LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta ktheu në Kuvend ligjin për censurën ndaj mediave/ Reagon Unioni i Gazetarëve

12 Janar 2020, 12:24, Aktualitet CNA
Meta ktheu në Kuvend ligjin për censurën ndaj mediave/ Reagon

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”,e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Sipas UGSH, ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Kujtojme se pak më herët presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin për censurën ndaj mediave. Sipas tij ky ligj, shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik./CNA.al

Lajmet e fundit nga