Connect with Us

“15 kryebashkiakë të PS të inkriminuar”/ Basha bën deklaratën e fortë

Politikë

“15 kryebashkiakë të PS të inkriminuar”/ Basha bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se 15 kryebashkiakë të PS po ndiqen nga  Partia Demokratike me ndihmën e partnerëve ndërkomëtarë.

“E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek. Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera tja drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur ska ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër. Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Basha për Abc News.

LEXO EDHE:  Ftesa e Ramës për Bashën/ Mediu: Nuk është e vërtetë

Kryedemokrati i bëri thirrje PS të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj.

I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qendrimet e saj.

“Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndërshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë”, tha mes të tjerash Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn!”/ Festa e Erion Veliajt pushtohet nga posterat

Publikuar

-

Nga

“Drejtësi për Arditin!” Kjo ishte thirrja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që pushtoi sheshin “Nënë Tereza”gjatë aktivitetit të Bashkisë për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.

FRPD ka shpërndarë postera, ku kërkohet të zbardhet vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i vdekur në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të riciklimit, në landfillin e Sharrës, verën e vitit 2016.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet nga aktiviteti, ndërsa thotë se për vdekjen e të riut duhet të hetohet kryebashkiaku Erion Veliaj.

“3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  “Poshtë Amerika, rroftë Monika”/ Spahiu zbulon çfarë do bëjë Basha në 1 korrik

LEXO EDHE:  Problemi që duhet të zgjidhë Basha/ Të gjithë kundër të gjithëve

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh. Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend”, thekson Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “qan” djegien e mandateve/ Nuk kemi më asnjë privilegj

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në emisionin “Tempora”, u shpreh se me djegjen e mandateve opozitarët nuk kanë më asnjë imunitet.

 “Ne për fat të mirë apo të keq, ne sot nuk kemi asnjë privilegj. Sot ne jemi të gjithë pa imunitetit dhe Rama nuk dallohet për ndonjë dashuri të madhe karshi opozitës.

Rama i fryn shumë kësaj, që të gjithë jemi njësoj. Edhe po ikëm ne kush do vijë se njësoj janë! Nuk pranoj unë kurrë që të jem njësoj me asnjë nga ata të rilindjes.”, u shpreh Paloka më tej./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi akuza Ramës/ Po kap bordin drejtues të AMA, emëron njerëzit e tij besnikë

Publikuar

-

Nga

Përzgjedhja e Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të AMA ka sjellë reagimin e fortë të Partisë Demokratike.

Ish kryetarja e komisionit te medias dhe mjeteve të edukimit në Kuvend, Albana Vokshi, ka zhvilluar sot një takim me reporterët faktmbledhës të Venecias, në vijim të takimeve faktmbledhëse për paketën antishpifje. Ish-deputetja demokrate ka shprehur bindjen se këto ligje duhet të anullohen pasi “janë ligje antikushtetuese, janë antidemokratike, janë dy ligje që në fund të ditës janë antieuropiane”.

Vokshi e cilëson iniciativën e qeverisë për këtë ligj si një përpjekje në vijim të planit për të kapur median e lirë. Vokshi thotë se përzgjedhja e njerëzve të tij besnikë në krye të Bordit Drejtues të AMA flet për kapje të këtij institucioni.

“Edi Rama po kërkon të kontrollojë mediat online. Ka tentuar qysh në ditën e parë që ka ardhur në pushtet për të kontrolluar mediat, për të kontrolluar zërat kritikë, tashmë po e bën në të gjitha mënyrat, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpërmjet kontrollit të bordit të AMA-s, apo të emërimit të personave të tij besnikë në krye të AMA-s dhe AKEP-it.

LEXO EDHE:  Basha fut në sherr prokurorët/ Arta Marku i “tërheq” veshin Elisabeta Imerajt  

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Siç bëri me kontrollin e AKEP duke emëruar shefin e tij të protokollit, pra njeriun e tij, atë po kërkon të bëjë nëpërmjet emërimit të fjalim shkruesve apo të personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës, përsa i përket kryesimit të AMA-s”, u shpreh ajo për mediat.

Më herët mediat kanë raportuar për një listë me kandidatë për pozicionin e kryetarit të AMA-s. Sipas mediave ajo që binte në sy në këtë listë përveç faktit që aplikantët ishin të gjithë politikë, për më tepër nuk plotësonin disa nga kriteret e parashikuara në ligj./CNA.al

LEXO TE PLOTE