Connect with Us

A na bën mirë apo keq uji i gazuar?

Blog

A na bën mirë apo keq uji i gazuar?

Publikuar

-

Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për nisjen e dietave të reja ushqimore. Këtu përfshihet ngrënia e më shumë perimeve, konsumit më të paktë të sheqerit, apo pirjen e më shumë ujë. Mbajtja e organizmit të hidratuar, është jetike për funksionet e trupit, si rregullimi i temperaturës, transporti i lëndëve ushqyese dhe largimi i mbetjeve.

Uji vepron edhe si një lubrifikant dhe amortizator për kyçet. Por shumica e njerëzve e dinë se
të pirit më shumë ujë, mund të jetë paksa e bezdisshme. Po uji i gazuar, a mund të jetë një alternativë më e pëlqyeshme? Tek e fundit, ai është po aq i mirë sa edhe uji normal, apo jo? Jo tamam.

Uji i gazuar, prodhohet duke përzjerë ujin me dioksidin e karbonit. Ky proces prodhon acid karbonik me një pehash (pH) në një nivel 3-4. Ndjesia e “e të ndjerit mirë në gojë”, pasi konsimoni ujë të gazuar, ndodh në fakt për shkak të aktivizimit kimik të receptorëve të
dhimbjes në gjuhën tuaj që reagojnë ndaj këtij acidi, duke i dhënë këtij uji një shije më të lezetshme.

Por problem është se ky acid mund të dëmtojë dhëmbët tanë. Shtresa e jashtme e dhëmbëve tanë, smalti dentar, është indi më i fortë i trupii. Ai përbëhet nga një mineral i quajtur hidroksipatit, që përmban kalcium dhe fosfat. Pështyma jonë është kryesisht ujë, por ajo përmban gjithashtu kalcium dhe fosfat.
Normalisht, ekziston një ekuilibër midis mineraleve të dhëmbëve, dhe mineraleve që gjenden tek pështyma. Goja dhe pështyma kanë normalisht një pH 6-7, por kur ky nivel bie nën 5.5 pesë, molekulat e kalciumit dhe fosfatit lëvizin nga dhëmbët tek pështyma. Dhe kjo mund të ndodhë për shkak të acidit karbonik tek pijet e gazuara.

Ky demineralizim krijon pore të vogla në mineralin e dhëmbit, dhe smalti fillon të shpërbëhet. Në fillim, poret janë mikroskopike. Por kur sasia e humbur e mineraleve të dhëmbëve arrin një nivel të caktuar, poret nuk mund të lidhen më dhe indi i dhëmbit shpërbëhet, duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve.
Ndërkohë, vlen të theksohet se uji i gazuar nuk është një frenues i oreksit. Përkundër asaj që mund të keni lexuar në internet, nuk ka asnjë provë të forta shkencore që të sugjerojë se konsumi i ujit të gazuar, do t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur, apo se do të frenojë oreksin tuaj.

LEXO EDHE:  Misteret që mund të fshihen në Vatikan/ Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati

Është e vërtetë, uji i gazuar do t’iu fryjë stomakun, por nuk do të qëndrojë atje më gjatë
sesa uji normal. Edhe kur uji i gazuar pihet bashkë me ushqimin, nuk ka asnjë ndryshim mbi kohën se sa shpejt zbrazet stomaku ynë, krahasuar me ujin e zakonshëm.
Ekspertët këshillojnë pirjen e 6-8 gotave lëngje në ditë. Përveç ujit, këtu përfshihet edhe qumështi me pak yndyrë dhe pijet pa sheqer, së bashku me çajin dhe kafenë. Uji është një zgjedhje e shëndetshme dhe e lirë për të shuar në çdo kohë etjen tuaj.

Ai nuk ka kalori, është falas, dhe nuk përmban sheqerna, që mund të dëmtojnë dhëmbët. Ashtu si uji normal dhe uji i gazuar, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar, dhe mund të jetë një alternative e shijshme ndaj ujit normal. Por kini parasysh se sa shpesh e pini atë, për të mos dëmtuar shëndetin e dhëmbëve tuaj./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

loading...

Blog

Pse kemi uri, dhe si ndikon gjendja jonë psikologjike?

Publikuar

-

Nga

Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojës. Në fakt, ndoshta më shpesh ushqehemi për shkak të shijes, deri në pikën që nëse do të mund të zgjidhnim, do të hamin vetëm atë që na pëlqen. Por ndjenja e urisë, varet në të vërtetë nga mekanizmat komplekse, ku të gjithë kanë lidhje mes tyre, dhe në të cilët elementi psikologjik luan një rol kryesor.

Sinjalet e trurit

Në trurin tonë, qendrat që rregullojnë urinë dhe ngopjen ndodhen në hipotalamus, një strukturë e pozicionuar midis dy hemisferave të sistemit nervor. Sinjalet “Jam i uritur” ose “Jam i ngopur”, vijnë deri në këtë pikë nga organet periferike, dhe na nxisim të kërkojmë të hamë, apo të ndalojmë së ngrëni.
Mesazhe të tilla, janë të natyrës kimike. Për shembull, kur stomaku është bosh prodhon grelinë, një lëng që stimulon oreksin, ndërsa indi yndyror prodhon leptinën, që e largon oreksin. Pas një vakti ushqimor, pankreasi sekreton insulinë, e cila shkakton ngopjen. Por i njëjti organ, prodhon edhe një molekulë tjetër – neuropeptidinës Y – që na shkakton ndjenjën e urisë.
Rregullimi është shumë i sofistikuar, në mënyrë që të garantojë konsumin e ushqimt, kur ju keni nevojë, dhe të mos konsuni asgjë kur s’keni nevojë për lëndë ushqyese. Gjithsesi, jo gjithmonë shkon gjithçka ashtu si duhet. Në fakt ndjenja e urisë dhe ngopjes, mund të manipulohet nga sëmundje të caktuara.
“Për shembull diabetikët, kanë përshtypjen se kanë gjithmonë nevojë për sheqerna, kur në fakt ajo që mungon në trupin e tyre është insulina”- thotë Karla Lertola, specialiste në shkencën e ushqimit dhe dietave. Sidoqoftë, ajo që ndikon më shpesh është mendja jonë, sidomos në një shoqëritë e sotme, ku ushqimi është rrallë në sasi të pakta.

Lëngëzimi në gojë

Në fakt, rregullimi i urisë dhe ngopjes, ka evoluar që në kohërat e lashta, për t’u dhënë mundësi paraardhësve tanë të grumbullonin ushqime aty ku ai ishte në dispozicion, dhe për të përballuar periudhat e pashmangshme të urisë që do të pasonin. Për këtë arsye, edhe sot ushqimet shumë energjike (si sheqernat dhe yndyrnat), janë ende ato që stimulojnë më shumë lëngëzimin e
gojës.
Paraardhësit tanë nuk i rezistonin, dhe është e vështirë që edhe sot ta kontrollojmë veten.
Përballë ushqimit, i gjithë sistemi ynë ndijor – shqisat e nuhjatjs, shikimit, shijes – dërgojnë sinjale në korteksin cerebral, që i përpunon stimujt e marrë, dhe transmeton të dhënat në pjesën tjetër të sistemit nervor, dhe më pas në gjithë aparatin gastrointestinal. Kësisoj, stimulimi shndërrohet kështu në një lloj “zhytje” tek ushqimet, që nga ana tjetër na krijon një ndjenjë të mirëqenies. Dhe në fakt, pasi hamë bollshëm, truri ynë çliron molekula që na bëjnë të ndihemi mirë.

LEXO EDHE:  Konsumoni sallatë jeshile/ Ka përfitime të mëdha për shëndetin

LEXO EDHE:  Mot i ftohtë?/ Mbrohuni nga gripi me çaj mali

Çfarë ngushëllimi!

Edhe për këtë arsye, në disa raste nuk është madje as e nevojshme që të shihet një lloj ushqimi, për të stimuluar oreksin. Nëse e shohim veten në një situatë të vështirë psikologjike, ideja që pas ngrënies do të ndihemi më mirë, mjafton që ne të shkojmë dhe hapim frigoriferin. Ndërmjetësimi i emocioneve, dhe dominimi i pjesës emocionale mbi atë racionale, na bën të harrojmë që po hamë për të mbijetuar, dhe në këtë mënyrë përdorimi i ushqimit për t’u ndjerë më mirë, çon në një rritje të konsiderueshme të peshës trupore. “Ne jemi shpesh jemi të bindur, se jemi në gjendje të rregullojmë vetë çështjen e ushqimit, por nuk është kështu. Ne duhet të mësojmë të jemi më të vetëdijshëm, t’i kushtojmë vëmendje mënyrës sesi ushqehemi, dhe të përpiqemi të mos mashtrohemi nga emocionet e momentit. Sigurisht, mund t’i lejojmë vetes disa përjashtime, por ato duhet të mbeten të tilla”-thotë Lertola./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sulmet me raketa vetëm fillimi/ Ja si ka gjasa të kundërpërgjigjet më tej Irani

