Connect with Us

PS zgjedh kryetarin edhe në Kavajë/ Ja kush është fituesi

Politikë

PS zgjedh kryetarin edhe në Kavajë/ Ja kush është fituesi

Publikuar

-

Është mbyllur procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri, të Partisë Socialiste, në Kavajë, ku fitues është shpallur Elton Elezi.

Elezi mori 68 vota nga 19 të kundërshtarit të tij Ledjo Hysa.

Aktualisht votimi është mbyllur në Lezhë, Vlorë, Laç dhe Roskovec.

Në Lezhë fitues ka dalë kryetari aktual Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

LEXO EDHE:  Dekreti i Nishanit për zgjedhjet në Peshkopi/PS i drejtohet Gjykatës Administrative

Ndërsa në Vlorë, Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së për një mandat të dytë.

Në krye të PS së Roskovecit është zgjedhur Maksim Goga.

Sa i përket kreut të PS në Laç, fitues është shpallur  Tonin Kolici./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Habit Basha/ Në 13 tetor ka zgjedhje, PD nuk hyn

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Zbulohen kandidatët e PS për Kavajën dhe Rrogozhinën

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr fotografitë që lidhin Partinë Socialiste me krimin

LEXO EDHE:  Dekreti i Nishanit për zgjedhjet në Peshkopi/PS i drejtohet Gjykatës Administrative

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Koço Kokëdhima pro banditëve në parlament

LEXO EDHE:  PS merr zyrtarisht një tjetër bashki/ Konstituohet edhe Këshilli Bashkiak

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE