LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse kemi uri, dhe si ndikon gjendja jonë psikologjike?

12 Janar 2020, 07:51, Blog CNA
Pse kemi uri, dhe si ndikon gjendja jonë psikologjike?

Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojës. Në fakt, ndoshta më shpesh ushqehemi për shkak të shijes, deri në pikën që nëse do të mund të zgjidhnim, do të hamin vetëm atë që na pëlqen. Por ndjenja e urisë, varet në të vërtetë nga mekanizmat komplekse, ku të gjithë kanë lidhje mes tyre, dhe në të cilët elementi psikologjik luan një rol kryesor.

Sinjalet e trurit

Në trurin tonë, qendrat që rregullojnë urinë dhe ngopjen ndodhen në hipotalamus, një strukturë e pozicionuar midis dy hemisferave të sistemit nervor. Sinjalet ?Jam i uritur? ose ?Jam i ngopur?, vijnë deri në këtë pikë nga organet periferike, dhe na nxisim të kërkojmë të hamë, apo të ndalojmë së ngrëni.
Mesazhe të tilla, janë të natyrës kimike. Për shembull, kur stomaku është bosh prodhon grelinë, një lëng që stimulon oreksin, ndërsa indi yndyror prodhon leptinën, që e largon oreksin. Pas një vakti ushqimor, pankreasi sekreton insulinë, e cila shkakton ngopjen. Por i njëjti organ, prodhon edhe një molekulë tjetër – neuropeptidinës Y – që na shkakton ndjenjën e urisë.

Rregullimi është shumë i sofistikuar, në mënyrë që të garantojë konsumin e ushqimt, kur ju keni nevojë, dhe të mos konsuni asgjë kur s?keni nevojë për lëndë ushqyese. Gjithsesi, jo gjithmonë shkon gjithçka ashtu si duhet. Në fakt ndjenja e urisë dhe ngopjes, mund të manipulohet nga sëmundje të caktuara.
?Për shembull diabetikët, kanë përshtypjen se kanë gjithmonë nevojë për sheqerna, kur në fakt ajo që mungon në trupin e tyre është insulina?- thotë Karla Lertola, specialiste në shkencën e ushqimit dhe dietave. Sidoqoftë, ajo që ndikon më shpesh është mendja jonë, sidomos në një shoqëritë e sotme, ku ushqimi është rrallë në sasi të pakta.

Lëngëzimi në gojë

Në fakt, rregullimi i urisë dhe ngopjes, ka evoluar që në kohërat e lashta, për t?u dhënë mundësi paraardhësve tanë të grumbullonin ushqime aty ku ai ishte në dispozicion, dhe për të përballuar periudhat e pashmangshme të urisë që do të pasonin. Për këtë arsye, edhe sot ushqimet shumë energjike (si sheqernat dhe yndyrnat), janë ende ato që stimulojnë më shumë lëngëzimin e
gojës.
Paraardhësit tanë nuk i rezistonin, dhe është e vështirë që edhe sot ta kontrollojmë veten.
Përballë ushqimit, i gjithë sistemi ynë ndijor – shqisat e nuhjatjs, shikimit, shijes – dërgojnë sinjale në korteksin cerebral, që i përpunon stimujt e marrë, dhe transmeton të dhënat në pjesën tjetër të sistemit nervor, dhe më pas në gjithë aparatin gastrointestinal. Kësisoj, stimulimi shndërrohet kështu në një lloj ?zhytje? tek ushqimet, që nga ana tjetër na krijon një ndjenjë të mirëqenies. Dhe në fakt, pasi hamë bollshëm, truri ynë çliron molekula që na bëjnë të ndihemi mirë.

Çfarë ngushëllimi!

Edhe për këtë arsye, në disa raste nuk është madje as e nevojshme që të shihet një lloj ushqimi, për të stimuluar oreksin. Nëse e shohim veten në një situatë të vështirë psikologjike, ideja që pas ngrënies do të ndihemi më mirë, mjafton që ne të shkojmë dhe hapim frigoriferin. Ndërmjetësimi i emocioneve, dhe dominimi i pjesës emocionale mbi atë racionale, na bën të harrojmë që po hamë për të mbijetuar, dhe në këtë mënyrë përdorimi i ushqimit për t?u ndjerë më mirë, çon në një rritje të konsiderueshme të peshës trupore. ?Ne jemi shpesh jemi të bindur, se jemi në gjendje të rregullojmë vetë çështjen e ushqimit, por nuk është kështu. Ne duhet të mësojmë të jemi më të vetëdijshëm, t?i kushtojmë vëmendje mënyrës sesi ushqehemi, dhe të përpiqemi të mos mashtrohemi nga emocionet e momentit. Sigurisht, mund t?i lejojmë vetes disa përjashtime, por ato duhet të mbeten të tilla?-thotë Lertola./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga