Connect with Us

VOA: Presidenti Meta kthen në Kuvend paketën anti-shpifje

Politikë

VOA: Presidenti Meta kthen në Kuvend paketën anti-shpifje

Publikuar

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Po ashtu ligji, sipas tij, bie në kundërshtim me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit, bien në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim, si dhe nuk është në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Presidenti Meta tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

“Kjo gjendje censure krijohet përmes aplikimit të masave ndëshkuese jo proporcionale që këto dispozita parashikojnë, masa që mund të vlerësohen dhe vendosen nga organe administrative, të cilat në kundërshtim të hapur me rendin e brendshëm kushtetues dhe ligjor, u jepet fuqia që t’i vënë në ekzekutim të menjëhershëm këto masa, përpara se të ketë një vendimarrje përfundimtare dhe të formës së prerë mbi ligjshmërinë e tyre” – theksoi Presidenti.

Sipas tij, hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të krijojë një mjedis arbitrar dhe të pasigurtë ndaj operatorëve mediatikë elektronikë. Qeveria ka të gjitha mundësitë të shfrytëzojë këtë bazë ligjore të ndëshkojë në mënyrë të padrejtë çdo media e cila nuk i përshtatet vullnetit politik të shumicës.

“Ky realitet do të prodhonte frikësimin dhe autocensurën, mbylljen apo pezullimin me pa të drejtë të mediave elektronike, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, ç’ka do të prodhonte furnizimin e publikut me fakte ndryshe nga realiteti, që jo vetëm keqorientojnë shoqërinë në kërkimin e të drejtave të tyre, por dhe në përmbushjen e përgjegjësive qytetare për ndërtimin dhe ruajtjen e vetë demokracisë” – tha zoti Meta.

Një situatë e tillë, sipas tij, do e vendoste vendin në kufirin e një autoritarizmi, që do të përbënte rrezik për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë, si edhe ekzistencën e vetë demokracisë funksionale në vend. Nëpërmjet mekanizmave ndëshkues dhe organeve vendimarrëse që mund të vendosin këto sanksione ndëshkuese, tenton vendosjen nën kontroll politik të operatorëve mediatikë, veçanërisht medias elektronike, gjë e cila do të përbënte cenim të rëndë të së drejtës për t`u shprehur dhe për informim.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

“Delegimi me ligj tek një organ administrativ i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike.

LEXO EDHE:  Ahmetaj bën “bashkë” Ramën e Metën/ Presidenti e dekreton si ministër

Masat ndaj lajmeve të rreme nuk duhet të cënojnë të drejtën për informim, lirinë e shprehjes dhe të medias apo dhe lirinë për veprimtari ekonomike, të drejta këto që gëzojnë mbrojtje të posaçme nga Kushtetuta dhe aktet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në parlament se këto ndryshime ligjore janë dakord 100 për qind me OSBE-në, por përfaqësuesi për mediat i kësaj organizate Harlem Desir është shprehur se asnjëherë nuk është arritur një dakordësim i plotë dhe për një kohë të gjatë po bashkëpunohet që projekti të afrohet me standartet ndërkombëtare. Ndërsa shefja e zyrës së medias e OSBE-së në Shqipëri, Irina Radu, është shprehur gjatë dëgjesave në parlament se “OSBE mendon që AMA ka shumë kompetenca të gjera për dënimin e mediave, po ashtu edhe përmasat e gjobave ndaj gazetarëve dhe mediave janë të larta. Po ashtu duhet ndarë qartë se çfarë janë kritikat politike dhe çfarë janë shpifjet”.

Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe UNDP kërkuan rishikimin e variantit të tretë të projekt-ligjeve, ose rifillimin e punës nga e para për ligjet me ndikim mbi mediat. Bashkimi Europian është shprehur se paketa antishpifje nuk është në përputhje me standartet dhe kërkesat europiane për lirinë e medias dhe duhet bazuar në parimin e vet-rregullimit të mediave.

Edhe Këshilli i Europës deklaroi se projekt-ligjet nuk janë në përputhje me standartet dhe praktikat e Këshillit të Europës. “Këshilli i Europës rekomandon që ligjvënësit shqiptarë t’i lënë mënjanë këto propozime dhe të nisin hartimin e një strategjie të re për përmirësimin e cilësisë së gazetarisë online dhe offline” – zonja Arkanda Bujari e Këshillit të Europës.

Organizatat ndërkombëtare këmbëngulën që shumica socialiste të mos e miratojë paketën antishpifje, pa përfshirë rekomandimet e tyre, medias, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Paketa antishpifje i është nënshtruar ndryshimeve të shumta që prej një viti kur u propozua, pas shqetësimeve të vazhdueshme të shprehura nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe vetë OSBE-në.

14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet, sepse sipas tyre, nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, dhe se një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vokshi akuza Ramës/ Po “kap” bordin drejtues të AMA. Emëron njerëzit e tij besnikë

Publikuar

-

Nga

Përzgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të bordit drejtues të AMA ka sjellë reagimin e fortë të Partisë Demokratike.

Ish-kryetarja e komisionit te medias dhe mjeteve të edukimit në Kuvend, Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me reporterët faktmbledhës të Venecias në vijim të takimeve faktmbledhëse për pakëtën antishpifje. Ish-deputetja demokrate ka shprehur bindjen se këto ligje duhet të anullohen pasi “janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane”.

Vokshi e cilëson iniciativën e qeverisë për këtë ligj si një përpjekje në vijim të planit të qeverisë për të kapur median e lirë. Vokshi thotë se përzgjedhja e njerëzve të tij besnikë në krye të bordit drejtues të AMA flet për kapje të këtij institucioni.

“Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online. Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpërmjet kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet nga biseda/ Beqiraj: Si më bindi Meta të jap dorëheqjen

LEXO EDHE:  Meta pret zv.presidenten bullgare/ Rikthejmë vëmendjen e BE ndaj Ballkanit

Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s”, u shpreh ajo për mediat.

Më herët mediat kanë raportuar për një listë me kandidatë për pozicionin e kryetarit të AMA-s. Sipas mediave ajo që binte në sy në këtë listë përveç faktit që aplikantët ishin të gjithë politikë, për më tepër nuk plotësonin disa nga kriteret e parashikuara në ligj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi nxjerr videon dhe pyet Ramën/ “Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lëvizur dje me një makinë të blinduar private që, sipas Bardhit i përket Olsi Ramës.

Teksa ka postuar edhe videon e kryeministrit Rama, Bardhi shkruan se automjeti “është i paprekshëm nga policia”, ndërsa ngren edhe pyetjen: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”/CNA.al

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kush është zyrtarja e LSI-së, që mashtronte me pronat

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Ja tre personat që duan shkatërrimin e Shqipërisë

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE