Connect with Us

Vangjel Dule kërkon drejtësi për vrasjen e Kacifas/ Qeveria, asnjë hap konkret për ligjin e minoriteteve

Politikë

Vangjel Dule kërkon drejtësi për vrasjen e Kacifas/ Qeveria, asnjë hap konkret për ligjin e minoriteteve

Publikuar

-

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Derivçani ka kërkuar drejtësi për vrasjen e ekstremistit grek, Kacifas. Sipas Dules, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga ligji për të drejtat e minoriteteve, nga ana e qeverisë ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

Që prej vitit 2017 muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve që për mendimin tonë nuk u përgjigjej kërkesave të kohës. Megjithatë edhe ai ligj që kërkonte një numër vendimesh të këshillit të ministrave për tu konsideruar i plotë dhe që qeveria ishte angazhuar në BE se do ti plotësonte deri në maj 2018, ende dhe sot janar 2020 nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

LEXO EDHE:  Dule konsteston ligjin për minoritetet/ Qeveria po bën gjoja

Nga ana tjetër është sfida e regjistrimit të popullsisë, pas regjistrimit të dështuar të vitit 2011. Ende ligji i kritikuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar mbetet problematik dhe i pa amenduar.

Sipas Dules, janë ende të paidentifikuar përgjegjësit e akteve vandale ndaj tabelave dygjuhëshe. Ndërsa tha se nuk ka asnjë relacion zyrtar për vrasjen e Kacifas.

Ajo që është më negative është se përgjegjësit e akteve vandale, shpesh herë ndaj tabelave dy gjuhëshe apo monumenteve janë ende të paidentifikuara. Këtu duhet shtuar se edhe pse në shkelje të afateve kohore nuk kemi një relacion zyrtar edhe për vrasjen e Kacifas, tetorin e  2018.”, theksoi Dule, në përvjetorin e 29 të organizatës Omonia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vokshi akuza Ramës/ Po “kap” bordin drejtues të AMA. Emëron njerëzit e tij besnikë

Publikuar

-

Nga

Përzgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të bordit drejtues të AMA ka sjellë reagimin e fortë të Partisë Demokratike.

Ish-kryetarja e komisionit te medias dhe mjeteve të edukimit në Kuvend, Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me reporterët faktmbledhës të Venecias në vijim të takimeve faktmbledhëse për pakëtën antishpifje. Ish-deputetja demokrate ka shprehur bindjen se këto ligje duhet të anullohen pasi “janë ligje anti-kushtetuese, janë anti-demokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë anti-europiane”.

Vokshi e cilëson iniciativën e qeverisë për këtë ligj si një përpjekje në vijim të planit të qeverisë për të kapur median e lirë. Vokshi thotë se përzgjedhja e njerëzve të tij besnikë në krye të bordit drejtues të AMA flet për kapje të këtij institucioni.

“Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online. Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpërmjet kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas nga RENEA/ Ambasadorja greke thirret në Ministrinë e Jashtme

LEXO EDHE:  Hipokrizia e Shpëtim Idrizit me çamët

Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s”, u shpreh ajo për mediat.

Më herët mediat kanë raportuar për një listë me kandidatë për pozicionin e kryetarit të AMA-s. Sipas mediave ajo që binte në sy në këtë listë përveç faktit që aplikantët ishin të gjithë politikë, për më tepër nuk plotësonin disa nga kriteret e parashikuara në ligj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi nxjerr videon dhe pyet Ramën/ “Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lëvizur dje me një makinë të blinduar private që, sipas Bardhit i përket Olsi Ramës.

Teksa ka postuar edhe videon e kryeministrit Rama, Bardhi shkruan se automjeti “është i paprekshëm nga policia”, ndërsa ngren edhe pyetjen: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”/CNA.al

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës sulmon ashpër Ramën/Kush është shkaku i zjarreve në vend

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore "thembra e Akilit" e politikës

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE