LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal-Veliaj hedh fëmijët në rrugë/ Zbardhen gënjeshtrat e kryebashkiakut

12 Janar 2020, 11:11, Politikë CNA
Skandal-Veliaj hedh fëmijët në rrugë/ Zbardhen

?Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, çdo gjë ka vajtur fjollë. Drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve e kanë menaxhuar edhe situatën psikologjike, por edhe procesin e rifillimit në kopshte dhe çerdhe me shumë qetësi dhe pa panik?.

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me 6 Dhjetor 2019, në Këshillin Bashkiak.

Në fakt aq fjollë ka shkuar çdo gjë, saqë me dhjetra fëmijë të kopshtit 41 në Tiranë, janë lënë në mes të katër rrugëve.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, prindërve u është thënë, se do të bëhet ekspertiza e godinës, por kur ka kaluar rreth një muaj e gjysmë, askush nuk e ka vënë ?ujin në zjarr?.

Stafi vazhdon të qëndrojë në objekt, ndërsa prindërit janë në udhëkryq, se nuk dinë ku t?i dërgojnë fëmijët.

Po si ka mundësi që një godinë që paraqet rrezik shembjeje nuk rrethohet me shirit, stafi lihet të qëndrojë brenda dhe për më tepër nuk ka një akt konstatimi?

Veliaj që duhet t?u japë përgjigje këtyre pyetjeve hesht dhe fshihet?

Nga investigimi i emisionit ?Stop?, dolën në dritë fakte, që hedhin poshtë alarmin se godina e kopshtit 41 është e pabanueshme.

Kryebashkiaku i cili pretendon se të ardhmen e tij e ndërtoi duke shitur fiq, ka hedhur në rrugë dhjetra fëmijë, duke shkelmuar kështu të ardhmen e tyre.

Drejtoresha e kopshtit nr. 41 thotë, deklaroi mbrëmë,  se nuk ka asnjë vendim nga Qendra ekonomike e zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve për hapjen e kopshtit.

Por, ajo nuk dha ndonjë version se çfarë do të ndodhë me fëmijët dhe pse ajo vetë si drejtuese institucioni, nuk e ka ngritur zërin në Bashki.

Ndoshta ngritja e zërit mund t?i kushtojë vendin e punës, por fytyrën e vërtetë të Veliaj, ajo nuk mund të fshehë as me heshtjen e saj dhe me asnjë lloj justifikimi.

?Njeriut të fiqve?, që drejton Bashkinë e Tiranës, dyshohet se para pazareve për leje korruptive ndërtimi, nuk i intereson asgjë tjetër.

Dhjetra fëmijë janë hedhur në rrugë, dhe po sorollaten në punët e prindërve, ndërkohë Veliaj kalon nga skandali në skandal.

As nuk zverdhet dhe as nuk skuqet kur gënjen publikisht se janë hapur të gjitha kopshtet dhe fëmijët janë stabilizuar.

Kjo situatë, kur godina është funksionale vetëm për stafin e kopshtit të bën të dyshosh se interesa dhe pazare të mëdha janë në lojë.

Por, jeta e dhjetra fëmijëve nuk është lojë, ata nuk mund të bëhen të pasur duke shitur fiq, dhe prindërit e tyre duhet t?i lënë në kopsht që të punojnë./CNA.al

Erion Veliaj përfshihet sërish në skandal/ Pazare dhe afera korruptive në Bashkinë e Tiranës?

Veliaj lë në harresë qindra fëmijë/ ?Stop? zbarkon në kopshtin e mbyllur pas tërmetit

Kauzat e rreme që duhet ta çojnë në SPAK/ Përgjigjet që çdo qytetar kërkon nga Erion Veliaj

Lajmet e fundit nga