Connect with Us

Horoskopi ditor, 12 janar

Sociale

Horoskopi ditor, 12 janar

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill
Sot do merrni një propozim te jashtëzakonshëm nga partneri juaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Buzëqeshja do jete edhe me vezullitese nga me pare. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Me mire le te presin edhe pak sesa te bëjnë gjera te sforcuara. Financat duhet t’i keni me shume nen kontroll për te shmangur çdo te papritur te pakëndshme.

DEMI 21. prill – 21. maj
Dite shume euforike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do mbizotërojë një harmoni e adhurueshme. Edhe beqaret do jene me fat dhe jeta do ju zbukurohet me tepër nga disa persona magjepsës dhe alegro. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te shmangni investimet e mëdha. Edhe shlyerjen e huave lëreni për me vone.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Pritet qe dita e sotme te jete shume e begate për te gjithë ju te dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Beqaret do enden gjithë kohës ne kërkim te dashurisë se madhe, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar situata do jete goxha e mire dhe do mund te bëni te gjitha investimet e menduara prej kohesh.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dite e mbushur me momente fantastike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni kurdoherë mire dhe te bekuar nga yjet. Te dashuruarit do kalojnë një dite vërtet te veçante e te mbushur me gëzim. Me ne fund zemra e tyre do plotësohet. Te ardhurat do përmirësohen jashtëzakonisht. Përfitoni te shlyeni fillimisht borxhet e me pas te bëni shpenzimet e nevojshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Dita e sotme do jete shume e animuar për te dashuruarit. Do kaloni momentet vërtet mbresëlënëse pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me gati se kurrë për te hedhur hapa me tej. Beqaret do gjenden ne situata te vështira dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Gjendja e te ardhurave ka për te qene shume me e mire nga me pare edhe fale ndihmës se pakushtëzuar te të afërmve.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Tension, mosmarrëveshje, probleme.. Dita e sotme nuk ka për te qene aspak e mire për ata qe janë ne një lidhje. Gjithë kohës do jeni te mërzitur dhe te stresuar. Beqaret do preferojnë edhe për pak kohe te qëndrojnë me te njëjtin status sepse e adhurojnë lirinë dhe pavarësinë qe kane. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni me kujdes ne mënyrë qe te mos keni asnjë tronditje.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Beni kujdes mos e tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse lidhjes tuaj afatgjate do i vije fundi menjëherë. Mos mendoni kurrë se një person tjetër mund t’iu beje me te lumtur se ai me te cilin keni kohe. Beqaret do i joshin te gjithë ata qe do ju duken interesante dhe pas dikujt do fiksohen me shume. Edhe ai do ketë simpati për ta. Buxhetin do e mbani gjate gjithë kohës nen kontroll.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 3 Korrik 2017

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Mundohuni t’i qëndroni sa me besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite pasi ne te kundërt gjerat mes jush do marrin menjëherë tatëpjetën. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare, mjafton qe te mos e ndiejnë për asnjë çast vetminë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe duke investuar shuma te mëdha sepse atëherë kur te mos e prisni mund te ngeleni me xhepat bosh.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Do keni një komunikim shume me te ngrohte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne këtë mënyrë do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje shume te veçante dhe te mbushur me kënaqësi te paimagjinueshme. Ne planin financiar do merrni masa dhe do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Sot jeta juaj ne çift do kaloje momente te veçanta. Do jeni me te hapur me njeri-tjetrin dhe çdo gjë qe do bëni do jete për te mirën e te dyve. Te gjithë do e adhurojnë marrëdhënien qe keni krijuar. Beqaret, sado qe ta kërkojnë princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Dielli nuk do jete i favorshëm për financat, prandaj gjendja do jete disi me delikate se disa dite me pare.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment pranë partnerit ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret do kenë probleme te mëdha ne pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek jeta sentimentale. Sektori i financave do jete goxha i trazuar dhe do ju duhet te luftoni fort për te mos rene ne fund te humnerës.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Nëse kohet e fundit marrëdhënia juaj ne çift është ftohur disi, sot është momenti për te ndrequr gjithçka. Gjeni mënyrat e duhura për te kërkuar falje nëse keni gabuar dhe mendoni për ndonjë surprize te këndshme. Beqaret do kenë takime shume interesante edhe pse nuk do sjellin lidhje serioze. Financat do kenë goxha përmirësime për shkak te arritjeve profesionale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e diel 2 prill 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 3 Korrik 2017

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 16 prill 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e diel 2 prill 2017

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e diel 2 prill 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 3 Korrik 2017

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE