LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çaktivizohen dy bomba atomike në Gjermani/ Ishin të Luftës së Dytë Botërore

12 Janar 2020, 19:36, Kosova & Bota CNA
Çaktivizohen dy bomba atomike në Gjermani/ Ishin të Luftës

Autoritet u alarmuan me gjetjen e dy bombave atomike në Dortmund, të cilat mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Mediat bëjnë me dije se u çaktivizuan dy bomba, të cilat peshonin nga 250 kilogram secila.

Raportohet se fillimisht u mendua se ishin 4 bomba, por më pas u vërejt se ishin vetëm dy.

Autoritet evakuuan dy spitale aty pranë, banorët e zonës përreth, u mbyll stacioni i trenit dhe linjat e trenit u devijuan.

Helikopterët monitoruan zonën dhe më pas u bë i mundur çaktivizimi i bombave, që fatmirësisht rezultoi pa dëme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga