Connect with Us

Rindërtimi i banesave të dëmtuara/ Sherefedin Shehu leksion qeverisë

Politikë

Rindërtimi i banesave të dëmtuara/ Sherefedin Shehu leksion qeverisë

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për masat e marra pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

Shehu i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama se si do t’i ndërtojë 14500 ndërtesat e shembura nga tërmeti, përveç atyre që na ka premtuar Turqia, teksa përmend deklaratën e këtij të fundit, i cili tha se “do të eleminojmë përmbytjet në Laç”.

Ish-deputeti thotë se akoma nuk ka filluar puna dhe se nuk dihet kur do të fillojë, ndërsa deklaron se deri më tani qeveria nuk ka dhënë akoma një faturë për dëmet. Gjithashtu ai thekson se tashmë dihet se sa njerëz janë pa bukë, pa strehë dhe llogaritë mund të bëhen me gishta.

Sipas tij, nevojat për ushqim, paisje, qera dhe ndërtimin e banesave për të pastrehët pritet të jenë të paktën 500 milion Euro.

Ai i jep leksion qeverisë se si duhet të veprojë në këtë rast, ndërsa deklaron se nevojat e qytetarëve  nuk financohen me parulla, por me ligje dhe veprime të përgjegjshme.

“Duhet miratuar dhe të fillojë zbatimi i buxhetit të qeverisë dhe jo të na mashtrojë me konferencën e donatorëve që do të na qajnë hallin dhe do të na thonë hajdeni dhe merrni kredi.
Duhet një ministri me personel, buxhet dhe program rindërtimi dhe jo një Ministër propogande i shtuar në borderonë e Kryeministrisë”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Qeveria miraton 40 milionë lekë për kurimin e deputetit të PD-së

Shehu pretendon se “buxheti për institucione dhe programe rindërtimi duhet miratuar në ligj sepse shuma 20 miliardë lekë nuk është detyruese.

Sipas demokratit, “duhet të miratohen në ligj financimet për rindertimin edhe për dy vitet pasardhëse (siç e kërkon ligji) mbasi edhe shuma 20 miliardëshe vetëm për vitin 2020 nuk është detyruese.
Duhet një program afat-mesëm për financimin e rindërtimit në vend të gënjeshtrës 13 miliardëshe mbasi 7 miliardë janë ndihma të supozuara dhe jo të konfirmuara. Edhe po të jetë e vërtetë kjo gënjeshtër do të duhen të paktën 6 vjet për financimin e këtyre nevojave.”

Më tej ish-deputeti thekson se Kuvendi duhet të miratojë buxhet të detyrueshëm për institucionet dhe programet e rindërtimit.

“Ligji është bërë si program partie dhe Shqipëria është kthyer në Republikë Kryeministrore me nene që “nëse” Qeverisë i falin apo i tepron ndonjë lek ta shpenzojë për rindërtimin (ligji i buxhetit nuk e lejon Kryeministrin që të miratojë programe buxhetore të reja por vetëm të transferojë deri në 10% të buxhetit midis programeve të miratuara në ligj)”, deklaron Shehu, ndërkohë që akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ia ndjen për hallexhinjtë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Edi

    12 Janar, 2020 at 6:53 pm

    Rinderto fytyren tende o shrefedin nga kalaja dodes,pastaj syt e gruas.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi nxjerr videon dhe pyet Ramën/ “Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazement Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lëvizur dje me një makinë të blinduar private që, sipas Bardhit i përket Olsi Ramës.

Teksa ka postuar edhe videon e kryeministrit Rama, Bardhi shkruan se automjeti “është i paprekshëm nga policia”, ndërsa ngren edhe pyetjen.

Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”/CNA.al

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Ka dështuar totalisht”/ PD publikon videon dhe shpërthen në akuza ndaj qeverisë

LEXO EDHE:  KLGJ pezullon punën në Gjykatën e Durrësit dhe Lezhës

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  KLGJ pezullon punën në Gjykatën e Durrësit dhe Lezhës

LEXO EDHE:  Foto-Tërmeti godet Italinë/ Qytetarët dalin në rrugë nga paniku, dëme të mëdha në banesa

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE