LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makinat bëhen copë në Lezhë/ 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

12 Janar 2020, 17:16, Kronika CNA
Makinat bëhen copë në Lezhë/ 6 të plagosur, 2 në

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën që lidh Lezhën me Laçin.

Mësohet se dy automjetet janë përplasur në afërsi të Urës së Ishull Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë nisur menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet  e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje./CNA.al

Lajmet e fundit nga