Connect with Us

Zjarr në Spitalin e Durrësit/ Evakuohen pacientët

Kronika

Zjarr në Spitalin e Durrësit/ Evakuohen pacientët

Publikuar

-

Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se fillimisht zjarri ka rënë në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar edhe në katin e dytë, të tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarit është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Delvinë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Mësohet se janë zhvendosur të gjithë pacientët e neurologjisë dhe kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditi pasuri me rekorde kriminale/ OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Goditi pasuri me rekorde kriminale/ OFL përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Operacioni Forca e Ligjit i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale pritet të përfundojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se disa subjekte të prekura nga OFL nëpërmjet avokatëve të tyre do të depozitojnë paditë në Kushtetuese.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

LEXO EDHE:  11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 18 të infektuar

LEXO EDHE:  Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

OFL prej 31 dhjetor 2020 nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha “zbërthen” skemën e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha thotë se industria që është vënë re duke lulëzuar është ndërtimi dhe burimet financiare nuk dihen.

Në një intervistë për ABC, Hoxha foli edhe për skemat e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

“Ata kanë kontakt me një grup shqiptar i cili ka kontakt me një person që është quajtur sekser. Gjithashtu përpiqen të gjejnë një kompani që nuk i ka dalë emri askund, por që është në vështirësi financiare. Ndërkohë i vjen oferta ku edhe i bëhet me dije se trualli është gjetur, paratë i jepen kompanisë së paekspozuar e cila e ka të lehtë të marrë tenderin sepse nga pas janë lidhjet direkte me pushtetarët. Asnjëherë nuk është kundërshtuar ndonjë leje ndërtimi.
Fitimi është sigurisht 5-6 fish më i madh se investimi dhe në këtë mënyrë ka për të paguar 20% , gjithashtu mund të korruptosh policë apo prokurorë duke u bërë i këta grupe të paprekshëm. Krijohen lidhjet në këtë mënyrë. Pra siç edhe e shohim nuk futen dot kompanitë serioze në Shqipëri”, u shpreh Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi i organizuar dhe politikanët shqiptarë/ Hoxha zbulon “fijet” që i lidhin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lidhjet mes krimit të organizuar dhe politikanëve shqiptarë.

Sipas Hoxhës, politikanët dhe krimi i organizuar kanë qëllim të përbashkët që të bëjnë para.

“Qëllimi i krimit të organizuar dhe i politkanëve tanë kanë qëllim të përbashkët që të bëjnë para. Fillimisht gjendet mundësia të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. I maksimalizojnë dhe pastaj i ndajnë që të përballohet fushata elektorale. Pse me çfarë parash bëhët fushata, dini ndonjë politikan që nxjerr para nga xhepi”, u shpreh Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE