Connect with Us

Balliu i përvishet policisë/ “Krimi ka marrë dhenë, këta merren me Astirin”

Politikë

Balliu i përvishet policisë/ “Krimi ka marrë dhenë, këta merren me Astirin”

Publikuar

-

balliu kerkon dopreheqjen e xhackes

Ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, teksa ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit, ka hedhur akuza ndaj policisë, ndërsa u shpreh se krimi ka marrë dhenë por policia vijon të merret me banorët e Astirit.

“Krimi ka marrë dhenë, po bëhen vrajse përditë. Asnjë kriminel nuk është arrestuar. Vazhdojnë të gjezdisin të lirë, se policia merret duke sulmuar banorët e Astirit me shkopa gome, me gura dhe gjithcka tjetër.

Asnjëherë nuk kemi parë një aksion kundër krimit, por vetëm kundër qytetarëve. Sulmi ndaj qytetarëve është sulm ndaj demokracisë.”, u shpreh Balliu ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi nxjerr videon dhe pyet Ramën/ “Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazement Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka lëvizur dje me një makinë të blinduar private që, sipas Bardhit i përket Olsi Ramës.

Teksa ka postuar edhe videon e kryeministrit Rama, Bardhi shkruan se automjeti “është i paprekshëm nga policia”, ndërsa ngren edhe pyetjen.

Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”/CNA.al

Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 11. Februar 2020

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë në Shqipëri si Kryeministër/ Kurti: Kërkova ndihmë e mbështetje

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së tij të parë si kryeministër. Kurti thotë se kjo vizitë ishte jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme, ishte ceremoniale, dhe nuk ishte thjesht simbolike.

Ai thekson se dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës falënderon kryeministrin Edi Rama për pritjen shtetërore e për diskutimin, ndërsa shpreh bindjen se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor.

Ekonominë dhe arsimin, Kurti i cilëson si dy fushat ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

LEXO EDHE:  Detajet/ Si u qëllua me snajper i burgosuri i Vaqarrit nga kodra përballë

Kurti përmend takimet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë së Kosovës bën me dije se politikanët shqiptarë ia kanë përcjellë urime për detyrën e re dhe Kurti i ka kërkuar ndihmë e mbështetje.

“Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

LEXO EDHE:  Detajet/ Si u qëllua me snajper i burgosuri i Vaqarrit nga kodra përballë

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE