Connect with Us

Reshje shiu dhe bore/ Parashikimi i motit për këtë të dielë

Sociale

Reshje shiu dhe bore/ Parashikimi i motit për këtë të dielë

Publikuar

-

Moti i vranët do të vijoj deri në fund të ditës së sotme dhe me kalimin e orëve do të nisin edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët.

Reshjet e dobta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atë të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800metër.

Temperaturat  pritet të arrijnë nga -3ºC në zonat malore deri në 2ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare, dërsa në vlerat e mesditës nga 1ºC në relievet malore deri në 14ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe dëmtimit të ndërtesave

Publikuar

-

Nga

10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe dëmtimit të ndërtesave

10 muaj pas tërmetit tragjik të 29 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo, ka treguar arsyet e shembjes dhe dëmtimit të banesave.

Bozo tha se njëra nga arsyet ishte se një pjesë e banesave ishim dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ishin shpallur të pabanueshme por njerëzit ishin futur brenda tyre.

Arsyeja e dytë sipas saj, është se ka pasur shkelje të rëndë e procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë.



“Nga 21 shtatori pati objekte që ishin të pabanueshme dhe një pjesë e mirë e viktimave ishin për këtë arsye pasi njerëzit nuk duhet të futeshin brenda,  por u futën. Një pjesë tjetër ishte për shkak të shkeljeve shumë të rënda të të gjitha procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë. Dëmi filloi që nga planifikimi që nuk ishte i saktë dhe e dyta ishte rrëmuja e madhe e ndërtimeve pa leje”, u shpreh ajo në Report Tv.

LEXO EDHE:  Ngrica në rrugë dhe acar/ Mësoni si do jetë moti në javën e parë të janarit

LEXO EDHE:  Ngrica në rrugë dhe acar/ Mësoni si do jetë moti në javën e parë të janarit

Më tej inxhinierja bëri një thirrje të fortë për kolegët që të mos shkelin mbi parimet bazë të ndërtimit.

“Duhet patjetër hallka e kontrollit të projektit duhet të jetë shumë e fortë, pastaj vijon ndërtimi dhe duhet supervizori dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij. Mbi të gjitha duhet të bëhet një shpërndaje më e mirë e punëve sipas specialiteteve. Është shumë gabim që një person t’i marrë të gjitha se pastaj bën gabime. Inxhinierët duhet të bëhen në bllok dhe të mos shkelin mbi parimet, kush punon del gjithmonë mbi sipërfaqe”, tha Bozo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Paralajmëron 18 biznese

Publikuar

-

Nga

AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Paralajmëron 18 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë vendin për garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 371 inspektime dhe monitorime ku janë vënë masat administrative paralajmërim.

“Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 371 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid

Vijohet që të këshillohet nga Task-Forca që nga cdo biznes mos të nënvlerësohet asnjë pjesë e protokolleve të sigurisë , si mënyra e vetme për shmangien e përhapjes së virusit Covid-19.



Gjatë inspektimeve janë dhënë 18 masa me paralajmërim në disa bzinese ushqimore, për mos sistemim të ambienteve në magazinim, higjenizim ambientesh, rinovim librezash shëndetësore , plani 3D etj

LEXO EDHE:  CNA.al sjell të tjera pamje/ Rrugët e Tiranës të përmbytura nga shiu

LEXO EDHE:  Mbërrin zyrtarisht pranvera/ Sinoptikania tregon sa do shkojnë temperaturat në fundjavë

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marë 25 mostra në monitorim të qumështit dhe në perime për analizim të mbetjeve pesticide

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën pa ndërprerje në garantim të sigurisë ushqimore.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Dy viktima dhe qindra të infektuar me Covid

Publikuar

-

Nga

Vijojnë të mbeten shqetësuese shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.



Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 809 testime kanë rezultuar 150 persona të infektuar. Ndërkohë dy persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

“Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020) Testime totale 80539 Raste pozitive 12535 Raste të shëruara 6995 Raste Aktive 5176 Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2550 Durrës 564 Shkodër 376 Lezhë 300 Elbasan 299 Korçë 245 Fier 236 Vlorë 191 Kukës 146 Berat 117 Dibër 76 Gjirokastër 76″, njofton Ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE