 100% të sigurta. Në 4 muaj pas asaj dite, Basha nuk ka mundur të udhëtojë më në SHBA”, pohoi politikani.

Sipas tij, një marrëveshje me Ramën është e vetmja mënyrë që Lulzim Basha të mbijetojë në politikë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    14 Janar, 2020 at 6:27 am

    Ky sikur deklaroi se nuk do merrej më me politike,por edhe kur flet merret me lulin,kurse me ramen nuk ja mban bytha

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Publikuar

-

Nga

E ngacmoi seksualisht te shkallët e pallatit/ Nëna në Tiranë denoncon abuzuesin e vajzës së saj

Një grua në Tiranë ka denoncuar në polici abuzuesin e vajzës së saj të mitur.

Mësohet se një person ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. E mitura i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen, e cila më pas ka bërë denoncimin në polici. Nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.



Ndërkohë po punohet nga autoritetet dhe me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani replikë ish-ministres Shahini/ Nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë

Publikuar

-

Nga

Nishani replikë ish-ministres Shahini/ Nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas deklarimeve të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila u shpreh se opozita e kishin sulmuar për shkak të dialektit.

Me anë të një stausi në rrjetet sociale Nishani theksoi se Shahini ishte pjesë e nje qeverie që nxorri në shitje trojet e Kosovës.

“Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish-Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo!

Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.



Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.

Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të”, shkroi ish-presidenti.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Artikulli i saj shkencor rezulton 70% i kopjuar”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

Publikuar

-

Nga

Pas largimit të Besa Shahinit nga pozicioni i Ministres së Arsimit, vendin e saj e zuri Evis Kushi.

Pas emërimit të Evis Kushit në krye të Ministrisë së Arsimit, studiuesi Vladimir Kola ka bërë kërkimet e tij dhe ka zbuluar se artikulli shkencor i Kushit është 70% plagjiaturë.

Kola shkruan se 70% e artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Postimi i plotë:

MINISTRJA E RE E ARSIMIT EVIS KUSHI (CAKU), SI BASHKËAUTORE, ME ARTIKULL SHKENCOR 70% PLAGJIATURË (TË KOPJUAR)

Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.



Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.

Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë (te dokumenti PDF shih faqet 21-36):
http://www.asecu.gr/…/6th-international-conference-asecu-po…

Artikulli shkencor origjinal me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë:
https://afrobarometer.org/…/Working%20pap…/AfropaperNo79.pdf

Në artikullin “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007.

Te bibliografia e artikullit të kopjuar “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, është vendosur “Political corruption and income inequality in third waves democracy, Eric Chang” (shih faqen 35 te dokumenti PDF), por siç mund të vihet re titulli i artikulli origjinal është shënuar i pasaktë dhe pasaktësia duhet të jetë e qëllimshme, për të mos zbuluar burimin origjinal për lexuesin, duke pasur parasysh edhe faktin se titulli i saktë i artikullit origjinal dhe titulli i artikullit të kopjuar, janë pothuajse të njëjtë.

Gjithsesi, edhe sikur te bibliografia e artikullit “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, të ishte vendosur titulli i saktë i artikullit origjinal (shih faqen 35 te dokumenti PDF), “Eric Chang, 2007, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, do të mbetej fakti se nga artikulli origjinal i vitit 2007 me autor Eric Chang, është kopjuar 70% në artikullin e vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi.

Më poshtë, po vendos në formë fotoje, krahasimin e një pjese të teksteve të kopjuara.

LEXO TE PLOTE