Connect with Us

Jepet alarmi/ Po priten pishat 50-vjeçare në Lushnje

Denoncim

Jepet alarmi/ Po priten pishat 50-vjeçare në Lushnje

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital ka ngritur alarmin e prerjes së pemëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video nga fshati Ngurrëz i Madh i rrethit të Lushnjes, ku janë prerë disa pemë.

Sipas mesazhit të qytetarit, në këtë zonë janë prerë pishat 50-vjeçare të varrezave për përfitime personale, ndërsa paralajmëron se prerja vazhdon.

LEXO EDHE:  Spiuni i negociatave me Greqine/ Berisha flet per Eni Vasilin

Kujtojmë se ndonëse ligji e ndalon prerjen e pemëve, në disa zona të Shqipërisë është vënë re se ky veprim i paligjshëm vazhdon./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Denoncim

Malltezi denoncon skandalin/ Rama, Ahmetaj dhe Zoto po përlajnë miliona euro

Publikuar

-

Nga

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë dhe drejtues i Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin në PD

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka vijuar me denoncimet publike lidhur me masakrën që po i  bëhet mjedisit.

Malltezi ishte sot në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, nga ku denoncoi me fakte se si mbetjet spitalore derdhen në bregdet.

“Rama-Ahmetaj-Zoto po perlajne miliona euro por mbetjet urbane po mbysin plazhet. Rama me kukllat e veta vjedh miliona euro per mbetjet spitalore (kur cdo spital ka autoklava dhe mund ti djege vete), dhe mbetjet spitalore dalin ne bregdet perfshi shiringa me age. Vjedhje, shkaterrim mjedisi, tallje me turizmin dhe rrezik jetesh “oh sa mire me qene shqiptar”? Apo presim filmin vizatimor te rradhes?” shkruan Malltezi bashkangjitur fotove./CNA.al

LEXO EDHE:  Lleshaj tallet me Murrizin/ “Do transferohem në Lushnje vetëm të votoj për ju”

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Pas pedagogëve, qeveria lë dhe invalidët pa rroga

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkruan se invalidët nuk kanë marrë akoma pensionet e muajit dhjetor.

“‘Narkobanditet e qeverise nuk kane dhe pensionet e muajit dhjetor per invalidet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr ne shkalle repuplike invalitet nuk kane marr akomo dhjetorin ata jane sot pa ilaçe por shume prej tyre edhe pa kafshaten e gojes”.

LEXO EDHE:  Përjashtimi i kritikëve nga PD/ Bamir Topi tregon kush fshihet pas këtij vendimi

LEXO EDHE:  Përdori autizmin për sulm politik/ Kërkohet dorëheqja e Alket Hysenit

Kujtojmë që pagat e dhjetorit nuk i kanë marrë as pedagogët në universitetet publike, infermjerët dhe mjekët gjithashtu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohet urdhëri skandaloz/ Si drejtoresha e shkollës gjobit prindërit e nxënësve

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili hedh akuza të forta në drejtim të drejtoreshës së shkollës, “Kongresi i Manastirit”.

Sipas denoncuesit, drejtoresha në fjalë, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar, ka urdhëruar në mes të vitit shkollor mësueset tiu mbledhin të gjithë nxënësve nga 22 mijë lek, për të blerë uniformat.

Denoncuesi thekson se në fillim të vitit vetë drejtoresha iu kishte kërkuar bluza të bardha, ndërsa tani iu kërkon uniforma.

Po ashtu, denoncuesi shkruan se drejtoresha në fjalë ka sjellë dy fëmijët e saj në atë shkollë, ndërkohë që nuk ia lejon ligji.

“Ne shkollen Kongresi Manastirit, drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mesueset qe te mbledhin leket per uniforma dhe shumica e prinderve nuk duan sepse vete drejtoresha u tha ne fillim viti te vijne me bluza te bardha nxenesit dhe ne i bleme jo pak po nga 5 -6 bluza.

Tani ne mes te vitit shkollor detyrohemi te bleme uniforma me 22 mije lek dhe me cilesi qe nuk e justifikon çmimin.

Kemi nga dy e nga 3 femije dhe nuk na i mban xhepi, dhe pse i paguam se mesuesit ja u kerkojne perdite femijeve. Nuk dime te kete ndonje urdher te Ministrise se Arsimit per kete gje.

LEXO EDHE:  Vrasja e dytë e Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Vrasja e dytë e Azem Hajdarit

Dhe nje shqetesim tjeter kemi: Nuk na rregjistronte femijen e dyte drejtoresha per ne klasen e pare kur femijen tjeter e kishim ne kete shkolle sepse ketu na takon. Per çudi drejtoresha ne mes viti na sjell ne kete shkolle dy femijet e vet ne ciklin 9 vjecar duke i hequr nga shkolla ku ishin. Dhe pse nuk u takon ketu sipas lagjeve.

Nuk do shume mend kjo gje se dihet qe do kene lehtesira ne nota femijet e drejtoreshes. Me duket se ky eshte konflikt intresi.Nuk e dime a i di ministria e Arsimit keto.

Kur nje mesues qe jep vetem nje lende mesimi nuk i lejojne te japin mesim aty ku kane femijen e jo me te sjelli drejtoresha femijet e vet nga nje shkolle tjeter ne shkollen ku eshte drejtuese. Ju lutemi publikojeni sa me pare dhe ju lutemi anonim sepse kemi femijet aty dhe na u bejne presion psikologjik dhe ne nota.”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE