Connect with Us

Mblidhet kuvendi për rezistencë në Iran/ Një mijë anëtarë gati

Bota

Mblidhet kuvendi për rezistencë në Iran/ Një mijë anëtarë gati

Publikuar

-

Më shumë se një mijë anëtarë të komunitetit amerikano-iranian të Kalifornisë u mblodhën në Los Anxheles të shtunën për “Kuvendin e Kalifornisë për rezistencë në Iran”.

Pjesëmarrësit dëshmuan angazhimin e tyre për ndryshimin e regjimit në Iran.

Një nga folësit kryesor ish-ligjvënësi Patrick Kennedy tha se Irani u përpoq me buldozerë të mbulojnë faktet në vendin e rrëzimit të avionit. Ai e cilësoi këtë një akt të tupshëm. Gjenerali në pension James Conway tha se sjellja e autoriteteve iraniane e bën të pamundur që ndonjë popull në çdo vend tjetër, të ketë besim tek udhëheqja e vendit kur përgjigjja e Teheranit për një incident kaq të tmerrshëm ishte për të ardhur keq, siç tha ai.

Pranimi nga Garda Revolucionare e Iranit minoi besueshmërinë e deklaratave të mëparshme zyrtare që mohonin në mënyrë kategorike pohimet se avioni ishte rrëzuar si pasojë e goditjes nga një raketë iraniane, duke e cilësuar atë si propagandë perëndimore. Por pranimi i përgjegjësisë zemëroi publikun iranian, i cili doli në rrugë në disa qytete të Iranit të shtunën.

LEXO EDHE:  Video-Avioni pëson avari gjatë fluturimit/ Ulet me urgjencë në autostradë

Ish-senatori Robert Torricelli tha se nuk ka ndarje në Shtetet e Bashkuara lidhur me rëndësinë e rrëzimit të regjimit në Teheran. Ai tha se populli amerikan, demokratët e republikanët janë të bashkuar në këtë pikë dhe duan shkatërrimin e regjimit në Teheran./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Foto- Demi Rose nuk ndalet/ “Nxeh” Kaliforninë me format bombastike

LEXO EDHE:  Foto- Demi Rose nuk ndalet/ "Nxeh" Kaliforninë me format bombastike

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Thatësira në Kaliforni/ Vendosen kufizime në ujin e pijshëm

LEXO EDHE:  Kate Upton në Kaliforni, si gjithmonë e mrekullueshme (Foto)

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut miraton Protokollin për anëtarësim në NATO

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Mësohet se ky protokoll ka marrë 114 vota pro dhe asnjë kundër. Menjëherë pas votimit, jashtë Kuvendit u ngrit me ceremoni flamuri i NATO-s.

Kjo shënon një fillim të ri për Maqedoninë e Veriut lidhur me anëtarësimin në NATO.

Pritet që protokolli të ratifikohet edhe nga Spanja, në mënyrë që MV-së t’i hapet rruga për anëtarësim në NATO./ CNA.al

LEXO TE PLOTE