LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle të rrepta në orët e vona të natës/ Pezullohen 17 patenta

12 Janar 2020, 07:33, Aktualitet CNA
Kontrolle të rrepta në orët e vona të natës/ Pezullohen

Policia Rrugore ka monitoruar me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Sipas njoftimit të policisë për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Gjithashtu shoferëve iu bë kontrolli me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga