Connect with Us

Mbi 9 mijë euro në një vit për pushime/ Një milionere në kabinetin e Olsian Çelës?

Vetingu

Mbi 9 mijë euro në një vit për pushime/ Një milionere në kabinetin e Olsian Çelës?

Publikuar

-

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina  synon të jetë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo mësohet se po kandidon për shefe kabineti.

Në fakt nuk duket një lëvizje e pamenduar duke ditur se Pustina ka punuar më herët me kryeprokurorin Olsian Çela.

Ky i fundit pavarësisht kompetencave që ka,  po “mbledh” rreth vetes ekipin e tij me të pereferuarit e tij. Pasi një tjetër emër që ka kandiduar për të qenë pjesë e stafit të kryeprokurorit është edhe Arenc Çela nga Krimet e Rënda, që tashmë janë shndërruar në SPAK.

CNA.al është ndaluar tek prokurorja Pranvera Pustina, e cila nuk ka kaluar ende në procesin e Vettingut.

Prokurorja, Pranvera Pustina ka qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo ka hetuar gjyqtarin Guximtar Boçi, i cili kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje që kishte një çështje gjyqësore në Gjirokastër.

Sa i përket pasurisë, prokurorja Pustina, pa frikë mund të kategorizohet tek milionerët për shkak të të ardhurave të bashkëshortit.

Llogaritë bankare që prokurorja deklaron janë të “çmendura”, duke ditur nivelin ekonomik të Shqipërisë.  Mbi 9 mijë euro, prokurorja deklaron se i ka shpenzuar në një vit për pushiem verore dhe dimërore e të mos llogarisim më tej pasurinë e patundshme.

Viti 2010 (Deklarata fillestare)

Bursë nga shkolla e magjistraturës me vlerë, 42 500 lekë në muaj.

Nga shuma 100 200 lekë ka kursyer shumën prej 700 000 lekë.

Viti 2010 (Deklarata vjetore)

Me datë 15.10.2010, është emëruar prokurore në Tiranë me page, 65 000 lekë në muaj.

Nga shuma prej 130 000 lekë, plus shtesat në gatishmëri me vlerë 10 000 lekë, ka kursyer shumën prej 80 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga paga si prokurore në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, në shumën 740 727 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Krujë, në shumën 100 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokurore në Krujë, në shumën 491 170 lekë.

Ap. në pronësi të bashkëshortit me sip.210 765 m2, blerë në Maj 2005 me vlerë 53 940 euro.

Bashkëshorti Floran Pustina zotëron 45.48% të aksioneve në shoqërinë Tashko Pustina me objekt konsulencë juridike në fushën e të drejtës tregtare. Pjesa e kapitalit me vlerë 67 000 lekë, dhe vlera e kapitalit të shoqërisë, është 147 000 lekë.

Bashkëshorti, bashkëpronar, me nënën dhe vëllanë të një ap me sip 90 m2, përfituar nga privatizimi pas vitit 1992 me vlerë 25 000 lekë.

Bashkëshorti, zotërues i 100% të kuotave në shoqërinë Dunat me vlerë 100 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit me vlerë 37 909 euro dhe 475 000 lekë.

Llogari e ngurtësuar e bashkëshortit në shumën 4 000 00 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit me vlerë 11 214 euro dhe 3 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit në Kosovë, në shumën 21 454 euro.

Tërheqja nga bashkëshorti në shumën 31 500 euro.

Bashkëshorti, të ardhura, si ortak, avokat dhe partner në studion Ligjore Tashko Pustina me vlerë 36 000 euro në vit. Paga mujore, 3 000 euro.

Bashkëshorti, të ardhura, si administrator i shoqërisë Helicopters Albania në shumën 3 420 euro në vit.

Bashkëshorti, të ardhura si drejtor i Tashko Pustina, në Kosovë, në shumën 9 000 euro në muaj, ndërsa në vit 34 000 euro në vit.

Bashkëshorti, kredi për blerje ap. me sip 210 765 m2, me vlerë 52 121 82 euro. Shuma e pashlyer është 40 390 euro.

Viti 2013

Automjet BMV, blerë dhe paguar nga bashkëshorti në emër të subjektit deklarues me vlerë 6 400 euro.

Të ardhura nga paga si prokurore në 392 648 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura, si ortak, avokat dhe partner në studion Ligjore Tashko Pustina . Në Shqipëri:108 815 euro. Në Kosovë: 178 876 euro.

Bashkëshorti, kredi për blerje ap. me sip 210 765 m2, me vlerë 52 121 82 euro. Shuma e pashlyer është 40 390 euro.

Bashkëshorti deklaron shpenzime për arredim shtëpie, vendosje të kondicionerit në shumën 9 300 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokurore në 998 897 lekë.

Të ardhura nga kursimet e pagës në shumat 60 000 lekë dhe 300 000 lekë.

Të ardhura e krijuara nga mëshimdhënia në “Beder”, në shumën 60 000 lekë.

Bashkëshorti, blerje e 1.128 kuotave me vlerë nominale 1 000 lekë secila, ose ndryshe 40% të kapitalit të shoqërisë “Group 3” me vlerë 1 128 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga shpërndarja e dividentëve për vitin financiar 2013 dhe të përfituar gjatë vitit 2014 me vlerë 148 000 00 euro.

Bashkëshorti, tërheqje dividentësh për vitin 2014 në cilësinë e ortakut Tashko Pustina, në vlerat 70 000 euro dhe 4 100 000 lekë.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i "pastrehë"/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

Bashkëshorti, të ardhura nga nga paga në Shqipëri, në cilësinë e të punësuarit pranë Tashko Pustina, në shumën 8 000 euro.

Bashkëshorti, të ardhura nga nga paga në Kosovë, si drejtor në Tashko Pustina, në shumën 70 000 euro.

Bashkëshorti, interesa të përfituara nga depozita në shumën 12 912  27 lekë.

Shpenzime për pushime verore në Turqi, Gusht 2014 në shumën 3 450 euro.

Shpenzime për pushime verore në Greqi, Gusht 2014 në shumën 2 870 euro.

Shpenzime për pushime dimërore në Bullgari, Dhjetor 2014 në shumën 3 310 euro.

Viti 2015

Të ardhura të krijuara nga paga si prokurore në Krujë, shtuar në shumën 692 852 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga si prokurore në Tiranë, shtuar në 122 607 24 lekë.

Të ardhura të krijuara nga kursimet e pagës në shumën 470 500 00 lekë.

Të ardhura të krijuara nga mësimdhënia në “Beder”, shtuar 65 500 lekë.

Llogari bankare (shpërblimi), në shumën 5 000 00 lekë.

Bashkëshorti, pjesëmarrje si ortak në themelimin e shoqërisë Carton Jazz, me vlerë 40 000 lekë.

Blerje automjeti me vlerë 23 500 euro.

Rikthim vlerë TVSH në Gjermani për blerjen e automjetit në shumën  3 000 euro.

Bashkëshorti, depozitë-ortaku, paradhënia në formë huaje për mbulim shpenzimesh në shumën 1 500 euro.

Bashkëshorti, të ardhura si drejtor tek Tashko Pustina, në Kosovë me vlerë 174 000 euro.

Bashkëshorti, dividente të përfituar nga shoqëria Tashko Pustina, në Shqipëri në shumën 50 000 euro.

Bashkëshorti, interes nga llogaria e kursimeve në shumën 12 695 57 lekë.

Bashkëshorti, interes  përfituar nga llogaritë rrjedhëse në shumën 129.8 euro.

Bashkëshorti, interes  përfituar nga llogaritë në shumat 10 21 euro dhe 46.06 euro.

Viti 2016

Pasuri të paluajtshme të krijuar veçmas nga bashkëshorti.

Blerje nga bashkëshorti, Floran Pustinë në bashkëpronësi, një trull ullishte prej 8 700 m2 me vlerë 55 000 euro.

Kontratë për transferim të drejtash, ap i paregjistruar në proces legalizimi, në Golem me sip.107.4 m2 me 69 000 euro.

Llogari kursimi me vlerë 5 931 69 euro.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, në shumën 153 603 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore  tek Krimet e Rënda, në shumën 1 244 655 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në shumën 12 500 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit BMV me vlerë 6 300 euro.

Gjendja e llogarive të bashkëshortit në shumat 131 158 18 euro, 132 406 66 lekë, 195 075 79 euro, 6 336 69 lekë, 2 437 80 euro.

Llogari në emër të vajzës në shumat, 525 109 51 lekë,  102 12 euro.

Bashkëshorti të ardhura si ortak në shoqërinë Tashko Pustina me vlerë 1 095 942 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga puna jashtë Shqipërisë, 119 519 76 euro.

Viti 2017

Të ardhura të krijuara nga pagat mujore si prokurore e Krimeve të Rënda, në shumën 1 445 438 lekë.

Gjendja e llogarisë ku derdhet paga në shumën 21 455 40 lekë.

Gjendja e kursimeve të pagës në shumën 265 478 78 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në shumën 5 939 24 euro.

Gjendja e llogarisë së kursimit në shumën 418 423 06 lekë.

Kartë krediti në shumën 50 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura të tatueshme vjetore në Shqipëri si partner, avokat në Tashko Pustina në shumën  1 680 000 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga interesat bankare në shumën 52 81 euro.

Gjendja e llogarive të bashkëshortit në shumat, 158 542 81 lekë, 107 363 81 euro, 2 373 55 euro, 6 352 92 lekë,532 335 01 lekë, 102 38 euro, 191 565 79 euro.

Viti 2018

Pakësim i llogarisë, në shumën 5 145 89 euro.

Pakësim i llogarisë, në shumën 380 363 39 lekë.

Të ardhura si prokurore tek Krimet e Rënda në shumën 1 434 161 euro.

Të ardhura nga kursimet e pagës në shumën 146 432 58 lekë.

Bashkëshortit, kthyer huaja prej 2 000 euro.

Bashkëshortit, shoqëria Tashko Pustina, i ka kthyer një pjesë të parave huadhënësit, në shumat 8 000 euro, 1 000 000 lekë, 4 058 euro.

Hua në shumën prej 30 000 euro, me qëllim blerje aseti nga një shoqëri.

Gjendja e llogarive të bashkëshortit në shumat 100 128 94 euro, 151 601 44 lekë, 162 542 29 euro, 542 289 67 lekë, 102 60 euro,6 371 77 lekë, 2 324 88 euro.

Bashkëshorti, të ardhura si drejtor në Tashko Pustina, në Kosovë, në shumën 55 100 euro.

Bashkëshorti të ardhura të tatueshme vjetore në Shqipëri si partner, avokat në Tashko Pustina në shumën  1 680 000 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Artan Broci rritej në detyrë/ Bashkëshortja shtonte milionat

LEXO EDHE:  Tregti, borxhe dhe dhurata/ Kryegjyqtarja e Vlorës drejt “gijotinës” ?

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i dosjeve të nxehta, i “pastrehë”/ Zbulohet pasuria e Hajdarmatajt

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Basha: Rruga e vetme për të shpëtuar vendin

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ardi Veliu i pastrehë?/ Gazetari zbulon të pathënat e Vettingut

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elkier Bushkolaj ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për procesin e Vettingut ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i cilëson tallje me shqiptarët, raportimet në media, ku thuhej se Ardi Veliu ka dalë sot “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas tij, deklarata e pasurisë së Ardi veliut, rrëzon propagandën Anti-KÇK të Rilindjes.

“Buzëqeshja e Klement Balilit kur mori vesh se Drejtori i Pergjithshëm i Policise Shtetit, Ardi Veliu, nuk ka as shtëpi dhe as makinë është dëshmi e qartë se tallja e këtij shteti me shqiptarët nuk njeh limite.

Deklarata pasurisë e, Ardi Veliut, rrëzon propagandën “Anti-KÇK” pasi as ne vendet e botës tretë një drejtor policie pa shtëpi mbi kokë dhe pa makinë nuk merr përsipër të sekuestrojë pronat e mafiozëve që kanë mundur të “mbretërojnë” në botën e krimit në Evropë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:  Tregti, borxhe dhe dhurata/ Kryegjyqtarja e Vlorës drejt “gijotinës” ?

LEXO EDHE:  Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ LSI zbardh prapaskenat

Keqardhje për ata policë që kanë dhënë jetën për këtë vend e mbi të gjitha për familjet e tyre dhe neveri për ata që sot tallen me gjakun e tyre”-shkruan gazetari Bushkolaj në postimin e tij./ CNA.al

Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: