LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mjegulla e dendur pushton Rinasin/ Shtyhen fluturimet

12 Janar 2020, 21:16, Kronika CNA
Mjegulla e dendur pushton Rinasin/ Shtyhen fluturimet

Fluturimet në aeroportin e Rinasit ?Nënë Tereza?, janë shtyrë për shkak të motit të keq.

Mësohet se mjegulla e dendur ka pushtuar gjithë zonën e fushës së aviacionit, gjë që ka detyruar autoritetet e aviacionit në marrjen e këtij vendimi drastik, e cila vjen si masë paraprake për të parandalimin e aksidenteve ajrore.

Nga informacionet paraprake, raportohet se mjegulla është tej normave që lejojnë ngritjen e mjeteve në fluturim.

Kujtojmë se, që prej ditës së djeshme, është vënë re që mjegulla e madhe ka pushtuar të gjithë zonën e Tiranës.

Ndërkohë pritet një njoftim i dytë se kur do të rifillojnë sërish fluturimet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga