Connect with Us

Negociatat me BE/ Komisioneri për zgjerim viziton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Lajme

Negociatat me BE/ Komisioneri për zgjerim viziton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Komisioneri për Zgjedhim Oliver Varhely pritë të do të vizitojë Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se Varhely do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut më 15 janr, ndërsa pritet të vijë në Tiranë më 16 janar.

Vizita në të dyja vendet bëhet në kuadër të hapjes së negociatave për në BE./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

Publikuar

-

Nga

Prokuroria kërkoi thirrjen e Berishës si dëshmitar/ Lala: Do pyetet për…

Gjykata ka rihapur sërish dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe Prokuroria e Tiranës thirri si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish kryeministrin Sali Berisha, Jaho Mulosmanin dhe Ylli Rakipin.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila ka treguar se Berisha do të pyetet për bisedën që ka pasur me Zenel Nezën, i cili ka qenë dëshmitar kyç i kësaj ngjarje, pasi ishte truproja e Hajdarit.

Lala deklaroi në emisionin “Real Story” se kjo ka qenë arsyeja kryesore e thirrjes së Berishës në gjykatë, ndërsa theksoi se për të dëshmuar do të thirren edhe deputetë, ish-deputetë dhe gazetarë.



“Prokuroria dhe gjykata ka dhënë dënim për Izet Haxhinë. Haxhia është i paraburgosur. Procesi ka nisur në procesin zero. Rezulton se Fatmir Haklaj është vrasësi, por ai është ekzekutuar dhe nuk ka përse gjykata të hyjë në këtë mes, pasi nuk ekziston personi që akuzohet. Gjithçka ka ndodhur afër selisë së PD-së.

LEXO EDHE:  Goxhaj kryqëzon klasën politike/ Rama ka rënë, ka marrë me vete dhe opozitën

LEXO EDHE:  Shqipëria e vitit 1914: bajraktarët kacafyten nëse vendi duhet të ketë një princ mysliman apo një të krishterë

Zoti Berisha ka shkuar të vizitojë Zenel Nezën, truprojë i Azem Hajdarit. Ky është thelbi duhet të dihet se çfarë është diskutuar e për këtë Berisha mund të thirret për t’u pyetur. në këtë proces të ri, Prokuroria kërkon që Berisha të pyetet. Në listën e Prokurorisë janë edhe ish-deputetë të PD-së etj. Prokurori do të përpiqet të hetojë çështjen mbi bazën e prokurorëve paraardhësve”, tha gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gazetari tregon fjalinë e fundit të Azem Hajdarit/ Çfarë i tha Fatmir Haklajt para se ta vriste

Publikuar

-

Nga

Gazetari tregon fjalinë e fundit të Azem Hajdarit/ Çfarë i tha Fatmir Haklajt para se ta vriste

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur mbërmjen e sotme lidhur me vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-dhjetoristit Azem Hajdari.

Dervishi ka treguar për herë të parë fjalinë e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se ai ta ekzekutonte.

“U takuam edhe një herë”. Kjo ka qenë fjalia e fundit e Hajdarit sipas asaj që thotë Dervishi.



Më tej, gazetari tregoi në emisionin “Real Story” se në momentin që ndodhi vrasja, Fatmir Haklaj ishte i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu.

LEXO EDHE:  Klosi: Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në fushën e turizmit

LEXO EDHE:  Mediat gjermane publikojnë raportin: KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kujtojmë se Azem Hajdari u vra më 12 shtator të vitit 1998 sapo doli nga selia e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ekspertët e medias: Pse Shqipërisë nuk i duhet paketa e censurës

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e medias: Pse Shqipërisë nuk i duhet paketa e censurës

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në studion e “Ilva Now” Jonila Godole dhe Plator Nesturi diskutuan rreth ligjit të medias dhe paketën antishpifje.

Sipas Jonila Godole, drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, ndërmarrja e maxhorancës socialiste në një kohë kur gjithë institucionet ndërkombëtare e kanë kundërshtuar këtë paketë dhe i kanë tërhequr veshin qeverisë do të ishte arrogante por mbi të gjitha do të kishte një kosto.

“Do ishte një risk shumë i madh nëse qeveria socialiste do të provokonte me një ligj duke sfiduar Bashkimin Europian dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që kanë qenë kundër këtij ligji”,- tha Godole.

Ndërkaq Plator Nesturi, analist, tha për “Ilva Now” se kjo “tërheqje” e qeverisë nga vënia në zbatim e ligjit mund të konsiderohet një taktikë para zgjedhjeve duke qenë se nuk i intereson të ketë konflikte aq më tepër me median duke marrë parasysh ndikim e saj në fushatën elektorale.

Në fjalën e saj Jonila Godole sqaroi se rregullimi i medias bëhet nga vetë aktorët e medias e nuk duhet bërë në asnjë mënyrë nga politika duke qenë se ka gjëra më të rëndësishme që duhet të konsiderohen nga politika dhe rregullimin e medias duhet t’ia lërë vetë kësaj të fundit në dorë, duke theksuar se nëse media se bën dot këtë gjë mund të merren masa në kodin penal.

Godole solli dhe një herë në vëmendje izolimin e popullit shqiptar dhe nevojën e tij për tu shprehur duke e konsideruar median një valvul nga ku populli mund të nxjerrë dufin e kësisoj nuk  nuk duhet të censurohet në asnjë mënyrë.

LEXO EDHE:  Negociatat, PD mbështet propozimin e Metës/Bisedimet transparente, zgjidhja është afër

LEXO EDHE:  Berisha flet me emra/ Bandat që sundojnë Shqipërinë

Ajo nënvizoi se me këtë ligj AMA do të kthehet në një institucion censurues duke shtuar këtu dhe faktin që AMA konkretisht nuk i ka kapacitetet për  ta bërë këtë gjë por as nuk ka se pse ta bëjë.



Godole doli në rezultatin se qeveria mund të dojë thjeshtë të “trembë” median në një farë forme, pra ajo do të tërhiqet nga ligji por në të njëjtën kohë do të ketë arritur ta japë efektin e dëshiruar te media.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte dhe Koloreto Cukali, Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias i cili u shpreh tërësisht kundër këtij ligji.

“Negociata me këtë ligj nuk ka. Unë kam informacion se përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit u është bërë shumë e qartë se ka vende të Komunitetit Europian që e kanë një nga kërkesat, një nga kushtet këtë ligj. Kalimi i këtij ligji automatikisht e lë Shqipërinë pa hapje negociatash”,- tha Cukali.

Ai shtoi se në dijeninë e tij është një draft i cili mbahet i fshehur dhe është i konsultuar me Këshillin e Europës gjithashtu specifikoi se OSBE nuk është përfshirë në shqyrtimin e këtij drafti.

Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias tha gjithashtu se ky ligj i heq të drejtën Gjykatës.

“Qëllimi i ligjit të parë, atë që kemi parë e jo draftin që nuk e dimë ç’është, ishte ky, që AMA merr vendim të ekzekutueshëm menjëherë dhe ti shkon në Gjykatë pas dy vjetësh por ty ndërkohë të kanë penalizuar dhe gjoba të është vjelur brenda tre ditësh nga përmbarimi”,- përfundoi ai.

LEXO TE PLOTE