Connect with Us

“Mashtrues, njeh vetëm propagandë e vjedhje”/ Çuni i Fahriut “ja mbledh” Veliajt

Politikë

“Mashtrues, njeh vetëm propagandë e vjedhje”/ Çuni i Fahriut “ja mbledh” Veliajt

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka shpërthyer në akuza ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, ndërsa tha se ky i fundit është mashtrues dhe se bashkëpunon me miqtë e tij oligark për ndërtime.

“Veliaj njeh vetëm propagandë, mashtrim dhe vjedhje. Është Veliaj që jep leje ndërtimi kudo, kurse njerëzve të thjeshtë ua shemb shtëpitë. Këtu po shemben shtëpitë e qytetarëve për të mbajtur Ballën e Veliajn me shokët e tij oligark.

Balla ka thënë publikisht se e ka mik të shtëpisë Edmond Begon, një person që po bën ndërtime te Unaza dhe është dënuar shumë vjet burg. Me këtë projekt, nuk përfiton Tirana, por përfiton vetë Veliaj. Kreu i bashkisë e ka mbushur Tiranën vetëm me kulla. Veliaj deklaroi se do ndërtohet shkollë, por se u ndërtua pallat. PD do të vijë në pushtet e do jetë me qytetarët e jo me banditët e kriminelët”, shtoi Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Video-Zbardhen disa raste vjedhjesh/ Në pranga tre të rinj

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Durrës/ Arrestohen 3 persona

LEXO EDHE:  Degjenerimi i Tiranës/ Foto që nxjerr “zbuluar” Veliajn

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Galdini për Veliajn/ Mos ngatërro ligjshmërinë me jastekun e Griseldës

LEXO EDHE:  Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE