Connect with Us

3 vjeçari në gjurmët e të atit/ Fotoja emocionuese në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit

Lajme

3 vjeçari në gjurmët e të atit/ Fotoja emocionuese në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit

Publikuar

-

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka zgjedhur të urojë 107 vjetorin e krijimit të policisë përmes disa fotove emocionuese.

Mullai ka uruar kolegët me foton e një vogëlushi 3-vjeçar, që është fëmija i njërit prej pjesëtarëve të RENEA-s.
Ai thotë se fotoja e vogëlushit, Semi, e ka mahnitur, pasi është aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së RENEA-s.

“107 vjet Polici e Shtetit
Sigurisht që sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, një ditë festive, kujtese, analize dhe reflektimi.
Me këtë foto kuptimplotë të pafajësisë fëmijërore dhe hijeshisë ëngjëllore të 3-vjeçarit Semi, vogëlushi i njërit prej kolegëve tanë të Reneas, dua të uroj të gjithë ata kolegë e kolege që çohen në mëngjes dhe mendojnë se çfarë pune do bëj sot, më ndryshe nga dje, në të mirë të komunitetit dhe të organizatës që e paguan.
Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që dalin nga dera e shtëpisë duke u ndarë me familjarët sikur të ishte momenti i fundit, të gjithë ata kolegë e kolege që duke ecur rrugës e kuptojnë dhe e ndjejnë se janë shërbëtorë të qytetarëve, të gjithë ata kolegë e kolege që punën dhe karrierën e tyre e ndërtojnë mbi tri kolona, integritet, profesionalizëm dhe sakrificë.
Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që përbalten padrejtësisht nga aktorë e faktorë të ndryshëm, të gjithë ata kolegë e kolege që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën e tjetrit, të gjithë ata që e dashurojnë këtë profesion, që në realitet është mision.
Sigurisht, gëzuar familjarëve të kolegëve tanë dëshmorë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën për të mirën e komunitetit.
Gëzuar gjithë familjarëve të punonjësve të Policisë, të cilët janë bërë më polic se vetë ne, pasi flenë me radio te koka, janë bërë ndjekës të lajmeve më të rregullt se vetë ata që prodhojnë lajme, ç’ndodhi aty e këtu, ku kam babin, motrën, nënën, vëllain, kjo është pyetja e tyre sa herë ndodh një situatë.
Gëzuar sinqerisht të 11 mijë familjeve të punonjësve të Policisë. Stresin që kaloni përditë për merakun tonë, s’dimë si t’ua shpërblejmë, pa llogaritur privimet e tjera që ju vijnë për shkak të misionit tonë.
Gëzuar të gjithë ata ish-punonjës policie që me ndershmëri e sakrificë kanë kontribuar gjatë rrugëtimit 107-vjeçar. Mirënjohje e respekt për ta.
Gëzuar gjithë komunitetit, pasi ne jemi tuajt, jemi një prej jush e jemi për t’ju shërbyer dhe sot kjo festë është edhe juaja. Na besoni dhe na mbështesni që bashkarisht të bëjmë më të mirën.
Sigurisht që duke marrë shkas edhe nga fotoja e vogëlushit Semi që më ka mahnitur, aq i vogël, veshur si një snajperist dhe i apasionuar pas uniformës së Reneas, dua ta mbyll me një mesazh për elitën tonë, Renean:
T’i gëzoni ato ambiente, atë kompleks gjigand, që do ju japë mundësinë e përgatitjes akoma më mirë, për t’u përballur me ata që ngrenë dorën mbi ju, mbi ne, mbi qytetarët.
Gëzuar kolegë”, shkruan Mullai në postimin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur përgjegjësinë prej vitit 2016

Publikuar

-

Nga

Instituti i Studimeve Publike po bën monitorimin e akteve ligjore dhe matjen e impaktit të mungesës së akteve nënligjore, projekt i mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një prej gjetjeve aktuale, të adresuara në Kuvend për zgjidhje ligjore është kompetenca dhe përgjegjësia e papërmbushur e Kuvendit në lidhje me aktin nënligjor në kuadër të ligjit 138/2015 të njohur si “dekriminalizimi”.

Konkretisht, ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 2, pika, 6 përcakton se “Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndërkombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji”. Në vijim, neni 16 përcakton se “aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen nga organet kompetente jo më vonë se 2 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

Ligji është miratuar më 17.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në janar 2016.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Si do e kisha shkruar një raport ngjarjeje po të kisha qenë polic

LEXO EDHE:  Atentati tragjik/ Viktima kishte të atin polic burgu

Për rrjedhojë, në mars 2016 do të duhej që Kuvendi të kishte përcaktuar me vendim listën e shteteve të tjera që përfshihen në objektin e veprimit të tij.
Pas rreth tri vitesh ende kjo kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit nuk është përmbushur. Për pasojë, në çështjen e zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit është krijuar një problematikë, për shkak se në mungesë të kësaj liste të miratuar nga Kuvendi, vendet që nuk janë anëtare në BE si Zvicra apo Norvegjia, apo vende që mund të jenë në proces daljeje nga BE si Britania e Madhe, apo vende të shumta jashtë BE përfshirë disa në rajonin tonë, ku kemi raste të veprave penale nuk janë ligjërisht vende në të cilat veprat penale janë objekt i veprimit të ligjit 138/2015, – thuhet në letrën e adresuar Kuvendit.

LEXO TE PLOTE