Publikuar

-

Nga

Nga Micah Halpern “Newsmax”

Vrasja e kreut iranian të Forcës Kuds, gjeneral Kasëm Sulejmani, vazhdon të jetë lajmi kryesor. Politikanët, analistët, dhe cilido që ka një mendim mbi këtë çështje, janë duke folur nëse vrasja ishte e drejtë apo e gabuar, dhe nëse do të ishte një veprim i mençur apo një sjellje e pamatur nga ana e SHBA-së, në rast se situata do të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse.

Në fakt, ekzistojnë më shumë teori mbi pasojat e vrasjes së Sulejmanit, sesa variante të mënyrës së shqiptimit të emrit të tij. Izraeli dhe izraelitët, janë të shqetësuar me të drejtë. Ata janë një objektiv i përshtatshëm për Iranin. Jo thjesht sepse shteti hebre, është simboli më i madh i jetës jo-arabe, jo-islamike, dhe perëndimore në rajon.

Por edhe për shkak se veprimet kundër Izraelit, janë mjeti më unifikues se çdo gjë vend tjetër në mbarë Lindjen e Mesme. Dhe një sulm kundër Izraelit, është një sulm ndaj SHBA-së. Analiza ime, është se Irani do të kundërpërgjigjet në nivele të ndryshme, dhe kohë pas kohe.

Reagimi i tyre, nisi me 20 raketat e lëshuara kundër bazave irakiane, që strehojnë forcat amerikane. Por përpara se të bënte këtë lëvizje, Irani i paralajmëroi irakianët për qëllimin e tyre. Dhe ky sulm ishte vetëm fillimi. Me kalimin e kohës, Irani do të joshet të përdorë forcat e veta të armatosura.

Një luftë frontale në shkallë të plotë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, është shumë e dyshimtë nëse do të ndodhë. Edhe një sulm frontal i Iranit ndaj Izraelit apo bazave amerikane, nuk ka shumë gjasa. Teherani do të përdorë milicitë e tij të shumta dhe të devotshme, për të sulmuar interesat e SHBA në rajon.

Irani nuk do të angazhohet drejtpërsëdrejti në asnjë konfrontim ushtarak, as me Shtetet e Bashkuara dhe as me Izraelin. Udhëheqja iraniane do të ndjekë këtë rrugë, jo vetëm sepse është e më dobishme për të, dhe e shmang nga përgjegjësia direkte. Por edhe sepse është një mënyrë për të nderuar kujtimin e gjeneralit të tyre Kasëm Sulejmani.

Trajnimi dhe përdorimi i milicive, ishte roli i vërtetë i Sulejmanit. Ai ishte ngarkuar me detyrën e planifikimit dhe zbatimit të misioneve jashtë Iranit, duke përdorur micilitë e ngritura në vende të ndryshme të rajonit, për të goditur armiqtë e interesave iraniane.

Përgjigja më e mundshme e Iranit, do të bazohet tek sulmet e Hezbollahut dhe nga milicitë pro-iraniane në Siri dhe Irak. Këto sulme, do të zhvillohen me ndihmën e këshilltarëve dhe ushtarakëve iraniane. Gjurmët e tyre do të jenë në të gjitha sulmet, bota do ta dijë se kush i ka kryer ato sulme, por sërish Teherani do të kenë një lloj mohueshmërie të besueshme.

Izraeli nuk do të harrohet plotësisht. Ai ka të ngjarë të jetë shenjëstra e radhës e sulmit me raketa, dhe ndoshta me avionë nga përtej kufirit të tij verior, por jo nga Gaza. Dhe kjo sepse Hamasi është i padisiplinuar. Gaza është sot një “fuçi baruti”, të cilën nuk është në gjendje ta kontrollojë as Irani.
Llogaritja më e rëndësishme përballë micilive, është se cila prej tyre do të ndërmarrë sulmin më masiv.

Në çdo rast, sulmet e tyre nuk mund të jetë aq të mëdha, sa të nxisin Izraelin apo Shtetet e Bashkuara të reagojnë me një forcë edhe më të madhe. Reagimi i Izraelit, do të bazohet në vlerësimin e dëmit.
Nëse raketat bien në zona të caktuara, duke mos shkaktuar dëme të konsiderueshme, tensionet e përshkallëzuara do të zvogëlohen, dhe do të shndërrohen në tensione normale. Sidoqoftë, nëse ka ndonjë dëmtim real – sidomos humbje në jetësh njerëzore – Izraeli do të detyrohet të përgjigjet duke ngritur kësisoj tensionet. Edhe Shtetet e Bashkuara, do të bëjnë ndoshta të njëjtën llogari, për të vendosur në lidhje me llojin e kundërpërgjigjes së tyre. Kjo është edhe retorika, që ka përdorur presidenti Donald Trump.

Viktima e vetme nga kthesa e fundit e ngjarjeve në lojën politike, diplomatike dhe ushtarake të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nuk është askush tjetër përveç vetë gjeneral Kasëm Sulejmanit. Ai mendonte se ishte i paprekshëm, dhe gaboi. Udhëheqja iraniane është shumë e vetëdijshme për atë që po bën, si po e bën, dhe pse po e bën.

Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurt, që do të ndodhin edhe shumë gjëra të tjera. E përsëris, nuk do të ketë një goditje të drejtpërdrejtë. Përgjigjet e radhës të Iranit, do të jenë në stilin e Sulejmanit. Iranianët do të përdorin micilitë e mbështetura prej tyre në rajon, për të sulmuar interesat e SHBA-së, dhe interesat e tjera perëndimore, që janë të gërshetuara në Lindjen e Mesme. Për Iranin, ata janë që të gjithë të pafe, dhe pushtues të tokës muslimane. Suleimani ka vdekur, por regjimi iranian mbetet në këmbë. Dhe iranianët e kanë një plan.

LEXO EDHE:  Pse protestat degradojnë shpesh në akte dhune?

LEXO EDHE:  Misteret që mund të fshihen në Vatikan/ Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati

Nëntë herët, kur bota ka qenë realisht shumë pranë Luftës së Tretë Botërore

Termi Luftë e Tretë Botërore, që në fakt do të ishte një lufte bërthamore me pasoja fatale për gjithë planetin, rikthehet në modë sa herë që në arenën ndërkombëtare ka përplasje mes aktorëve të rëndësishëm rajonalë dhe botërore. Përplasjet dhe tensionet e larta kohët e fundit, mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kanë shtyrë shumë analistë dhe jo vetëm, t’i bien këmbanës së alarmit mbi mundësinë e një lufte të re botërore.
Për shumë arsye, dhe mbi të gjitha për shkak të pasojave katasrofike që do kishte përdorimi i armëve bërthamore për të ardhmen e njerëzimit, edhe liderët me të çmendur autoritarë janë përpjekur gjithnjë ta shmangin një skenar të tillë.
Por pas Luftës së Dytë Botërore, bota ka qenë disa herë pranë, ku më shumë e ku më pak, nisjes së Luftës së Tretë Bërthamore, sidomos mes 2 superfuqive, SHBA-së nga njëra anë dhe Bashkimit Sovjetik nga ana tjetër. Ja cilat janë momentet më delikate:

Lufta e Koresë:25 Qershor 1950 – 27 Korrik 1953

Kjo ishte një luftë mes dy koalicioneve, që luftuan për kontrollin e Gadishullin Korean: koalicionit komunist me Korenë e Veriut, Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, dhe koalicionin kapitalist, përfshirë Korenë e Jugut, SHBA-në dhe trupat paqeruajtëse të OKB-së. Shumëkush besoi në atë kohë, se ky konflikt do të përshkallëzohej në një luftë në shkallë të plotë midis SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Kriza e Berlinit:4 qershor -9 nëntor 1961

Arsyeja e përplasjes mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, lidhej me statusin e kryeqytetit të pushtuar gjerman, Berlinit, dhe vetë Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kriza nisi kur Moska vendosi një ultimatum, duke kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura nga Berlini, përfshirë ato perëndimore në Berlinin Perëndimor. Ajo përfundoi paqësisht më 28 tetor pas një mirëkuptimi mes palëve, për të tërhequr tanket dhe ulur tensionet.

Kriza e Raketve Kubane:15-28 tetor 1962

Thelbi i konfliktit, ishin raketat bërthamore sovjetike, që u vendosën fshehurazi në ishullin e Kubës komuniste. Pika kulmore e asaj krize, ishte momenti kur një helikopter i marinës amerikane fluturon mbi një nëndetëse sovjetike B-59, që u detyrua nga marina amerikane të dilte në sipërfaqe pranë brigjeve të Kubës.
Kjo e fundit kishte një torpedo bërthamore në bord, dhe oficerëve që mbanin çelësat e saj iu kërkua ta përdorin atë. Vetëm një mosmarrëveshje brenda komandës sovjetike, e pengoi nëndetësen të sulmonte flotën amerikane aty pranë, një akt që mund të kishte çuar në një Luftë të Tretë Botërore. Heroi në atë rast ishte ushtaraku rus Vasili Arkipov.

Konfliktet kufitare Kinë-Bashkimi Sovjetik, 1969

Konflikti sino-sovjetik, ishe një konflikt kufitar 7-mujor i padeklaruar, në kulmin e mosmarrëveshjeve ideologjike ms 2 vendeve në vitin 1969. Përplasja më serioze ndodhi në mars 1969 në afërsi të ishullit Zhenbao në lumin Usuri pranë Mançurisë. Konflikti mbaroi fatmirësisht me armëpushim, me rikthimin e statuskuosë, midis 2 vendeve të pajisura me armë bërthamore.

Lufta Indi-Pakistan e vitit 1971

Ajo ndodhi gjatë luftës çlirimtare në Pakistanin Lindor. Bashkimi Sovjetik mbështetëti pakistanezët e lindjes dhe ushtrinë indiane kundër Pakistanit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara qëndruan në krah të Pakistanit duke e mbështetur atë moralisht, politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.

Tensionet mes superfuqive gjatë Luftës së Yom Kippur:6-25 tetor 1973

Lufta e Yom Kippur, nisi me fitoren e ushtrive arabe. Izraeli kundërveproi me sukses. Në këtë kohë u rritën shumë tensionet u rritën midis SHBA-së që mbështeti Izraelin, dhe Bashkimit Sovjetik që u rreshtua me shtetet arabe. Në një rast, forcat detare amerikane dhe sovjetike për pak sa nuk qëlluan mbi njëra-tjetrën.

Gabim i kompjuterit NORAD më 9 nëntor 1979

Shtetet e Bashkuara, u përgatitën për një hakmarrje emergjente, pasi kompjuteri NORAD pa indikacione në ekran, se kishte nisur një sulm sovjetik në shkallë të gjerë. Nuk pati asnjë përpjekje për të përdorin “telefonin e kuq”, për të sqaruar situatën. Fatmirësisht sistemet e radarëve konfirmuan, se nuk kishte ndodhur asnjë lëshim raketash, dhe se NORAD kishte habuar.

Incidenti i 26 shtatorit 1983

Një alarm i rremë, ndodhi në sistemin sovjetik të paralajmërimit të hershëm bërthamor. Ai sinjalizonte në mënyrë të rreme lëshimin e raketave bërthamore amerikane. Sulmi hakmarrës u parandalua nga Stanislav Petrov, oficer i Forcave Sovjetike të Mbrojtjes Ajrore, që e kuptoi në kohë se sistemi ishte duke funksionuar në një mënyrë të gabuar.

Incidenti i raketave norvegjeze:25 janar 1995

Ky incident ndodhi kur stacuioni rus Olenegorsk i paralajmërimit të hershëm, ngatërroi në radar nga raketën kërkimore norvgjeze “Black Brant XII”, me raketën balistike amerikane “Trident SLBM”. Në kundërpërgjigje presidenti rus Boris Jelcin, bëri gati çantën e lëshimit të armëve bërthamore. Fatmirësisht komanda e lartë ruse, arriti të kuptojë në kohë se nuk po hynte në hapësirën ajrore ruse, duke anuluar menjëherë planet për sulmin hakmarrës./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja si iranianët rrëzuan avionin ukrainas, duke vrarë 176 njerëz

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avioni ukrainas i pasagjerëve, që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, në orët e para të të mërkurës, është rrëzuar gabimisht nga një raketë iraniane anti-ajrore.

Zyrtarët u shprehën se inteligjenca amerikane, po zbulon dëshmi në rritje, se avioni civil u godit aksidentalisht nga një raketë e prodhuar nga Rusia, duke vrarë të 176 personat që gjendeshin

në fluturim, vetëm disa orë pasi Irani lëshoi më shumë se një duzinë raketash balistike, që synonin dy baza ushtarake në Irak, ku ndodhen trupat amerikane, dhe ato të koalicionit të SHBA-së.

“Një tragjedi e rëndë. Ata thjesht mashtruan botën, dhe kjo është tragjike”-u shpreh zyrtari për Fox News. Zbulime të tilla, vijnë pasi hetuesit ukrainas raportohet se janë në pritje të lejes nga autoritetet iraniane, për të ekzaminuar vendin e përplasjes, dhe kërkuar për copëza raketash.

Kreu i aviacionit civil të Iranit, u citua nga Agjensia Shtetërore e Lajmeve ISNA të thoshte të enjten, se “është shkencërisht  pamundur, që një raketë të ketë goditur avionin ukrainas, dhe se thashetheme të tilla janë ta paligjshme”.

Zyrtarët iranianë, kanë bërë përgjegjës për rrëzimin e avionit një defekt teknik. Me herët presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se avioni ukrainas i pasagjerëve, po fluturonte në një “lagje mjaft të egër”, dhe se dikush aty mund të ketë “bërë një gabim”.

Zyrtari amerikan i tha “Fox News” se raketa ruse SA15, e cila është pjesë e sistemit të raketave të sistemit të mbrojtjes anti-ajrore Tor-M1, ishte ajo që e rrëzoi avionin. Rusia i dorëzoi 29 sisteme të tilla Iranit në vitin 2007, si pjesë e një kontrate 700 milionë dollarëshe, të nënshkruar që në dhjetorin e vitit 2005.

Madje Irani e ka prezantur këtë raketë edhe në paradat e tij ushtarake. “Një goditje nga një raketë e ardhur ndoshta nga sistem raketor Tor, është ndër skenarët kryesorët, pasi informacioni që është publikuar deri tani, ka lidhje me elementet e një rakete të tillë”- tha Oleksij Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës. Ai nuk ka sqaruar, se ku i ka marrë informacione të tilla.

Danilov tha se duhen marrë parasysh edhe shkaqe të tjera të mundshme, si një sulm terrorist, apo një defekt në motor, që ka shkaktuar një shpërthim. Por deri tani, asnjë grup terrorist nuk ka marrë ndinjë përgjegjësi për sulmin, në një kohë që avioni ishte prodhuar vetëm para 4 vitesh.

LEXO EDHE:  Misteret që mund të fshihen në Vatikan/ Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati

LEXO EDHE:  Mot i ftohtë?/ Mbrohuni nga gripi me çaj mali

Revista amerikane “Newsweek”, ishte e para që raportoi se avioni ishte qëlluar gabimisht nga raketat iraniane.

Më herët gjenerali Abolfazl Shekarhi, zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, e mohoi këtë pretendim. Ai e hodhi poshtë këtë akuzë si një “luftë psikologjike”, nga grupimet opozitare iraniane nëpër botë. Ky incident, ka shumë ngjashmëri me rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines Flight 17 në vitin 2014 në Ukrainën Lindore.

Të 298 pasagjerët dhe ekuipazhi që ndodheshin në bord, gjetën vdekjen. Hetimet zbuluan se avioni u qëllua nga një raketë sovjetike, nga rebelët separatistë pro-rusë, rreth 40 km larg kufirit rus, ku kishte luftime intensive prej muajsh midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Një raport fillestar i Aviacionit Civil Iranian, thoshte të enjten se ekuipazhi i aeroplanit nuk kërkoi kurrë ndihmë, apo të përpiqej të rikthehej për në aeroport kur nisi të rrëzohej. Ndërkohë dëshmitarët okularë, përfshirë ekuipazhin e një avioni tjetër që kalonte mbi të, thanë se avioni ishte përfshirë nga flakët, para se të rrëzohej në orën 6:18 të mëngjesit të së mërkurës.

Të dhënat për gjurmimin e fluturimit për aeroplanin, ndaluan para përplasjes së avionit në qytetin Shahedshahr në verilindje të pozicionit të fundit të raportuar. Rrëzimi shkaktoi një shpërthim të madh kur aeroplani prekur token. Dhe ka të ngjarë, që ai të ishte furnizuar plot me karburant për fluturimin e tij drejt Kievit në Ukrainë.

Por raporti konfirmoi se të dyja “kutitë e zeza”, që përmbajnë të dhëna dhe komunikimet e pilotëve në kabinë, janë gjetur me dëmtime, dhe disa pjesë të regjistrimeve kishin humbur. “Ne këmbëngulim që Irani të na japë qasje të plotë në hetime dhe materialet hetimore”- tha të enjten zv/ministri i Jashtëm i Ukrainës, Sergij Kislica.

Ndërkohë Oleksandr Zaporozhçenko, mekanik me kompaninë ‘Ukraine International Airlines” në vitet 2016-2018, tha se njihte një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit të rrëzuar, dhe ai nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjë ankesë lidhur me funksionimin e avionit./ Foxnews-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE