Connect with Us

Abdikimi i Herrit nga kurora britanike si i Eduardit VIII/ Historia përsëritet 84 vite më vonë

Blog

Abdikimi i Herrit nga kurora britanike si i Eduardit VIII/ Historia përsëritet 84 vite më vonë

Publikuar

-

Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, nga rolet e tyre në monarkinë britanike, ka bërë bujë në mbarë botën, dhe ka tronditur jo pak familjen mbretërore. Por ky nuk është rasti i parë që ndodh diçka e tillë.

Historia duket se po përsëritet 84 vite më vonë, pasi të njëjtin akt ndërmorri edhe mbreti Eduardi VIII. Edhe ai për hir të dashurisë ndaj gruas së tij amerikane. “Kur të kem vdekur, djali do të shkatërrojë veten brenda 12 muajsh”. Kështu i tha mbreti i moshuar Xhorxhi V, kryeministrit britanik Stenli Balduin.

Monarku kishte vetëm një djalë, Eduardin, që ishte 41 vjeç kur u ngjit në fron në janarin e vitit 1936. Por babai i tij pati të drejtë:mbretërimi i Eduardit zgjati vetëm 324 ditë, para se të hiqte dorë nga froni për t’u martuar me gruan që e donte. Ajo mbahet mend si kriza më e madhe kushtetuese e monarkisë britanike në shekullin XX.

Kur pasoi në fron të atin, Eduardi VIII ishte një figurë e njohur për publikun. Ai vlerësohej nga mediat si një karakter i paqëndrueshëm, me një pamje simpatike por jo modest. Për këtë arsye, shumë nga politikanët britanikë ishin të shqetësuar. “Dyshoj shumë se ai do të drejtojë në mënyrën e duhur”- i tha kryeminitrit Balduin udhëheqësi i Partisë Laburiste, Klement Etli.

Ata e konsideronin dembel dhe të çrregullt, me një qasje të pakujdesshme ndaj detyrave të tij. Këto përshtypje vetëm sa u përforcuan kur ai u bë mbret.

Eduardi shkonte me vonesë në evenimentet zyrtare, ishte i pasjellshëm dhe kokëfortë. Gjatë 2 dekadave të fundit, ai kishte pasur një mori lidhjesh intime me gra të ndryshme, dhe veçanërisht me Freda Uord dhe Telma Farnes, që të dyja gra të martuara. Por tani kishte një partnere tjetër, amerikanen Uollin Simpson, që ishte në atë kohë në martesën e saj të dytë.

Të gjithë këto diheshin nga publiku britanik. Në shumë aspekte, Uollis ishte një zgjedhje befasuese. Ajo nuk vlerësohej as si e bukur dhe as simpatike, por ishte e mençur, ambicioze,

dhe e vendosur ta bënte për vete mbretin, edhe pse miqtë pretenduan se ajo u mërzit shumë shpejt prej tij.

Eduardi u marros pas saj. Që në vitin 1934, maxhordomi i tij, Xhon Eird, shkruante:”Princi e ndjek U…si një qen”. Sa kohë që Uollis ishte vetëm e dashura e tij, ministrat e oborrit nuk e panë të arsyeshm të ndërhyjnë. Madje as kur Eduard u tha miqve se nuk mund të jetonte dot pa të, dhe se synonte të martohej, pavarësisht kostove.

LEXO EDHE:  Ja si Kina po ndryshon gjeografinë globale të diplomacisë

Në verën e vitit 1936, Eduardi pushoi me Uollisin me një jaht luksoz në brigjet e Kroacisë, Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri Balduin, nisi të merrte ankesa për sjelljen e mbretit nga britanikët që jetonin jashtë vendit. Në tetor, kryeministri u alarmua seriozisht:ishte e qartë se Eduardi VIII ishte ende i vendosur të martohej me Uollis, dhe ajo vetë po bënte plane për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj i dytë.

Balduin e kishte diskutuar për herë të parë këtë çështje me mbretin disa ditë më herët. U fol për zgjidhje të ndryshme. Por mbreti nuk po bindej të hiqte dorë nga zonja Simpson, dhe të gjente dikë tjetër më të përshtatshme. Në fillim u mor në konsideratë mundësia e një martese “morganike’, ku Eduardi mund të martohej me Uollis, por ajo nuk do të ishte mbretëreshë, dhe asnjë fëmijë i tyre nuk do të ngjitej në fron. Por kjo ide u braktis shpejt.

Më 1 dhjetor 1936, Peshkopi Blënt i Bredfordit, tha se mbreti duhet të bënte një jetë më të krishterë. Presioni ndaj mbretit u rrit. Edhe qeveria mendonte që ai nuk mund të ishte mbret në ato rrethana. Eduardi u detyrua të bënte një zgjedhje. Brenda 10 ditëve nga shpërthimi i debateve në shtyp, mbreti vendosi të abdikojë.

Po pse Uollis Simpson, cilësohej një bashkëshorte e papërshtatshme? Vështirësia kryesore në atë kohë, kishte të bënte me faktin që ajo ishte divorcuar tashmë nga një burrë. Ndërkohë kishte dyshime të forta mbi besnikërinë e saj. Policia Metropolitane, kishte raportuar vizitat e saj të fshehta tek një shitës automjetesh “Ford”, i quajtur Gai Trandëll.

Ndërkohë, kishte shqetësime se ajo kishte simpati ndaj nazistëve. Një raport i FBI-së i publikuar në vitin 2002, pretendoi se ajo kishte qenë e dashura e Joakim von Ribentrop, ambasadoritë Gjermanisë Naziste në Londër. Por mbi këtë pretendim, nuk është gjetur asnjë provë përfundimtare.Vendin e tij e zuri Duka i Uindsor, që ishte edhe vëllai i tij, Xhorxhi VI./Historyextra- Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Studimi/ Me kohë, trupi i njeriut është bërë gjithnjë e më i ftohtë, ja cila është arsyeja

Publikuar

-

Nga

Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, është përdorur si një pikë reference për shëndetin e njeriut. Por një një studim i ri, tregon se duhet ta ndryshojmë këtë referencë. Duke sfiduar vështirësitë mjeku gjerman Karl Vynderlih, arriti të përcaktojë në vitin 1851 një temperaturë mesatare të shëndetshme të trupit të njeriut.

Por që prej asaj kohe, temperatura jonë normale trupore, është gjithnjë e më e ulët. ”Temperatura jonë trupore, nuk është ajo që mendojnë njerëzit”- thotë studiuesja Zhuli Parsone nga Universiteti i Stenfordit në SHBA. “Të gjithë jemi rritur duke mësuar se temperatura jonë normale është 37 gradë Celcius, gjë që është në fakt diçka e gabuar”- shton ajo.

Ky është tashmë një standard, që ka kapërcyer shumë epoka. Vynderlih mati temperaturën e dhjetëra mijëra pacientëve. Por instrumenti që ai përdori për të përcaktuar cila është temperatura e shëndetshme, dhe cila jo e shëndetshme e trupit (për të mos përmendur luhatjet e përditshme, efektet e moshës etj), ishte pak më shumë se 22 cm i gjatë. Një risi për kohën e tij, por primitive krahasuar me mjetet e sotme moderne.

“Në shekullin XIX, fusha e prodhimit të termometrave ishte ende e re”- vëren Parsone. Që atëherë, disa ekspertë kanë qenë kritike për matjet e Vynderlih, duke bërë thirrje të ulet me një gradë ajo që cilësohet si temperatura normale e trupit të njeriut. Parsone dhe kolegët e saj ishin kureshtarë, nëse shkaku i matjeve që kundërshtuan ato të dikurshmet, i detyrohet në fakt teknologjisë së përmirësuar, apo nëse reflektonte me saktësi ndryshimet në fiziologjinë tonë.

Për ta zbuluar këtë, ata shqyrtuan të dhënave mjekësore të afro 24.000 ushtarëve veteranëve të Ushtrisë së Unionit pas Luftës Civile në SHBA, për të kuptuar se sa më të ngrohtë kemi qenë si specie rreth një shekull më parë.

Këto të dhëna, u krahasuan më pas me rreth 15.000 regjistrime nga një studim kombëtar mbi shëndetin në SHBA në fillim të viteve 1970, dhe 150.000 regjistrime nga një platformë e të dhënave klinike të Stenfordit, në fillimet e viteve 2000. Në total, ekipi kishte detaje mbi më shumë se gjysmë milioni matjet individuale të temperaturës.

Dhe u vu re një ndryshim i qartë dhe domethënës i saj me kalimin e kohës. Temperaturat e atyre që jetuan në fund të shekullit XIX, ishin pak më të larta. Për shembull, meshkujt e lindur në vitet 2000, ishin 0.59 gradë Celsius më të ftohtë, se sa ata të lindur në fillim të viteve 1800, dhe kjo përfaqësojnë një rënie të qëndrueshme prej 0.03 gradë Celsius për çdo dekadë.

LEXO EDHE:  Si janë vendosur dhjetëra mijëra trupat amerikane në Lindjen e Mesme

LEXO EDHE:  Britania e Madhe përgatitet për të dalë nga BE

Një rënie e ngjashme u vu re tek gratë, me 0.32 gradë Celsius që nga vitet 1890. Megjithëse nuk ka të ngjarë që teknologjia e termometrit apo metodat e majtes, të evoluojnë me një ritëm që do të shpjegonte këtë rënie të qëndrueshme, ne jemi të lirë të pyesim nëse ka ndodhur diçka me trupat tanë apo mjedisin përreth, që ka shkaktuar një rënie të tillë të temperaturës trupore.

”Në aspektin fiziologjik, ne jemi thjesht të ndryshëm nga sa ishim dikur. Mjedisi ku jetojmë ka ndryshuar, përfshirë temperaturën në shtëpitë tona, kontaktin që kemi me mikroorganizmat, dhe ushqimin që hamë. Të gjitha këto gjëra, kanë bërë që ne të ndryshojmë fiziologjikisht”- thotë Parsone.

Përmirësimet në shëndetin tonë dhe ushqimet që hamë, mund të jenë vendi i duhur për të kërkuar një shpjegim. Masat trupore në rritje, e nxitin metabolizmin të risë tempraturën e trupit, por inflamacionet janë më të lidhura ngushtë me ndryshimet në temperaturën e trupit, dhe konkretisht me një rënie për shkak të infeksioneve kronike.

Ndryshimet e shkuara, mund të na japin një ide se ku po shkojmë në të ardhmen, teksa ne po jetojmë në një botë me ndryshime të mëdha sociale dhe mjedisore. Një e ardhme më e ngrohtë, thjesht mund të shohë një kthim tek një temperaturë pak më e lartë e trupit, sidomos nëse vjen me sëmundje të reja dhe një gjëndje shëndetësore në rënie./ Sciencealert-Përshtatur nga CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Salla koncertesh, muzeume, disko/ Si po i përdorin gjermanët bunkerët e Luftës së Dytë Botërore

Publikuar

-

Nga

Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi i konfliktit, shumica e bunkerëve të Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, përdoren ende si banesa apo muzeume, nga kompani shtetërore dhe organizata të tjera. Vetëm në Hamburg, ndodhen qindra prej strehimoreve kundër sulmeve ajrore, më i famshmi prej të cilëve është ndoshta bunkeri në Feldstraße.

Ai ofron ofron hapësirë ​​për zyra, dhe është shtëpia e klubit të natës Übel & Gefährlich. Madje ka plane që aty të ndërtohet një kopsht dhe një hotel. Deri kohët e fundit, rreth 30 bunkerë në qytet – kryesisht nëntokësore – ishin ende në pronësi të shtetit. Sot janë shitur thuajse të gjithë.

Vetëm 5 bunkerë, janë ende në shitje nga Instituti Federal për Pasuritë e Patundshme. Disa do t’i shiten investitorëve privatë, dhe disa bashkisë së Hamburgut. Në landin fqinj Shlezvig-Holshtein, instituti kishte nxjerrë në shitje 13 bunkerë. Tashmë ata janë janë shitur që të gjithë, për një shumë të ngjashme me atë që do të duhej për të blerë një shtëpi të  madhe.

“Gjatë 10 viteve të fundit, çmimi mesatar i shitjes në Shlezvig-Holshtein dhe Hamburg ishte 700.000 euro”- thotë zëdhënësi i institutit. Bunkerët kushtojnë më shumë në Hamburg, mesatarisht 1 milion euro secili. Në mbarë vendin, çmimi mesatar i shitjes së një bunkeri anti-ajror ka qenë mesatarisht 270.000 euro.

Duhet theksuar se në shitje janë nxjerrë vetëm bunkerët e ndërtuar për të mbrojtur qytetarët e zakonshëm, dhe jo ato që përdoren nga ushtria. Në mbarë vendin, më shumë se 250 bunkerë mbitokësorë janë shitur, që kur qeveria vendosi në vitin 2016 të shiste të gjitha strehimoret publike kundër sulmeve ajrore.

Exif_JPEG_PICTURE

Qyteti i Hamburgut, zotëron aktualisht 23 bunkerë. Por siç thotë Klas Riker, drejtues i departamentit të financave në këtë bashki, 7 prej tyre janë të papërdorshëm, pasi ndodhen në parqe ose zona me trafik. Në ndonjë rast, bunkerët janë shkatërruar për të krijuar hapësirë ​​për shtëpitë e banimit.

Shumica janë dhënë me qira afatgjata. “Jo të gjithë bunkerët ia vlejnë të modifikohen”- thotë Andreas Dresel, po nga bashkia e Hamburgut. “Ne e shohim gjithmonë secilin rast individual me shumë kujdes, për të përcaktuar nëse dhe si mund të përdoret një bunker. Ka pasur disa shembuj kreativë shumë të mirë të shndërrimit të tyre”-deklaroi ai.

Modifikimit pritet t’i nënshtrohet bunkeri në rrugën 195 Marckmannstraße, një monument i mbrojtur me ligj, që së shpejti mund të shndërrohet në një muzeum dhe vend koncertesh. Të tjerë, siç është bunkeri Steintorëall, një strukturë nëntokësore në stacionin kryesor hekurudhor të Hamburgut, përdoren si muzeume.

LEXO EDHE:  Ja si Kina po ndryshon gjeografinë globale të diplomacisë

LEXO EDHE:  Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

Rëndësia e saj historike, e bën ideal këtë vend. “E tëra është një copë muzeu”- shprehet Sandra Latusek e organizatës “Hamburg Underworlds”. “Ne nuk po ndryshojmë asgjë’- shtoi ajo. Bunkeri nëntokësor i përket qytetit, por do të përdoret dhe menaxhohet nga “Hamburg Underworlds”, që do të jetë përgjegjës për kostot, rinovimin dhe mirëmbajtjen.

Dhe si monument kulture, bunkeri ka shumë për të thënë, pasi katastrofat nuk i përkasin vetëm së kaluarë. Në fakt, ndërtesa tregon dy histori. E para ka të bëjë me bombardimet shkatërruese gjatë Luftës së Dytë Botërore. E dyta i përket një historie të Luftës së Ftohtë, dhe jetës me frikën e kërcënimit bërthamor.

Ishte një frikë që karakterizoi vitet e pas luftës, dhe që reflektohet sot në kërcënimin gjithnjë e më aktual të terrorizmit. Frika se pre e një sulmi mund të bjerë cilido prej nesh, dhe në çdo kohë. Bunkeri i Steintorëall u ndërtua midis viteve 1941- 1944, kur Hitleri urdhëroi zbatimin e një programi për ndërtimin e strehimoreve në qytetet që ishin më të prekshme nga bombardimet, për shkak se aty ndodheshin fabrika të rëndësishme të armatimeve.

Hamburgu u përcaktua si një nga qytetet më të rëndësishëm, dhe për ndërtimin e bunkerëve u përdor puna e detyruar e të burgosurve. Struktura e tij përbëhet nga 2 dhoma të mëdha të pavarura, por të lidhura mes tyre, me përmasa totale 2.700 metra katrorë. Ai ishte menduar të përdorej nga 2.460 njerëz.

Por mendohet se gjatë bombardimeve, aty janë strehuar deri në 6.000 njerëz. Sot në bunker, nuk ka mbetur asgjë nga ndërtesa origjinale e viteve 1940. “Gjithçka që shohim këtu vjen nga epoka e Luftës së Ftohtë”- thotë Latusek. Britanikët hodhën në erë shumë bunkerë pas vitit 1945. Por kjo nuk ndodhi me bunkerin e Steintorëall, pasi ai ishte shumë pranë stacionit të trenit.

Në fillim, bunkeri u përdor si strehimore, më vonë si hotel. Kur konflikti Lindje-Perëndim, rriti frikën e një Lufte të Tretë Botërore, bunkeri nëntokësor u përshtat për të siguruar mbrojtje kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike. Sot ai është i hapur për vizitorët, që mund ta vizitojnë të shoqëruar nga ciceronët, dhe të mësojnë prej tyre sekretet e historisë së tij “nëntokësore”./ “Die Welt”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A na bën mirë apo keq uji i gazuar?

Publikuar

-

Nga

Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për nisjen e dietave të reja ushqimore. Këtu përfshihet ngrënia e më shumë perimeve, konsumit më të paktë të sheqerit, apo pirjen e më shumë ujë. Mbajtja e organizmit të hidratuar, është jetike për funksionet e trupit, si rregullimi i temperaturës, transporti i lëndëve ushqyese dhe largimi i mbetjeve.

Uji vepron edhe si një lubrifikant dhe amortizator për kyçet. Por shumica e njerëzve e dinë se
të pirit më shumë ujë, mund të jetë paksa e bezdisshme. Po uji i gazuar, a mund të jetë një alternativë më e pëlqyeshme? Tek e fundit, ai është po aq i mirë sa edhe uji normal, apo jo? Jo tamam.

Uji i gazuar, prodhohet duke përzjerë ujin me dioksidin e karbonit. Ky proces prodhon acid karbonik me një pehash (pH) në një nivel 3-4. Ndjesia e “e të ndjerit mirë në gojë”, pasi konsimoni ujë të gazuar, ndodh në fakt për shkak të aktivizimit kimik të receptorëve të
dhimbjes në gjuhën tuaj që reagojnë ndaj këtij acidi, duke i dhënë këtij uji një shije më të lezetshme.

Por problem është se ky acid mund të dëmtojë dhëmbët tanë. Shtresa e jashtme e dhëmbëve tanë, smalti dentar, është indi më i fortë i trupii. Ai përbëhet nga një mineral i quajtur hidroksipatit, që përmban kalcium dhe fosfat. Pështyma jonë është kryesisht ujë, por ajo përmban gjithashtu kalcium dhe fosfat.
Normalisht, ekziston një ekuilibër midis mineraleve të dhëmbëve, dhe mineraleve që gjenden tek pështyma. Goja dhe pështyma kanë normalisht një pH 6-7, por kur ky nivel bie nën 5.5 pesë, molekulat e kalciumit dhe fosfatit lëvizin nga dhëmbët tek pështyma. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të acidit karbonik tek pijet e gazuara.

Ky demineralizim krijon pore të vogla në mineralin e dhëmbit, dhe smalti fillon të shpërbëhet. Në fillim, poret janë mikroskopike. Por kur sasia e humbur e mineraleve të dhëmbëve arrin një nivel të caktuar, poret nuk mund të lidhen më dhe indi i dhëmbit shpërbëhet, duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve.
Ndërkohë, vlen të theksohet se uji i gazuar nuk është një frenues i oreksit. Përkundër asaj që mund të keni lexuar në internet, nuk ka asnjë provë të forta shkencore që të sugjerojë se konsumi i ujit të gazuar, do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur, apo se do të frenojë oreksin tuaj.

LEXO EDHE:  Ja si Kina po ndryshon gjeografinë globale të diplomacisë

LEXO EDHE:  Mjekët: Pse duhet të hani darkë jo më vonë se ora 18.00

Është e vërtetë, uji i gazuar do t’iu fryjë stomakun, por nuk do të qëndrojë atje më gjatë
sesa uji normal. Edhe kur uji i gazuar pihet bashkë me ushqimin, nuk ka asnjë ndryshim mbi kohën se sa shpejt zbrazet stomaku ynë, krahasuar me ujin e zakonshëm.
Ekspertët këshillojnë pirjen e 6-8 gotave lëngje në ditë. Përveç ujit, këtu përfshihet edhe qumështi me pak yndyrë dhe pijet pa sheqer, së bashku me çajin dhe kafenë. Uji është një zgjedhje e shëndetshme dhe e lirë për të shuar në çdo kohë etjen tuaj.

Ai nuk ka kalori, është falas, dhe nuk përmban sheqerna, që mund të dëmtojnë dhëmbët. Ashtu si uji normal dhe uji i gazuar, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar, dhe mund të jetë një alternative e shijshme ndaj ujit normal. Por kini parasysh se sa shpesh e pini atë, për të mos dëmtuar shëndetin e dhëmbëve tuaj./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE